Author: shqiperia
Zjarr i qëllimshëm në Berat, shkrumbohet një sipërfaqe e madhe, shmanget rreziku për banesat
Një zjarr ka rënë sot fshatin Osmënzezë në Njësinë Administrative Sinjë. Bashkia Berat. Zjarri që ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me pemë ulliri dhe bajame. Drejt zonës shkuan 18 zjarrëfikës nga Berati, 6 nga Poliçani si dhe efektiv policie. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Për shkak të bimësisë së thatë dhe erës, zjarri rrezikonte të përhapej drejt banesave të fshatit . Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme,u bë…
Ballkani e Dukagjini shënojnë fitore
Ballkani ka fituar tre pikë të reja pasi ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 3-1, të dielën në Suharekë. Hamid (53’) dhe dygolësh nga Giovanni (82’, 89’), i dhanë fitoren vendasve, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Shabani (65’). Pas kësaj fitore, Ballkani kryeson tabelën me shtatë pikë, derisa Feronikeli ’74 ende nuk ka asnjë pikë. Ndërsa fitoren e parë në këtë sezon të garave e ka shënuar Dukagjini i Klinës që udhëhiqet nga Ismet Munishi që mundi Gjilanin, me rezultat 2-1. Millaku (30’) dhe Merlaku (48’), shënuan golat për vendasit, derisa golin e vetëm për gjilanasit e…
Në vazhdën e sulmit të Hezbollahut me qindra raketa kundër objektivave ushtarake izraelite, dhe disa orë përpara fjalimit vendimtar të kreut të lëvizjes shiite, Hassan Nasrallah, analisti ushtarak i Sky Neës, Sean Bell, përpiqet të vlerësojë zhvillimet e ditës së sotme në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite njoftoi sot se “rreth njëqind” avionë të saj “vunë në shënjestër dhe shkatërruan dhjetëra raketa të lëshuara nga Hezbollahu”. Hezbollahu, nga ana e tij, tha se kishte gjuajtur “një numër të madh dronësh” dhe “më shumë se 320 raketa Katyusha” në 11 baza ushtarake izraelite dhe lartësitë siriane të Golanit të pushtuara nga Izraeli në hakmarrje për…
Sot ekipi i Kopshtit Zoologjik në Shkup u drejtua drejt Banjave të Dibrës në vendin e quajtur Pijane nga ku një arushë kishte ra në kurth për derra të egër. Drejtori i QMK-së, Stojanço Angellov shprehet për shkak se ende nuk është formuar ekipi në nivel shtetëror për shpëtimin e këtyre kafshëve, ndërsa formimi është në fazën përfundimtare, ekipi i Kopshtit Zoologjik në Shkup bashkë kanë dale në vendngjarje dhe kanë arritur ta lirojnë arushën nga kurthi dhe më pas i kanë pastruar plagët. Arusha është liruar, ndërsa i gjithë intervenimi është zhvilluar në prani të policëve nga Stacioni Policor…
Kandidati republikan për president, Donald Trump, mund të fitojë përkrahjen e një grupi votuesish të një kandidati tjetër që garon për Shtëpinë e Bardhë. Siç njofton nga Arizona, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. njoftoi të premten mbështetjen e tij për ish Presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në qytetin Glendale ku të dy bënë fushatë së bashku. Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump. Zoti Kennedy u shfaq në një tubim në Arizona pranë kandidatit Trump. “A doni një…
Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave. Sipas te dhënave, pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave. Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë. Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin. Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit Çaji jeshil…
Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me përqindje të ulët të fëmijëve të imunizuar me vaksinën kundër fruthit. Mjeku Zllate Memedovi¬ç tha për Alsat se pavarësisht përpjekjeve të shumta, shumë prindër nuk binden të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën MRP. Memedoviç kujtoi se momentalisht të vaksinuar janë 73% e fëmijëve të moshës një vjeçare. “Përqindja e vaksinimit me vaksinën MRP është e ulët për dozën e parë që pranohet në moshën një vjeçare. Mendoj se është rreth 73% sipas informacioneve të fundit që unë kam. Që mos të kemi mundësi të krijohen kushte për epidemi në Maqedoni është e…
Shqipëria, veçanërisht jugu i vendit është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj gjatë viteve të fundit. Bregdeti zgjidhet për të pushuar si nga vendasit ashtu edhe nga turistët rreth e qark botës, të cilët shpesh ndajnë përshtypjet e tyre pozitive për Shqipërinë. Një ndër ta është edhe gazetari i njohur britanik i BBC Simon Calder, i cili gjatë një interviste e cilësoi Shqipërinë “si yllin e këtij viti”, dhe se duhej vizituar. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një pjesë të intervistës së Calder në faqen e tij zyrtare në Facebook. “E çfarë vlerësimi më domethënës…
Çamçakëzi nuk është bërë për t’u ngrënë, por ka shumë njerëz që kanë gëlltitur një të tillë, kryesisht pa dashje. Paralajmërimi nga më të rriturit ka qenë gjithnjë i njëjtë: “Po gëlltite çamçakëz të ngjiten zorrët.” Të jetë e vërtetë vallë? Mesa duket, çamçakëzi ndjek të njëjtin rrugëtim si çdo ushqim ose pije tjetër. Megjithatë ai është shumë i vështirë për t’u tretur. Gëlltitja e çamçakëzit sigurisht që e vështirëson punën e stomakut. Por, sistemi tretës i njeriut është shumë i fortë. Nëse ia del të tresë një biftek apo bërxollë derri apo viçi, atëherë me siguri mundet të përballojë…
Brazili planifikon të vendosë kufizime për hyrjen e disa shtetasve nga Azia, të cilët kërkojnë strehim në Brazil, SHBA e Kanada. Përmes një deklarate nga zyra e shtypit të ministrisë së Drejtësisë, u njoftua se ky ndyshim do të prekë emigrantët nga Azia që kërkojnë viza për qëndrimin në Brazil. Sipas një hetimi të kryer nga policia federale, rezultoi se këta emigrantë blejnë fluturime me ndalesa në Sao Paulo dhe në vend të shkojnë në vendin ku kanë prerë biletën, qëndrojnë në Brazil e më pas zhvendosen në veri.











