Author: shqiperia

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Itali, kryesisht në zonën Giugliano në Campania. Sipas mediave të huaja, një makinë me 4 anëtarë të familjes është përmbysur, ku si pasojë ka humbur jetën vajza 8-vjeçare e çiftit. Vajza tjetër, 16-vjeçare  ndodhen në gjendje të rëndë në spital së bashku me nënën, ndërsa i ati, që ishte dhe shoferi ka marrë vetëm disa gërvishtje të lehta. Shkak për ndarjen nga jeta të vogëlushes, duket se mund të jetë edhe fakti që ajo nuk ishte lidhur me rrip sigurimi apo të ishte vendosur në ulëse të posaçme…

Lexo më shumë

Shpesh dëgjojmë njerëz të thonë se e dinin që në momentin e parë se personi me të cilin përfunduan ishte ai për ta. E ndërsa kjo teori mund të jetë e vlefshme, ka një tjetër që thotë se trupi ynë na tregon me disa shenja se nuk po kalojmë mirë në një lidhje . Në fund të fundit, ka shumë studime që flasin se si trupi ynë dëshmon se jemi të lodhur, të stresuar apo të pakënaqur, edhe nëse nuk e perceptojmë qartë. Besoni apo jo, nëse vini re reagimet e mëposhtme atëherë mund të dëshironi të rimendoni të ardhmen e marrëdhënies…

Lexo më shumë

Ergin Borova, 54 vjeç, notoi 23 kilometra në liqenin e Ohrit për bamirësi. Notin e filloi në 05.17 minuta në mëngjes, nga Muzeu mbi Ujë, afër Shën Naumit, për ta përfunduar atë rreth orës 13.30 në tek plazhi i qytetit në Strugë. Ky veprim i rrallë dhe një sipërmarrje me sakrifica të mëdha personale të 54 vjeçarit, i notimit maratonë që zgjati mbi 7 orë pa ndërprerje bëhet si akt për mbështetje të një qendre ditore për fëmijë me nevoja të veçanta. Pas përfundimit të notimit aq të gjatë, Borova tha: “Përfundova notin më herët, për shkak të stërvitjes të…

Lexo më shumë

Klasikja Vllaznia- Tirana është ndeshja më e rëndësishme në program në javën e dytë të Superiores. Dueli që luhet sonte në orën 20:00 ne Loro Borici vë përballë dy skuadra me rivalitet të madh ndër vite, por edhe me pretendime të mëdha në këtë sezon. Shkodranët e nisën bujshëm kampionatin duke mundur në kryeqytet Partizanin. Shorti i rezervon një tjetër rivalë kryeqytetas, por këtë herë përpara tifozëve të vet të zjarrtë, ku lojtarët dhe trajneri Bërdariç duan ti bëjnë si dhuratë fitoren. “Askush më shumë se ekipi nuk dëshiron fitoren ndaj Tiranës, për vetë rivalitetin mes dy qyteteve dhe ne…

Lexo më shumë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani. I riu shqiptar është identifikuar si Marin Hysa. Mediat e huaja bëjnë me dije se Hysa është arrestuar në një “shtëpi bari”. Ai kishte shkuar në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin me kamion. Siç shkruajnë mediat e huaja, plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia kontrolloi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik. Shqiptari  u arrestua brenda shtëpisë së barit, pasi policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike,…

Lexo më shumë

Pas shtatë vitesh në arrati, Dejan Davidovski – Desho iu është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Deve Bair” në hyrje të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Dejan Davidovski – Desho kërkohej me fletarrest ndërkombëtar lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për sulmin në Kuvend më “27 prill” të vitit 2017. Dyshohet për bashkim kriminal dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ndërkaq, Davidovski para 5 vitesh u arrestua në Suedi, por Gjykata Supreme e Suedisë e hodhi poshtë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim.   Shtatë vite në arrati, dorëzohet i dyshuari…

Lexo më shumë

Javën që vjen vendi ynë pritet të jetë kryesisht në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditë.  Nga dita e hënë deri ditën e mërkurë në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkutra. Ditën e enjte dhe të premte reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore. Në lindje dhe juglindje lokalisht reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në…

Lexo më shumë

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se sulmet izraelite në Liban herët të dielën pasqyrojnë të drejtën tonë për të mbrojtur veten. “Veprimi vendimtar që dëshmuam herët këtë mëngjes pasqyron të drejtën dhe detyrën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij kundër kërcënimit të terrorizmit,” shkroi Herzog në X. Ai gjithashtu falënderoi izraelitët që shërbejnë në ushtrinë e vendit. Ushtria izraelite nisi sulme parandaluese kundër objektivave terroriste në Liban, pasi pretendoi se kishte marrë informacione se Hezbollah po përgatitej për të lëshuar raketa në drejtim të territorit izraelit. Grupi militant islamik i quajti akuzat “të pabaza”. Hezbollah u…

Lexo më shumë

Kur bëhet fjalë për tipare, veçoritë dhe motivimet në astrologjinë e sjelljes mund të ndihmojnë në sqarimin e shumë për karakterin tonë. Pra, nëse ju pëlqen të flirtoni shpesh dhe jeni të mirë në këtë, mund t’i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut, të cilat janë mjeshtra në flirtim. Binjakët Flutura sociale e zodiakut nuk mund të mos ishte e para në këtë listë. Si Binjakë, përshtateni lehtësisht me situatat dhe sharmoni me temperamentin tuaj. Të mprehtë dhe të shoqërueshëm, nuk do flirtoni pa dallim me të gjithë, por do fokusoheni te personi që ju tërhoqi interesin. Ndjenja…

Lexo më shumë

Investimet në infrastrukturën rrugore në zonën e Krrabës, përveç hovit ekonomik dhe zhvillimit të tregtisë, do t’i hapin rrugë edhe ndërtimit të shkollës së re. Teksa inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë, Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës synon të ruajë të njëjtin standard, si për shkollat në qendër, ashtu edhe në periferinë e kryeqytetit. “Synimi ynë ka qenë si të arrijmë të punojmë me të njëjtën cilësi si për shkollën “Kosova”, ashtu edhe për shkollën këtu në Krrabë, si për “Sami Frashërin”, ashtu edhe për shkollën në Vaqarr, si për…

Lexo më shumë