Author: shqiperia
Edon Zhegrova e ka nisur për mrekulli sezonin e ri me skuadrën e Lille. Futbollisti kosovar po kalon në formë shumë të mirë, ku ka shënuar dy gola në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. 25-vjeçari në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Slavia Pragës ka dhuruar “show” në stërvitjen e Lille. Zhegrova ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga një pozitë tepër e vështirë. View this post on Instagram A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) Edon Zhegrova shënon gol spektakolar në stërvitje / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Shkup
Më datë 25.08.2024, në ora 20:00, në SPB Shkup është raportuar se përballë një objekti banesor në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekuri I.F (66) nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa hetim ka kryer ekipi inspektues nga SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/ Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Shkup appeared first on Telegrafi.
Një shpërthim ndodhi në një rafineri në pronësi të gjigantit shtetëror të energjisë Gazprom në qytetin rus të Omsk, Rusi, duke vrarë një punëtor dhe duke plagosur gjashtë të tjerë, tha kompania në një deklaratë. Guvernatori lokal tha se fabrika po funksionon normalisht dhe planet e prodhimit nuk janë prekur. More videos are appearing regarding the smoldering Gazpromneft oil refinery in Omsk, Russia. This refinery is the largest refinery in Russia and in operation since 1955. It produces 50 different types of oil products. pic.twitter.com/QFfSbFE9V1 — (((Tendar))) (@Tendar) August 26, 2024 “Zjarri në rafinerinë Omsk është nën kontroll. Sistemi automatik…
Fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë, hetohet kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit
Detaje të reja janë zbardhur nga fundosja e jahtit luksoz në brigjet e Siçilisë. Prokurorët italianë po hetojnë kapitenin e jahtit Bayesian të manjatit britanik. Bëhet me dije se gjithashtu do të hetohet edhe një anëtar i ekuipazhit që ishte në detyrë. Siç raporton Reuters, fakti që kapiteni është nën hetim nuk nënkupton fajësinë e tij dhe nuk do të thotë se do të pasojnë detyrimisht akuza formale. Sipas La Repubblica, gjyqtarët folën me kapitenin të dielën për herë të dytë brenda një jave, duke e marrë atë në pyetje për më shumë se dy orë. /vizionplus.tv
Tashmë po realizohen pagesat e mjeteve financiare që qytetarët marrin çdo 3 muaj nga skenimi i kuponëve fiskal, respektivisht nga “TVSH-ja ime”. Deri në fund të kësaj jave pritet të përfundojë pagesa për periudhën prill-qershor. Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur urdhërpagesa për afro 450 mijë qytetarë. “Pagesa vijon edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë për qytetarët”, thonë nga DAP. DAP ka filluar lëshimin e parave nga “TVSH-ja ime” appeared first on Telegrafi.
Mbylli vajzën pasi postonte foto n*do në rrjetet sociale, gjykata shpall të pafajshme nënën
Gjykata greke ka shpallur të pafajshme nënën e cila ishte denoncuar nga vajza e saj 17-vjeçare se e mbante të mbyllur në banesë. Pas denoncimit të adoleshentes më 22 gusht, gruaja u arrestua nga policia, por gjykata ka vendosur ta lirojë ditën e sotme. Sipas asaj që raportojnë mediat greke gjykata ka mësuar se arsyeja pse nëna e mbante të mbyllur vajzën e saj ishte se 17-vjeçarja pozonte nudo dhe më pas i postonte foto në rrjetet sociale. Gjithashtu mediat theksojnë se adoleshenjta nga Selaniku dilte me burra të panjohur dhe me moshë të madhe të ciëlt i takonte përmes…
Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit
Zodiaku ka karakteristikat e tij pozitive dhe negative. Por cili është më manipuluesi nga të gjithë? Kush është ai që dëshiron të ketë kontroll të plotë dhe të kontrollojë mendimet e të tjerëve për të arritur qëllimet e tyre? Ndërsa potencialisht ne jemi të gjithë manipulues, njerëzit që i përkasin kësaj shenje luajnë me ndjenjat e atyre që i rrethojnë, kërkojnë nënshtrim dhe besnikëri, ndërsa nëse dyshojnë (pa e konfirmuar) se diçka që nuk u pëlqen po ndodh, atëherë karakteri i tyre hakmarrës do të dalë në pah. Ata kanë instinkt shumë të mirë dhe mund të shohin përpara, një…
Reshje të mëdha shiu kanë “pushtuar” Sudanin, ku si pasojë ka shpërthyer një digë. Nga shpërthimi i digës kanë humbur jetën 60 persona. Bëhet me dije se po zhvillohen ende operacionet e kërkimit. Diga e Arbatit ka një kapacitet prej 25 milionë metra kub dhe është burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin bregdetar të Port Sudanit, ku është vendosur qeveria ushtarake. Pasi u shkatërrua nga 16 muaj lufte civile, Sudani tani po përjeton shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje që kanë vrarë dhjetëra dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre. Reshjet e dendura të shiut…
Një zjarr ka rënë në Zadrimë të Lezhës mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Kodhel në një sipërfaqe toke bujqësore. Flakët janë përhapur menjëherë dhe kanë djegur një sipërfaqe të gjerë me barishte. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në zonë dhe po punojnë për vendosjen e flakëve nën konttroll, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. /vizionplus.tv
Rruga “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair të Shkupit është riemëruar në rruga “Nënë Tereza”. Rruga u përuruar nga zv. kryeministri Izet Mexhiti dhe nga kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu. “Rruga kryesore e Çairit, nga sot, do të mbajë emrin e bijës dhe nobelistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Tereza. Në përvjetorin e 114-të të lindjes së humanistes Nënë Tereza, me krenari dhe respekt përuruam emrin e ri të rrugës kryesore të Çairit, e cila tani do të mbajë emrin e kësaj figure të madhe shqiptare. Më parë, kjo rrugë njihej si “Hristijan Todorovski Karposh”. Çdo ditë, mijëra qytetarë kalojnë…











