Author: shqiperia

Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës (25 gusht) në kilometrin e 28 të rrugës Selanik-Petritsi. Makina që drejtohej nga 55-vjeçari u përplas kokë më kokë pak para orës 17:00 me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua 44-vjeçare. Në vendngjarje shkuan forca të shumta të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të 55-vjeçarit. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Selanikut ku u konstatua i vdekur. Drejtuesja 44-vjeçare e makinës tjetër është transportuar dhe po trajtohet në spitalin e Kilkisit. Në makinën që drejtonte gruaja…

Lexo më shumë

Një pjesë e aeroportit “Orly” në Paris u evakuua ditën e sotme pas një alarmi për bombë. “Një person tefelonoi policinë rreth orës 18:00 thënë se kishte vendosur një bombë në tualetet në aeroport”, tha një burim policor. Terminalet 2 dhe 3 janë boshatisur kryesisht për të lejuar policinë, veçanërisht shërbimet e specializuara, si brigadat e qenve, të inspektojnë ambientet. Në mbrëmje, situata ishte normalizuar plotësisht, bënë me dije mediet franceze. “Nuk kisha parë kurrë një evakuim të tillë,” tha një dispeçer, i befasuar. “Njerëzit po vraponin në parking, raportoi një taksist. Policia u kërkoi atyre të largoheshin.” Pasi situata…

Lexo më shumë

Shefi i Pentagonit urdhëroi që dy aeroplanmbajtëse luftarake të vazhdojnë të qëndrojnë në Lindjen e Mesme, një ndryshim në planet e mëparshme të ushtrisë amerikane. Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet e së dielës, por ofruan informacione zbulimi rreth sulmeve të Hezbollahut, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Gjenerali amerikan C.Q. Brown, Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, arriti në Izrael të dielën si pjesë e një vizite rajonale që ka për synim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë izraelit. Ndërkohë, grupi militant Hamas njoftoi se ka refuzuar kushtet e reja…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara ndihmuan ushtrinë izraelite të monitoronte gjuajtjen e raketave dhe dronëve nga Hezbollahu në drejtim të Izraelit herët këtë mëngjes, por nuk ndërhynë drejtpërdrejt, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit. “Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përfshira në sulmet parandaluese të Izraelit mbrëmë. Ne siguruam inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim për të gjurmuar sulmet që erdhën nga Hezbollahu i Libanit”, i tha zyrtari AFP në kushte anonimiteti. SUMMARY OF TODAY’S PREEMPTIVE IDF STRIKES AND HEZBOLLAH’S RETALIATION – MY THOUGHTS The IDF received intelligence indicating that Hezbollah was planning a massive retaliatory strike on Israel, involving rockets, explosive-laden drones, and missiles aimed at the north, along……

Lexo më shumë

Mbrëmjen e sotme (25 gusht) një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë. Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shën Todhër ndërsa flakët favorizohen nga era. Zjarri, i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë. Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shën Todhrit. Në terren për shuarjen e flakëve po punojnë tre automjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët dhe vullnetarë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës. Fabrika digjet që prej dy orësh ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë luftën me zjarrin mirëpo ende nuk kanë arritur që ta lokalizojnë atë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit mirëpo sipas informatave jozyrtare dyshohet të jetë instalimi elektrik. Zjarr i madh në fabrikën për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Australi – Katër persona, përfshirë një oficer policie 28-vjeçar, u plagosën pas një sulmi me armë mëngjesin e sotmën në Sydney, bëri me dije policia. Një 58-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes u arrestua, shtoi policia në një deklaratë, duke vënë në dukje se askush nuk u vra gjatë sulmit. Sulmuesi “ishte i armatosur me një objekt të mprehtë”, tha inspektori i policisë në një konferencë për shtyp në televizion. Pamjet ajrore të skenës nga Australian Broadcasting Corp treguan dy makina të përplasura dhe policia kishte rrethuar zonën. Four people including a police officer were injured in a stabbing attack in Sydney, the…

Lexo më shumë

Gjatë ditës së djeshme dhe sot, zyrtarët policorë nga SPB Shkup ndërmorën masa dhe aktivitete të përforcuara për, siç thonë ata, një Shkup më të sigurt. Sipas policisë, janë kontrolluar më shumë se 20 lokacione dhe janë legjitimuar 126 persona dhe ndaj 64 prej tyre u është zbatuar kontrolli. Kontroll ka pasur edhe në 54 automjete dhe dy motoçikleta. “Janë arrestuar 4 persona. Janë konstatuar tre kundërvajtje nga Ligji për armë, kurse një person është arrestuar për shkak se është kërkuar me urdhër nga gjykata”, thuhet në raportin e policisë. Nga policia sqarojnë se prania e përforcuar e policisë në…

Lexo më shumë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka thënë synojnë kualifikimin në kampionatin Botëror. Për të arritur këtë synim ai ka thënë se duhte të përmirësohen e punojnë shumë sepse para vetës kanë kundërshtarë tejet të fortë si Gjeorgjia, Ukraina e Çekia. “Ne e dimë se çfarë është sfida jonë, kemi Ligën e Kombeve që po punojmë, kemi filluar punën që tani për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kemi edhe Çekinë kundërshtare shumë të vështirë”. “Ne duhet të punojmë shumë dhe të përmirësohemi, gjithmonë duke patur një synim, kualifikimin për në Botëror”,  ka thënë Sylvinho në një intervistë për Top Channel, para…

Lexo më shumë

Volodymyr Zelensky dëshiron të shohë hapa konkretë diplomatikë përpara se të vazhdohet me bisedimet e paqes, duke theksuar se këto nuk duhet të bëhen në kurriz të 30% të territorit të Ukrainës dhe në kurriz të popullsisë ukrainase. “Mendoj se qasja jonë, nëse flasim për hapat tanë si në fushën e betejës, ashtu edhe diplomatikisht, është më afër paqes. Megjithatë, kjo rrugë është shumë e vështirë dhe të gjitha propozimet që ekzistojnë dhe që i keni dëgjuar tashmë nga shumë vende të botës, janë thjesht deklarata politike. Kjo nuk është rrugë, nuk janë formula, nuk janë detaje”, theksoi ai gjatë deklaratave që u…

Lexo më shumë