Author: shqiperia
Nga policia bëjnë të ditur se dje në fshatin Rostushë ka ndodhur aksident ndërmjet automjetit “Opel” me targa italiane e drejtuar nga I.I (35) nga fshati Trebishte dhe automjetit “Ford” me tabela të Shkupit e drejtuar nga E.S (21) nga fshati Velebrdo. Në aksident me lëndime të rënda trupore kanë përfunduar shoferi i automjetit “Ford” bashkë me dy bashkudhëtarë, ndërsa shoferi i automjetit “opel” dhe bashkëudhëtarët A.I dhe dy të mitur kanë marrë lëndime tripore. Me urdhër të prokurorit publik, policia e Gostivarit ka bërë këqyerjen e vendit të ngjarjes./Telegrafi/ Aksident në Rostushë Mavrovë, 7 të lënduar appeared…
Shoferi i “Benzit” bën parakalim të gabuar, “Toyota” tenton ta shmangë por përfundon në kanal
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Një automjet tip “Mercedes Benz” ka bërë një parakalim të gabuar. Si pasojë mjeti që kishte pëballë, tip “Toyota” në tentativë për ta shmangur ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit “Toyota” ka dalë nga mjeti pa lëndime të rënda. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, të cilët po këqyrin vendin e ngjarjes për të kuptuar shkakun dhe dinamikën e plotë të aksidentit. Mësohet se drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” është shoqëruar në polici. Pritet që t’i…
Raketat e Hezbollahut drejt Izraelit, Netanyahu: Nuk e kemi thënë ende fjalën tonë të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se vendi i tij nuk e ka thënë ende “fjalën e tij të fundit” me sulmet parandaluese që nisi kundër Libanit ditën e sotme për të parandaluar një sulm në shkallë të gjerë nga lëvizja shiite Hezbollah. “Tre javë më parë ne neutralizuam komandantin e (Hezbollah) dhe sot parandaluam planet e tij agresive”, tha Netanyahu. Sipas kryeministrit izraelit, mbrojtja ajrore kapi të gjithë dronët e lëshuar nga Hezbollahu kundër një objektivi strategjik në Izraelin qendror. נסראללה בביירות וחמינאי בטהראן צריכים לדעת שמה שעשינו היום זה צעד נוסף בדרך לשנות את המצב בצפון. pic.twitter.com/Tw0lf3rcso — Benjamin Netanyahu –…
Policët, të premten rreth orës 17:00, hynë në shtëpinë e një 25-vjeçari nga Shkupi me një urdhër për bastisje. Sipas policisë, personi i cili jeton në Karposh dhe është koleg i tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është një polic i stacionit policor në Gjorgje Petrovi. “Gjatë bastisjes, i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ai u ndalua në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një padi e përshtatshme”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Shkup, bastiset shtëpia e një policit, gjendet drogë appeared first on Telegrafi.
Zyra e OKB-së për Libanin (UNSCO) dhe misioni paqeruajtës i OKB-së në Liban (UNIFIL) i bënë thirrje Izraelit dhe Hezbollahut të dielën të pushojnë zjarrin, kjo pas një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis dy palëve. Në një deklaratë, UNIFIL dhe UNSCOL shprehën shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit përgjatë Linjës Blu (kufiri Libano-Izraelit) dhe kërkuan një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive. “Kthimi në ndërprerjen e armiqësive, i ndjekur nga zbatimi i rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara”, thuhet në deklaratë. Më 11 gusht 2006, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi…
Admir Tutaj, 25 vjeç u arrestua dy ditë më aprë (23 gusht) në Kolumbi. I riu shqiptar akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik armësh. Mediet e huaja bëjnë me dije se Tutaj përdorte pseudonimin “Almirante” për tu fshehur dhe konsiderohet si anëtar i “Klanit Ballkanik”. “Ai ishte në kërkim nga Interpol pasi akuzohej për trafik armësh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, në të cilën kishte rolin e drejtimit të logjistikës dhe transportit të armëve në tregun e zi. Armët përdoreshin nga mafiozët shqiptarë”, theksojnë mediet e huaja. Tutaj u ndalua pas mbërritjes në Barranquilla dhe u vu në…
Në territorin e Bashkisë së Shkupit nga nesër deri të premten më 30 gusht, nga ora 21:00 deri në ora 2:00 pas mesnate do të ketë dezinsektim kundër mushkonjave. Bashkia e Shkupit i njofton bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. “Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit. Shkup, nga nesër do të ketë spërkatje kundër mushkonjave appeared first on Telegrafi.
Njerëzit mbipeshë, që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut.Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore, por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D. Mbipesha dhe vitamina D – Sipas të dhënave të studimit, burrat obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm. Nga…
Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Megjithë kujdesin që duhet të tregoni për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e problemeve me zemrën, këshillohet një kurë popullore që përdoret menjëherë sapo ndodh goditja në zemër. Në një rast të tillë, do t’ju duhet një gotë ujë i ftohtë, një lugë çaji sheqer dhe lëngu i një kokërr limoni. Pijeni menjëherë ndërkohë që rekomandohet që gjoksi të laget me një kompresë…
Së paku 35 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të ndara me autobusë të dielën në Pakistan, thanë zyrtarët. Aksidenti i parë ndodhi kur një autobus, i cili po barte pelegrinë shiitë rrugës për në Iran nga Iraku, ra nga një autostradë në një luginë në veriperëndim të Pakistanit, duke i lënë të vdekur 12 njerëz dhe të lënduar 32 të tjerë, thanë policia dhe zyrtarët. Shoferi e humbi kontrollin e timonit pasi nuk i punuan frenat kur po kalonte nëpër provincën Baluçistan, tha shefi i policisë Qazi Sabir. Disa orë…











