Author: shqiperia
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë ditës së djeshme në hapësira të hapura kanë ndodhur gjithsej 20 zjarre, nga të cilat dy janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll derisa15 janë shuar tërësisht. “Zjarri aktiv kemi në Komunën e Çashkës në afërsi të vendit të quajtur Koteva Krusha atar në fshatin Omorani, ku digjet një pyll i përzier. Një pyll i përzier është përfshirë nga zjarri edhe në Komunën e Makedonski Brodit, afër rezervuarëve të ujësjellësit rural në Greshnicë”. “Zjarret janë nën kontroll në malin Plakenska mbi fshatin Virovë të komunës së Demir Hisarit, në mes…
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë Konferencës së Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, e cila do të zhvillohet përgjatë datave 26-28 gusht tha se Shqipëria i ka idetë e qarta. Viti 2030 duhet të na gjejë të ulur në tryezën e BE-së si anëtarë me të drejta të plota. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se emri i Shqipërisë tingëllon ndryshe kur përmendet në korridoret e politkës ndërkombëtare dhe kjo për shkak të një transformimi historik që ka pësuar vendi ynë. Rama: Është e rëndësishme që ne të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës sonë që në të…
Gjatë fjalës së tij në “Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024” kryeministri Edi Rama ka vlerësuar figurën e ministrit të Jashtëm Igli Hasani, gjatë kohës që ky i fundit ka drejtuar kryesimin e OSBE. Në fjalën e tij, Rama tha se ministri Hasani jo rastësisht është në këtë detyrë, teksa shtoi se ai është kërkuar që të jetë edhe në postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE. Më tej, kryeministri ka bërë të ditur se diplomacia në vendin tonë ka bërë shumë hapa para dhe se vitin e ardhshëm do të mikëpresë samitin e vendeve europiane, ndërsa në vitin 2027 në…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po zhvillon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, e cila do të zgjasë për tre ditë, 26-28 gusht. Në konferencën tre ditore ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria ka pësuar një transformim historik dhe kush thotë të kundërtën lufton me faktet. Gjithashtu Rama vuri në dukje punën që është bërë nga diplomacia, e cila ka luajtur një rol kyç në transformimin historik të vendit tonë. Rama: Sot jetojmë në një kohë të shenjuar nga një transformim historik i Shqipërisë dhe kush thotë…
Ka disa arsye pse nuk duhet të mbani kurrë bizhuteri gjatë gjumit, ndaj duhet t’i hiqni para se të shkoni në shtrat. Shumë prej nesh kanë një stoli të veçantë që na është aq afër zemrës saqë nuk e heqim kurrë. Përveç kësaj, ndonjëherë thjesht harrojmë t’i heqim stolitë para se të flemë, dhe ndonjëherë na duket si humbje kohe. Megjithatë, ka disa arsye pse nuk duhet t’i mbani stolitë gjatë fjetjes: Në mëngjes do ta keni të vështirë ta hiqni unazën Mund të keni vënë re se duart dhe gishtat tuaj duken pak më të mëdhenj në mëngjes. Kjo…
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur fjalën përshëndetëse në “Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024”. Në fjalën e tij, ministri Hasani shprehu mirënjohje për kryeministrin Edi Rama dhe diplomatët e pranishëm në këtë konferencë, e cila do të mbahet për 3 ditë në Tiranë. Hasani theksoi se politika e jashtme në Shqipëri ka forcuar imazhin e vendin, ndërsa shton se nuk duhet të ulet ritmi i punës me të cilën po ecin. Më tej, ai deklaroi se ligji i ri i Shërbimit të Jashtëm, synon t’i japë një energji të re diplomacisë sonë. “Mirënjohje kryeministrit Edi…
Sistemet e mbrojtjes ajrore në afërsi të kryeqytetit ukrainas u aktivizuan për të zmbrapsur një sulm me dron rus, njoftoi komanda ushtarake rajonale e Kievit në orët e para të mëngjesit. të paktën 10 dronë rusë u rrëzuan ndërsa po shkonin drejt zonës, konfirmoi përmes Telegramit Serhii Popko, guvernatori ushtarak i Kievit. Ai shtoi se detajet më të plota të shtrirjes së inkursionit të ri rus do të publikohen më vonë sot. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria po përparonte në rajonin Kursk të Rusisë dhe kishte pushtuar dy fshatra, më shumë se dy javë pas fillimit të ofensivës ukrainase. “Sapo fola me…
Në një aksident trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të Kilkisit (Kukush) në pjesën veriore të Greqisë, nga përplasja e dy makinave ka humbur jetën një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë, raportojnë mediat greke. Makina që drejtohej nga 55-vjeçari është përplasur drejtpërdrejt me një makinë tjetër që drejtohej nga një 44-vjeçare. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të nxjerrë drejtuesin e automjetit, i cili u dërgua në spitalin e Selanikut, ku u konstatua i vdekur. Në makinën e dytë së bashku me 44-vjeçaren u transportuan një 38-vjeçar dhe dy vajza tre-vjeçare. Të gjithë u dërguan në…
Vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gaza
Bisedimet për armëpushimin dhe shkëmbimin të pengjeve në luftën në mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojnë pasi takimet e fundjavës në Kajro nuk arritën të zgjidhin të gjitha çështjet. Një zyrtar amerikan tha se raundi i bisedimeve të nivelit të lartë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh përfundoi të dielën pa marrëveshje përfundimtare. Megjithatë u bë e ditur se bisedimet do të vazhdojnë në nivele më të ulëta në ditët në vijim për të adresuar dallimet e mbetura. Zyrtari, i cili…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ishte në fshatin Vajzë të Vlorës i ftuar në festivalin historik, kulturor dhe artistik “Vajzë Festë 2024”. Gjatë kësaj vizite, Presidenti i Republikës u prit nga banorët e zonës dhe personalitetet pjesëmarrës në aktivitetin që zhvillohet prej dy vitesh, por që ka marrë përmasa kombëtare. Presidenti Begaj nderoi atdhetarin Ali Asllani, birin e Vajzës, një personalitet i njohur shqiptar në politikë dhe letërsi, duke vendosur lule në bustin e tij të ngritur nga vetë banorët e fshatit. Presidenti i Republikës vendosi buqeta lulesh edhe në lapidarin kushtuar dëshmorëve të Luftës së Vlorës dhe…












