Author: shqiperia

Gjatë korrikut, në Shqipëri erdhën më shumë turistë të huaj, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shifrat e INSTAT tregojnë për një rritje me 2.7% të hyrjeve në vend, ndërsa qëllimi kryesor pse të huajt vijnë në Shqipëri është për pushime. Ndërsa shqiptarët kthehen për të vizituar të afërmit. Po ashtu, në muajin që lamë pas, një rritje të ndjeshme me 60%  kanë pësuar hyrjet e të huajve për qëllime biznesi. Nga ana tjetër, INSTAT raporton se në korrik pati më shumë dalje nga vendi, tregues që është rritur me 10.2%, në raport me të njëjtin muaj…

Lexo më shumë

Një shtetas britanik, i cili punonte në Ukrainën lindore si pjesë e ekipit të lajmeve të Reuters, u vra pas një sulmi me raketa në një hotel të shtunën, ka konfirmuar agjencia. Ryan Evans ishte një nga gjashtë punonjësit e Reuters që qëndronin në Hotel Sapphire në qytetin e Kramatorsk, i cili është nën kontrollin e Ukrainës, por afër vijës së frontit kur u godit, shkruan BBC.  Autoritetet ukrainase thanë se hoteli u godit nga një raketë ruse. Rusia nuk ka komentuar. Në një deklaratë, një zëdhënës i Reuters tha se agjencia ishte “shkatërruar” kur mësoi për vdekjen e Evans.…

Lexo më shumë

Edhe vitin e fundit akademik 2023/2024 asnjë universitet nga Maqedonia e Veriut nuk është në Listën e Shangait, në të cilën vendosen 1000 universitetet më të mira në botë. Sipas renditjes së re, në krye të listës janë universitetet e Harvardit, Stanfordit, MIT, Kembrixhit dhe Berkley, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ata të rajonit, Universiteti i Beogradit është midis 401-500 vendeve. Universiteti i Zagrebit është në të njëjtin vend me Universitetin e Beogradit, ndërsa Universiteti i Lubjanës është në vendin e 501-600. Gjashtë universitete greke janë gjithashtu në listë. Përveç Maqedonisë, në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria apo Bullgaria.…

Lexo më shumë

Policia në Vaun e Dejës ka nisur hetimet për babë e bir, pasi akuzohen se për shkak të konkurrencës kanë kanosur me armë pneumatike një 58-vjeçar. “Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir”, njofton policia. Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, Policia gjeti…

Lexo më shumë

Një 44-vjeçar në Greqi është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar ish të dashurën e djalit të tij. Në një rrëfim për mediat greke, babai i të miturës bën me dije se 44-vjeçari për të kënaqur egon e tij të sëmurë, kërcënonte vajzën se do i vriste familjen, në rast se nuk bënte siç i thoshte ai dhe nëse tregonte se çfarë kishte ndodhur mes tyre. “Ai i dërgoi mesazhe kërcënuese se nëse ajo hapte gojën dhe fliste, ai do të vriste babanë dhe motrën e saj. Ajo e bëri fëmijën t’i betohet nënës së saj të vdekur…

Lexo më shumë

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot ka marrë pjesë në manifestimin “drita e Gonxhes” me rastin e ditëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë. Mickoski në fjalimin e tij tha se Nëna Terezë është sinonim për gjithçka që është e mirë, fisnike, e sinqertë se si nga zemra ndihmon sinqerisht ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë. “Ajo u emërua shpesh si shenjtore e varfërisë dhe ia kushtoi gjithë jetën viktimave të pafajshme të dhunës, atyre që vdisnin në rrugë, atyre që vuanin nga lebra dhe SIDA. Ajo jetoi thjesht, si gjatë jetës, ashtu edhe pas vdekjes së saj…

Lexo më shumë

Java e fundit e gushtit fillon me hënën yjore te Binjakët në datën 26, duke sjellë më shumë mësime përpara stacioneve të Mërkurit direkt në datën 28. Në të njëjtën ditë, Hëna e Gaforres shton energjinë që na ngarkon dhe na lejon të shohim se çfarë ka rëndësi. Afërdita do të hyjë në Peshore në datën 29, duke i shtuar një tjetër përfitim klubit të shenjave ajrore. Kur Hëna të hyjë në Luan më 30 gusht, mund të jetë një moment i mirë për t’i treguar vetes dashurinë sepse do të ndihemi shumë më të sigurt. Java mbyllet me më…

Lexo më shumë

Ujërat në disa pjesë të vijës bregdetare mesdhetare të Gazës kanë filluar të bëhen kafe pasi ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë për përhapjen e ujërave të zeza. Imazhet satelitore, të analizuara nga BBC Arabic, tregojnë ujërat e zeza të cilat derdhen në brigjet e Deir al-Balah. Një zyrtar lokal i tha BBC-së se njerëzit e zhvendosur në kampet aty pranë po i dërgojnë ujërat e zeza direkt në det. Wim Zwijnenburg, një ekspert mjedisor nga organizata Pax for Peace, konfirmoi se ujërat e zeza dukej se po shkonin në det nga kampet e mbushura me njerëz aty pranë, pas ekzaminimit të fotografive…

Lexo më shumë

Rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të hënë shërbimet zjarrfikëse të Qarkut të Gjirokastrës kanë vendosur nën kontroll zjarret në zonat me pisha dhe kullota që rrezikuan fshatrat Valare, Topullaraj, Dhoksat, Arshi Lengo dhe Asim Zeneli. Ndërhyrja për gati  7 orë në luftë me flakët evitoi rrezikun për banesat. Ndërkohë në zonë  vijojnë të qëndrojnë një grup prej 50 forcash të ushtrisë për t’i paraprirë riaktivizimit të mundshëm të zjarrit. Dyshohet se vatra në Lunxhëri, ndër më problematiket e kësaj vere ka qenë zjarrvënie e qëllimshme. Po ashtu nën kontroll janë vënë edhe vatrat e tjera të zjarrit në…

Lexo më shumë

Tre shtetas nga Kosova janë arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit. Të tre të arrestuarit, të moshës 20-vjeçe, tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë me lëndë narkotike me vete, e cila u zbulua gjatë një kontrolli që u ushtrua në mjetin e tyre. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndërsa policia përveç lëndë narkotike, u ka sekuestruar edhe makinën me të cilën po lëviznin dhe 3 celularët e tyre. “Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në…

Lexo më shumë