Author: shqiperia
Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të mekanizmit për ndërrimin e kryetarit të komunës. Pushteti i kryetarëve të komunave është i madh dhe duhet të kufizohet, deklaroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski. “Tani problemi më i theksuar është në Shkup. Nesër problemi mund të shprehet në çdo komunë të Shkupit. Një person nuk mundet, për arsye të kuptueshme apo për ndonjë zhgënjim, të mbajë peng një qytet të tërë, një komunë të tërë etj. Kryetarët e komunave, po e nis…
Agjenti i Dani Olmos, Andy Barra, ka zbuluar se Barcelona ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë euro nga Paris Saint-Germain për Lamine Yamal. “E di që Barcelona hodhi poshtë një ofertë të madhe prej rreth 250 milionë euro për Lamine Yamal nga PSG”, komentoi Barra, transmeton GazetaBlic Sport. “Ne kishim shumë oferta, nga të cilat 3 ose 4 ishin nga klube të mëdha. Dani donte të kthehej te Barça”, shtoi agjenti i Olmos. “Ne kishim ndjenjën se Barça ishte vendi i përsosur për të, unë u përpoqa fort që transferimi të finalizohej. Olmo gjithashtu donte të shkonte në shtëpi,”…
Shëndetësia me LSDM dhe BDI u shkatërrua. Klinikat dhe spitalet, pacientët dhe mjekët e ndjenë mbi kurrizin e tyre kriminogjenitetin e LSDM-së dhe BDI-së, të cilët në plan të parë e vendosin përfitimin personal në vend të shëndetit të qytetarëve. Sipas informacioneve që i kemi dhe sipas kontrolleve të bëra nga FSSH dhe institucionet tjera kompetente, janë vërejtur akte të shumta arbitrariteti në institucionet shëndetësore, të cilat padyshim shpesh kanë qenë rezultat i interesit personal, tha deputeti nga OBRM-PDUKM, Bojan Stojanoski. Gjatë kontrolleve janë konstatuar blerje të barnave që nuk janë në listën e barnave të përcaktuara me akt të…
Afro 2 milion rasat të peshkut Koran u hodhën në liqenin e Ohrit. Për herë të parë në tre dekada hidhet një sasi e tillë rekord në liqenin qe ndahet mes dy vendeve, pas hulumtimeve të bëra disa vite më parë, qe e klasifikuan këtë lloj të rrallë peshku si specie në rrezik zhdukjeje. “Na është premtuar nga ministria e Bujqësisë që mund të kemi edhe shtesa në kapacitetet e qendrës në Lin dhe mbështetjen e kemi pasur gjithmonë për të rritur prodhimin.”, tha Olsi Çekiçi, specialist i qendrës se rritjes se Koranit. Megjithëse hedhja e rasatit të peshkut unik…
Biznesmeni nga Strumica Risto Krmzov, kompanitë e të cilit janë të mbuluara me kontrolle në kuadër të procedurës parahetimore për hetimin e dyshimeve për evazion fiskal dhe pastrim parash, ka qenë pjesë e lajmeve dhe artikujve në media gjatë viteve të kaluara, por është përmendur disa herë edhe nga OBRM-PDUK, derisa partia ishte në opozitë. Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski, në vitin 2020, në një konferencë për media ka reaguar pas disa artikujve dhe informacioneve mediatike, sipas të cilave, në periudhën kur, siç tha ai, qytetarët përballeshin me pandeminë e koronavirusit, institucionet të udhëhequr nga zyrtarë të LSDM-së në pushtet…
Vdes nëna e Mihrije Brahës
Ka vdekur nëna e këngëtares së njohur, Mihrije Braha. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram. “NANË ti qe me dhe jetë sot më le… Lotët nuk po me lën të shoh e të shkruj për ty NANË… Uroj të shihemi në Parajsë NANË”, ka shkruar Braha. View this post on Instagram A post shared by Mihrije Braha (@mihrijebraha) Vdes nëna e Mihrije Brahës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Prokuroria po procedon penalisht një 24-vjeçar të dyshuar për tentativë vrasje të ndodhur dy ditë më parë, më 13 shtator. Sipas informacioneve të Prokurorisë, i dyshuari është pajtuar me viktimën që të takohen në parkingun afër Monumentit të Lirisë në Koçan për të negociuar shitjen e një telefoni celular. Kur janë takuar, thotë Prokuroria, 24-vjeçari ka hyrë në automjetin e të sulmuarit, është ulur në sediljen e pasagjerit dhe ka nisur të flasë me të dhe të shikojë celularin. “Pas një kohe të shkurtër ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka goditur me thikë në një pjesë vitale…
Sot do të vazhdojnë ndeshjet e xhiros së pestë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll. Në program janë për t’u zhvilluar dy lojë, ajo mes Llapit dhe Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00. Kurse ndeshja e dytë do të zhvillohet mes Dukagjinit dhe Malishevës, duke filluar nga 15:00 në Klinë. Vazhdon xhiro e pestë e Superligës, Llapi-Drita dhe Dukagjini-Malisheva / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bie borë në Pelister
Qytetarët të cilët planifikojnë të vizitojnë Pelisterin, duhet të dinë se mbrëmë atje ka rënë borë. Kështu kanë njoftuar shumë bjeshkatarë të cilët kishin postuar dhe fotografi nga reshjet e para të borës. Për ditën e sotme DPHM ka paralajmëruar mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor në jugperëndim, e cila do të jetë e fortë kryesisht në zonat jugperëndimore të vendit, mbi 70 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, kurse maksimalja do të arrijë nga 16…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në mëngjes do të jetë më i freskët, gjatë ditës me vranësira të pjesshme me reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor në jugperëndim, e cila do të jetë e fortë kryesisht në zonat jugperëndimore të vendit, mbi 70 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, kurse maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe kushte për reshje të dobëta të shkurtra në pjesë të…






