Author: shqiperia
Një 23-vjeçare ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga një kështjellë. E reja ka rënë nga 80 metra poshtë rrëpirës së malit, teksa vizitonte kështjellën piktoreske gjermane, ku është xhiruar filmi “Bukuroshja e fjetur”. Rënia tragjike ndodhi pranë kështjellës Neuschëanstein, teksa po përpiqej të bënte foto për rrejtet sociale. Në një intervistë me mediat çeke, një shoqe e Natalie, tregonte se e reja po qëndronte shumë pranë buzës së Malit, kur besohet se rrëshkiti teksa bënte foto para kështjellës. Shoqja e saj që donte të qëndronte anonime, tha: Ajo ra nga rreth 80 metra, nuk e dimë nëse rrëshkiti apo…
Autoritetet polake thanë sot se një “objekt fluturues”, me gjasë një avion pa pilot, i telekomanduar, hyri në hapësirën ajrore të saj në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë bombardimeve ruse të Ukrainës. Objekti mund të ketë zbritur në territorin polak dhe po kryhen hetime për gjetjen e tij. Polonia, anëtare e NATO-s, ka qenë në gatishmëri për objekte fluturuese të tilla që kur një raketë e gabuar ukrainase goditi fshatin jugor Prevodov, duke vrarë dy persona, në vitin 2022. Një zëdhënës ushtarak, Jacek Goriszewski, i tha Reuters se trajektorja e fluturimit dhe shpejtësia e objektit sugjeruan se…
Dameva: Së shpejti do të jetë gati raporti i Komisionit për arratisjen e Blerim Ramadanit
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor thekson se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje ligjore për idenë e qeverisë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, megjithatë, ajo përsërit qëndrimin se gjyqësori është pushtet i ndarë nga ai ekzekutiv. “Ne rekomandimet tona i kemi dorëzuar në kuadër të grupit punues i cili i ka punuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në Vazhdimësi kishte përfaqësues tanë dhe ajo u iniciua, sërish do të theksoj nga raporti i dorëzuar i Misionit Vlerësues. Të gjitha rekomandimet janë dorëzuar atëherë, megjithatë edhe në periudhën e ardhshme jemi të gatshëm nëse propozohet zgjidhje e re ligjore ose qaset…
Egjipti përsëriti sot se nuk do të pranojë praninë e forcave izraelite përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, sipas Al Qahera News TV, e cila është e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane. Egjipti është një vend ndërmjetësues në përpjekjet për armëpushim midis Izraelit dhe organizatës Hamas në enklavën palestineze. Sipas një burimi të lartë të cituar nga kanali, Kajro ka komunikuar “nga të gjitha anët” se nuk do të pranojë një prani izraelite në të ashtuquajturin Korridori i Filadelfias, një rrip i ngushtë 14.5 km tokë në kufirin jugor të Gazës. /vizionplus.tv
Konflikt për parkimin e makinës, humb jetën shqiptari në Belgjikë, plagoset rëndë 19-vjeçari
Një konflikt për një vend parkimi përfundoi në tragjedi në Machelen, Belgjikë. Sipas mediave të huaja, një burrë 61-vjeçar qëlloi mbi fqinjët e tij 43-vjeçar dhe 19-vjeçar. Si pasojë 43-vjeçari shqiptar ka humbur jetën, ndërsa 19-vjeçari italian ka marrë plagë të shumta. Pas të shtënave autori është arratisur, por më vonë është kapur nga policia. Siç kanë deklaruar dhe fqinjët, tre personat nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin prej kohësh. Mediat e huaja shkruajnë se në momentin që ka ndodhur gjendja e rëndë, në shtëpinë e viktimës kishte një festë ditëlindjeje. Dyshohet se makina e të qëlluarit është…
Bernard Berisha e ka marrë një lajm tronditës. Futbollisti kosovar ka pësuar lëndim të rëndë teksa po luante me ekipin e tij Akhmat Grozny. Dhe, si rezultat i këtij lëndimi, përfaqësuesit kosovar do t’i duhet të qëndrojë për gjashtë muaj jashtë fushave të blerta. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti ofanziv përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e shprehu mërzinë e tij për këtë rast. Lëndohet rëndë Bernard Berisha, do të mungojë gjashtë muaj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sofja pranon dialog por jo negociata të reja, Mickoski: Do të ketë ndryshime në komisionin historik
Ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov, bëri thirrje që të respektohet ajo që është dakorduar. Ai informoi se është takuar me shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, me të cilin ka biseduar për pritshmëritë për dialog mes dy vendeve. Mucunski paraprakisht ka theksuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut presin Qeveri stabile politike në Sofje, me të cilën do të kenë dialog për debllokimin e procesit eurointegrues dhe për idenë për ndryshime kushtetuese me prapaveprim. Ambasadori bullgar theksoi se Qeveria e re do të ishte e gatshme për dialog, por jo edhe për negociata të reja dhe informoi se zgjedhjet në…
Izraeli dhe grupi militant Hezbollah shkëmbyen sërish sulme sot, vetëm disa orë pasi pezulluan një shkëmbimin intensiv sulmesh ajrore dhe me raketa gjatë fundjavës. Zyrtarët e lartë amerikanë thanë se po bëjnë përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit përmes një marrëveshjeje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës në Gazë dhe do të krijonte kushtet për stabilitet më të gjerë rajonal. Por, zyrtarët izraelitë dhe iranianë kanë paralajmëruar se sulmet do të vazhdojnë. Pas një qetësie të shkurtër, që pasoi një shkëmbim intensiv zjarri ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut gjatë fundjavës, luftimet mes të dyja palëve rifilluan të hënën. Mediat…
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit ka dhënë më shumë detaje për sulmin ajror në kryeqytet. “Pothuajse 20 dronë të armikut që shkonin drejt kryeqytetit u zbuluan dhe u shkatërruan”, tha ai. Ai gjithashtu bëri me dije se ata ishin të angazhuar nga mbrojtja ajrore ukrainase në afrimet e tyre drejt kryeqytetit. “Rënia e rrënojave të një droni çoi në zjarrin e makinës që plagosi shoferin e saj”, shtoi Popko.
Nëse mbani të njëjtat pizhame për një kohë të gjatë, mund të shkaktoni një sërë problemesh dermatologjike. Kjo është arsyeja pse ekspertët këshillojnë t’i ndërroni shpesh. Statistikat tregojnë se mesatarisht se gratë i lajnë pizhamet pas 17 ditësh ndërsa burrat pas 13 ditësh përdorim. Nga 2,500 femrat që morën pjesë në hulumtim, pothuajse gjysma e tyre thanë se arsyeja kryesore që nuk i ndërrojnë pizhamat e tyre mjaft shpesh është fakti se harrojnë sa netë i kanë veshur. Nga ana tjetër, shumica e meshkujve deklaruan se nuk i lajnë atë çdo javë, sepse “veshin çfarëdo që t’ju vijë për mbarë”.…












