Author: shqiperia
Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë vdekur javën e kaluar në RMV, ndërsa janë regjistruar 213 raste të reja pozitive, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasditen e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga data 19 deri më 25 gusht në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 597 materiale, me një rënie prej 1.8 për qind krahasuar me javën e kaluar. Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në 18 qytete. Shumica e rasteve të regjistruara ishin nga Shkupi – 99, Kavadari – 23, Ohri…
Një qytet i vogël në jug të Salt Lake City në SHBA është në zi për vdekjen e një djali 5-vjeçar, i cili aksidentalisht qëlloi veten me një armë që gjeti në dhomën e gjumit të prindërve të tij. Djali gjeti një pistoletë 9 mm në dhomën e pasme të shtëpisë së tij të enjten pasdite dhe qëlloi veten në kokë, tha zëvendës shefi Mike Wall i Departamentit të Policisë Santaquin. Prindërit e djalit, dhe ndoshta një nga vëllezërit e motrat e tij, ishin brenda në shtëpi kur ndodhën të shtënat, por nuk ishin në dhomë me të. Babai hyri…
Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës tha se veprimet e Arben Taravarit në të kaluarën dhe tash nuk mund të cilësohen ndryshe përveç se, tradhti sistematike. ASH-krahu i Selës tha se, çdo ditë jemi dëshmitarë për lirimin nga burgu të bandave të ngjarjeve të 27 prillit, nga pobratimi i tij, Aleksandër Pandov dhe shtoi se, dje Angelovin në liri, sot Çavkovin me arsyetimin e njëjtë gjoja se kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Ash-krahu i Selës pyeti Taravarin, që siç thonë, u rekruta si vazal e shërbetor nga Htistijan Mickovski apo ishe në listën e të rekrutuarve nga Nikolla Gruevski dhe Mickovski…
“A duhet t’i lani këmbët në dush?”, mjeku i përgjigjet pyetjes virale dhe mund të habiteni
Një mjek më në fund ka zgjidhur debatin në internet nëse duhet t’i lani këmbët ose jo në dush dhe përgjigja mund t’ju trondisë. Herë pas here interneti vërshohet me diskutime rreth diçkaje mjaft të çuditshme, si p.sh. vendosja nëse ky fustan është blu apo gold. Një nga këto debate më të fundit është nëse duhet të lani këmbët ose jo në dush, apo nëse mjafton të lini ujin me sapun të rrjedhë. Pyetja duket se daton që nga viti 2019 kur një sondazh u zhvillua në X (ish Twitter) ku pyeti: “A i lani këmbët në dush?” Kjo çoi…
Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë. Mediat shtetërore raportuan më 26 gusht se Izraeli ka shënjestruar fshatin kufitar të Tair Harafit dhe një zonë afër Sidonit në Liban, një ditë pas Hezbollahu gjuajti dhjetëra raketa dhe dronë kundër caqeve në Izraelin verior dhe qendror. Kjo valë sulmesh u krye pak pasi Izraeli kreu atë që i cilësoi…
Ligji për rritje lineare të pensioneve është në përgatitje, që pensionistët të marrin rritjen prej 5.000 denarë, përkatësisht nga 2.500 denarë në shtator të këtij viti dhe në mars të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Me ribalancin janë paraparë këto mjete për këtë vit, por gjithashtu në buxhet do të parashihen edhe për vitin e ardhshëm”. “Do të shohim varësisht se në çfarë gjendje do të jetë buxheti ynë, do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim për harmonizimin e ardhshëm në shtator, nëse do të kemi sërish rritje procentuale apo do të kemi sërish rritje…
Një zjarr i rënë në orët e para të kësaj të hëne në një stallë bagëtish në fshatin Lashkizë të Zall Dardhës në Dibër në pronësi të shtetasve Petrit e Islam Poleshi ka shkaktuar dëm të madh. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit ku ka përfshirë gjithë stallën. Për shkak se kjo e fundit ka qenë e ndërtuar në masën më të madhe me lëndë druri, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka në pak minuta. Si pasojë e zjarrit janë djegur 4 lopë e 4 viça, 55 krerë dele, 20 koshere bletë që ndodheshin…
Është publikuar video e kamerave të sigurisë e momentit kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha sulmuan fizikisht blogeren 24-vjeçare Klea Prenga. Të dyja me kapelë në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja. Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një shishe qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht. Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një gotë qelqi dhe e godet në fytyrë. Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë.…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar ndihmën e forcave ajrore të fqinjëve evropianë për të ndihmuar Kievin të shkatërrojë raketat ruse dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët), të cilat goditën sërish sot Ukrainën. “Në rajone të ndryshme të Ukrainës ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse forcat ajrore të fqinjëve tanë evropianë do të bashkëpunonin me F-16 dhe mbrojtjen tonë ajrore,” vuri në dukje presidenti ukrainas në një postim në Telegram, duke kërkuar “zgjidhje”. “Nëse ky unitet funksionoi kaq mirë në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë,” shtoi ai, me sa duket duke…
Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se do të rrisë deportimet e emigrantëve të paligjshëm nga Gjermania. Kjo për shkak të ngjarjes me tre viktima e disa të plagosur pak ditë më parë, autor i së cilës ishte një shtetas i huaj, azilant në Gjermani. “Deportimet duhet të përshpejtohen, edhe me rregullore ligjore nëse është e nevojshme. Kërkoj zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për migrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimit Evropian ku ata mbërrijnë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. Deklaratat kancelari gjerman i bëri gjatë vizitës…











