Author: shqiperia
Fitch: Politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme ruajnë stabilitetin e denarit në RMV
“Politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme mbështesin stabilitetin e kursit të këmbimit të denarit dhe janë faktorë për ruajtjen e vlerësimit të kreditit të vendit tonë”.Kjo thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit “Fitch”, në të cilin vlerësimi i vendit u riafirmua në nivelin “BB+”.Raporti tregon se ndryshimet e bëra nga Banka Popullore në dhjetor të vitit të kaluar, në lidhje me ndryshimin e kuadrit monetar, do të kontribuojnë në një transmetim më efikas të sinjaleve monetare.Raporti i Agjencisë së Vlerësimit të Kreditit “Fitch” thotë se rezervat valutore u rritën me pothuajse 14% nga muaji…
Oftalmologu Nadi Rustemi, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për sëmundjet e syve, si dhe mbrojtjet nga to. Ai tha se teknologjia është problemi më i theksuar, i cili sot dëmton sytë e njerëzve.Oftalmologu Rustemi tha se ka pasur rast kur një 3-vjeçar është diagnostikuar me dioptri -13. Ai u bëri thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm dhe të kufizojnë kohën e përdorimit të pajisjeve teknologjike nga fëmijët e tyre.”Teknologjia e bënë të vetën. Problemi më i madh është tek fëmijët e vegjël, të cilët shumë i përdorin pajisjet…
Kryetari i Komunës së Strugës ka marrë kallëzim penal për “kryerje të pakujdesshme të detyrës”, njoftojnë nga MPB.Sipas informacionit, ai ka emëruar ushtrues të detyrës drejtor të ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” një person me arsim të pamjaftueshëm dhe certifikatë të njohjes së gjuhës angleze, si dhe që nuk përmbushte disa kushte të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.“Zyra e jashtme për punë kriminale në Strugë ngriti kallëzim penal kundër Kryetarit të Komunës së Strugës M.Q. (65) nga fshati Bixhevë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kryerje të pakujdesshme në detyrë”.Më 18 nëntor 2025, në cilësinë e Kryetarit…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRrE) solli Vendim për Pëгcaktimin e Çmimeve më të Larta të Shitjes me Pakicë të Derivateve të Naftës, ku janë përfshirë norma e privilegjuar e TVSH-së prej 10% (me përjashtim të mazutit) dhe shumat e ulura të akcizave për fraksionet e dizelit prej 4 den/l dhe 2 den/l për fraksionet e benzinës.Nga data 7.4.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të shitjes me pakicë të derivateve të naftës do të jenë:Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër)Benzinë motori EUROSUPER…
Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në një autobus që është ndaluar në territorin e Maqedonisë, janë gjetur gjithsej 16.051 copë ilaçe të pa deklaruara, me vlerë prej 1,6 milion denarësh. Nga Drejtoria e Doganave thonë se bëhet fjalë për një autobus në pronësi të një agjencie turistike nga Kosova, që lëvizte në linjën Turqi – Kosovë.“Në kontrollin e detajuar u gjetën: 623 ampula Prolutex (për terapi hormonale dhe mbështetje të shtatzënisë) 15.000 tableta Jardiance (për trajtimin e diabetit) 428 copë solucion për injeksione që përdoren për vizualizim me rezonancë magnetike: 61 ampula Clariscan, 355 ampula…
Ministria e Financave në një kumtesë për media thotë se “Agjencitë e rejtingut kreditor “Standard & Poor’s” dhe “Fitch” konfirmuan profilin e qëndrueshëm kreditor të vendit në pasqyrën e tyre gjysmëvjetore”.Sipas Ministrisë së Financave, “Standard & Poor’s” realizoi pasqyrën e rregullt gjysmëvjetore të rejtingut kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e kalendarit të rejtingut sovran për rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë).”Bëhet fjalë për procedurë standarde në përputhje me rregullativën evropiane, gjatë së cilës kryhet vlerësim i treguesve aktualë ekonomikë dhe fiskalë, si dhe zhvillimet e tregut. Në kuadër të pasqyrës gjysmëvjetore nuk është publikuar…
“Fillkov dorëheqje”, “Gjuha shqipe nuk negociohet” – protestojnë studentët shqiptarë në Shkup
Në Shkup protestojnë studentët shqiptarë të tre universiteteve, UT, UEJL dhe UNT, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Studentët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Studentët thanë se vetëm kërkojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.”Kjo protesta duhej të ndodhte dikur. Nuk duhej të mendohej që në vitin 2026 studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre. Para se të jemi studentë e profesionistë, ne jemi shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është…
Nis protesta e studentëve në Shkup, kërkohet që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe
Në Shkup ka nisur protesta e studentëve shqiptarë të universiteteve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Protesta ka nisur në hyrje të Urës së Gurit, do të vazhdojë deri para Ministrisë së Drejtësisë.Studentët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, pasi siç thonë kjo nuk është vetëm ‘lufta’ e tyre, por është ‘luftë’ për mbrojtjen e gjuhës.
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur në lidhje masat e ndërmarra nga qeveria sa i përket rritjes së çmimeve të karburanteve. Ai tha se pret që sot Komisioni Rregullator për Energjetikë të lirojë çmimin e benzinës, ndërsa për çmimin e naftës, thotë se pret që pavarësisht venomit të KRRE-së, çmimi në pompa të caktuara të karburantit të mbetet i pandryshuar.“Ne me vendimin e djeshëm të qeverisë, praktikisht kemi mundësuar që Komisioni Rregullator sot t’i ulë akcizat për dizelin për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinat 2 denarë për litër. Gjithashtu në bisedë me OKTA, personalisht kam biseduar edhe me udhëheqjen…
SPB Tetovë informon se është ndaluar një 47-vjeçar, i cili ka kërcënuar prindërit e tij. Nga SPB thonë se pas arrestimit, tek ai është vërtetuar prania e alkoolit në gjak.”Më datë 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, babai i tij 76-vjeçar ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij janë viktima të dhunës në familje nga ana e djalit të tyre”.”Sipas denoncimit, O.S., në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende në shtëpi…












