Author: shqiperia
Policia i vjen në ndihmë një turisti holandez, të cilit iu vodh portofoli me vlera monetare nga disa fëmijë të mitur. Të miturit ishin të moshës rreth 10 vjeç dhe duke përfituar nga frekuentimi i lartë i zonës, i morën të huajit portofolin. “Pasditen e sotme, në qytetin e Vlorës, në zonën e Lungomares, disa fëmijë të mitur, rreth moshës 10 vjeç, përfituan nga frekuentimi i lartë i zonës për t’i vjedhur një turisti hollandez një portofol me një shumë prej 200 eurosh, 25 000 lekësh, dhe disa dokumente identifikimi. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të posaçme “Shqiponja”, fëmijët…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit pas një informate hapi rast për të vërtetuar akuzat për keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish-ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, në një deklaratë për AIM-në thotë se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit. OBRM=PDUKM filloi dje me konferenca për media të quajtura “Bisera Antoneta” në të cilat pretendojnë se ish-ministrja e Kulturës në udhëtimet zyrtare ka shpenzuar mjete buxhetore për qëllime private. Kostadinovska-Stojçevska sot në një konferencë për media tha se do të mbajë përgjegjësi nëse konstatohet parregullsi, në të kundërtën paralajmëroi padi kundër OBRM=PDUKM-së./Telegrafi/ The…
Temperaturat rekord të dimrit janë regjistruar në Australi sot, me termometrin që ka arritur në 41.6 gradë Celsius në një pjesë të bregdetit veriperëndimor të vendit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Australian. Kjo temperaturë tejkalon rekordin e mëparshëm me 0.4 gradë Celsius dhe u regjistrua në kampin Yabby Sound në orën 15:37 me kohën lokale, tha i njëjti burim. Kjo është temperatura më e lartë për muajin gusht për të gjithë Australinë dhe një rekord i ri për temperaturën maksimale për një muaj dimri në Australi, tha një zëdhënës i Byrosë së Meteorologjisë të vendit për AFP. Megjithëse rekordi është konfirmuar përkohësisht,…
Edhe pse çokollata konsiderohet universalisht një trajtim i dobishëm për mirëqenien, në fakt, për disa njerëz kjo kënaqësi mund të ketë edhe një kundërindikacion të bezdisshëm: mund të shoqërohet me fillimin e migrenës. Por pse mund të shkaktojë çokollata dhimbje koke? Kafeina – Çokollata përmban kafeinë, veçanërisht çokollata e zezë. Edhe pse studimet kanë dalë në konkluzionin se çokollata e zezë është e mirë për përqendrimin e vëmendjes apo luftimin e lodhjes, tek disa njerëz mund të shkaktojë dhimbje koke dhe migrenë. Kjo ndodh sepse, në disa raste, kafeina mund të bëjë që enët e gjakut në tru të ngushtohen…
Marina franceze ka bërë një konfiskim rekord të më shumë se 10 tonë kokainë nga një anije peshkimi rreth 1220 kilometra larg ishullit francez të Karaibeve Martinique, njoftuan sot Forcat e Armatosura në Antile. Anija, e cila u kap gjatë natës midis 14 dhe 15 gushtit, mbante afërsisht 300 pako që rezultuan të kishin kokainë, sqaroi i njëjti burim në një njoftim për shtyp. “Në total, pakot e sekuestruara janë të barazvlefshme me një peshë të paprecedentë prej 10,552 kilogramë, sekuestrimi i dytë më i madh i bërë ndonjëherë nga Marina”, theksojnë Forcat e Armatosura në Antile. Pas kontrollit, anija…
Pavarësisht sa zhytje keni bërë në det, sado perëndime relaksuese të diellit që keni parë, sado vakte që keni shijuar buzë detit, këto eksperienca mund të largohen në pak sekonda nëse stresi i punës ju pushton pas kthimit. Për shkak se shumica e punëve tani janë stresuese, me njoftime fjalë për fjalë pa ndërprerje, periudhat e pushimit dhe rikuperimi janë thelbësore. Një profesor i Psikologjisë Organizative dhe Shëndetit, në Universitetin e Mançesterit, në një artikull në The Conversation, rekomandon ndjekjen e strategjive të tij për të ruajtur disa nga përfitimet e pushimeve nga puna dhe për të shmangur kurthin e…
Taravari, BDI-së: Nuk është e vërtetë se borxhi i komunës së Gostivarit është 100 milionë euro
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro. Ai njofton se borxhi i komunës është 7-8 milionë euro. “Nuk është e vërtetë se janë 100 milion, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milion euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milion euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune. Edhe unë e lexova, por 100 milionë euro nuk ka logjik, dua të…
Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën, si pasojë e një goditje në zemër. Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar. Por papritur ajo u ndje keq, dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Tiranës. Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte. /vizionplus.tv
Dihet se pirja e ujit bën mrekulli për trupin tonë. Ai vepron si një filtër dhe e bën atë më të shëndetshëm. Nëse i përkisni kategorisë së njerëzve që nuk pinë shumë ujë gjatë ditës, atëherë duhet të ndryshoni menjëherë qëndrimin tuaj. Rritni gradualisht sasinë, pa e ekzagjeruar, natyrisht. Zgjidhja është diku në mes dhe duhet ta kërkoni. Shikoni më poshtë tre gjërat që do të ndryshojnë në trupin tuaj nëse pini më shumë ujë. 1. Do të fitoni më shumë energji Ndjenja e lodhjes fizike është një nga simptomat kryesore të dehidrimit. Një trup i hidratuar ju jep më…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi reagon ndaj sulmeve të pabaza të OBRM-PDUKM-së ndaj koleges së tij, deputetes Bisera Kostadinovska-Stojçevska. Bytyqi thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në funksionimin e OBRM-PDUKM-së – as nga periudha kur ishin në opozitë për 7 vitet e fundit, e as nga 11 vitet e regjimit të udhëhequr nga i arratisuri në Budapest. Ata, thekson Bytyqi, përpiqen me publikime të rreme dhe perfide të mashtrojnë publikun dhe pastaj të njëjtat të ashtuquajtura informata i shpërndajnë përmes ushtrisë së tyre të botëve në rrjetet sociale me qëllim të njollosjes së LSDM-së dhe të fshehjes së paaftësisë së…










