Author: shqiperia
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,517 %, te nafta për 0,216 %, te vaji ekstra i lehtë për 0,542 % dhe te mazuti ulje për 2,048 %. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës…
Inspektoriati monitoron “Kurum”, vendimi pasi kompania njoftoi ndërprerjen e aktivitetit në Elbasan
Prej disa ditësh kompania turke Kurum ka ndërprerë aktivitetin e saj të punës, duke bërë që rreth 500 punonjës të mbetën të papunë. Nisur nga kjo situatë, Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka nisur monitorimin . Shkak i ndërprerjes së punës sipas kompanisë është rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë. Sipas Kurum, janë lajmëruar punonjësit dhe është bërë marrëveshja e sindikatës e punonjësve për ndërprerjen e punës dhe se punonjësit do të marrin pagat e tyre deri në tetor të këtij viti.…
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar videon kur dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat janë ende në kërkim nga policia, futen në një restorant në Tiranë dhe dhunojnë rëndë blogeren Klea Prenga. Dy motrat afrohen në tavolinën e Prengës e cila ishte në shoqërinë e disa personave të tjetë. Menjëherë ato qëllojnë me gotë dhe sende të tjera të renë, e cila pësoi dëmtime të rënda, duke i lënë shenja të thella në fytyrë. Antonela dhe Mariela Berisha siç duket edhe në video, janë munduar që të kamuflohen me kapele në mënyrë që mos të kapen…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar video gjatë inspektimit të punimeve për transformimin e hapësirave mes rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit.” Veliaj shfaqet duke transportuar një pllakë guri për t’i ardhur në ndihmë ekipeve të terrenit teksa shkëmben batuta me ta. “Të erdha aty me karrocën e Dylit”, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit. Investimi në këtë bllok banimi jo vetëm që rrit vlerën e pronave, por edhe përmirëson cilësinë e jetesës së banorëve. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë punimet, para se banorët të kthehen nga pushimet./vizionplus.tv
Rusia ka nisur një sulm masiv ajror me raketa e dronë ndaj Ukrainës. Autoritetet e Kievit kanë bërë të ditur se sulmet ruse që nisën prej të dielës në mbrëmje e vazhduan gjatë gjithën natës kanë prekur 15 rajone ukrainase. Kryeministri i vendit Denis Shmyhal konfirmoi se ka viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë kryesisht në rajonet perëndimore e lindore. Mes viktimave të sulmit rus, ishte një shtetas britanik, ish-ushtarak i cili punonte për agjencinë e lajmeve Reuters. Dy anëtarë të tjerë të stafit mbetën të plagosur ndërsa hoteli ku po qëndronin u godit nga ajri. Kryeministri…
Njerëzit mbipeshë, që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut. Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore, por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D. Mbipesha dhe vitamina D – Sipas të dhënave të studimit, burrat obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm.…
Një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter goditi Portugalinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare. Tërmeti u ndje më shumë në zonat e Sines, Lisbonës dhe Setúbalit. Gjithashtu pati raportime në mediat sociale se tërmeti u ndje deri në Porto, madje edhe në Spanjë dhe Marok. Preliminary info: #earthquake (#terramoto) about 70 km SW of #Sesimbra (#Portugal) 2 min ago (local time 05:11:37)MAGNITUDE NOT AVAILABLE YETUpdates at: https://t.co/IbUfG7TFOL https://t.co/AXvOM7I4Th https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/LgYTxuqvGt — EMSC (@LastQuake) August 26, 2024 Tërmeti u regjistrua në orën 5:11 të mëngjesit me orën lokale,…
Taravari për interpelancën ndaj Gashit: Nuk do të kalojë, por opozita ka mundësi për spektakël
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shprehet i bindur se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nuk do të kalojë. Ai tha se partitë qeverisëse nuk do ta mbështesin interpelancën, duke shtuar se partitë opozitare do të kenë mundësi për spektakël. “Nga ajo që dëgjoj, nuk besoj se do të kalojë. Partitë më të mëdha, sidomos ato që janë pjesë e qeverisë nuk do të votojnë”, tha Taravari. Ndryshe, “E Majta” ka dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pas ngjarjes me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Seanca plenare për interpelancën ndaj Gashit është caktuar për më 3 shtator./Telegrafi/…
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja e tij. “Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të gjatë, SGE vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja”, thuhet në deklaratën e familjes së ish-trajnerit. Eriksson kishte kancer pankreatik dhe në fillim të vitit zbuloi se kishte vetëm një vit për të jetuar “në rastin më të mirë”. Suedezi u bë trajneri i parë i huaj i ekipit të futbollit të meshkujve të Anglisë në vitin 2001, duke drejtuar të ashtuquajturin “brezi i artë” i lojtarëve duke përfshirë David…
Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë publik nga familja e tij. “Sven-Goran Eriksson ka vdekur, pas një sëmundje të gjatë, SGE vdiq në mëngjes në shtëpi i rrethuar nga familja”, thuhet në deklaratën e familjes së ish-trajnerit. Eriksson kishte kancer pankreatik dhe në fillim të vitit zbuloi se kishte vetëm një vit për të jetuar “në rastin më të mirë”. Suedezi u bë trajneri i parë i huaj i ekipit të futbollit të meshkujve të Anglisë në vitin 2001, duke drejtuar të ashtuquajturin “brezi i artë” i lojtarëve duke përfshirë David Beckham, Steven…











