Author: shqiperia

Një polumbar humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Sarandë  pasi dyshohet se i shpërtheu bombula e oksigjenit gjatë zhytjes në det. Por teksa kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ngjarja e rëndë, policia ende nuk ka arritur të identifikojë viktimën për të përcaktuar nëse është shqiptar apo shtetas  i huaj. Viktima u gjet nga dy turistë. Ata e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, zhytësi nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë policia…

Lexo më shumë

Fatkeqësisht, mbrëmë ishte fundi për kombëtaren shqiptare në Euro 2024. Shqipëria u mposht nga Spanja në xhiron e fundit të fazës së grupeve, duke e mbyllur aventurën e Evropianit. Mbrëmë në duelin ku na duhej fitorja, u mposhtëm 0:1 nga superfuqia, Spanja në Dusseldorf. E mesfushori nga Shtimja, Ylber Ramadani ka dalë me një reagim sot pas eliminimit të mbrëmshëm të kuqezinjve. Ylber Ramadani reagon pas eliminimit: Luajtëm fort, treguam karakter në çdo sfidë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë 24.06.2024 në ora 17:50 në Gradsko, në afërsi të lokalitetit Stobi, punonjësit e policisë nga SPB Veles, kanë ndaluar N.A.(32) dhe E.S.(40), të dy nga Prilepi.. Ata dyshohen se në një shtëpizë në Prilep kanë marrë mjete nën pronësi të S.S.(61) nga Shkupi. 2Sendet i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit dhe gjatë ekzaminimit tek E.S. janë gjetur dhe konfiskuar kartëmonedha të falsifikuara. N.A. dhe E.S. janë ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni. …

Lexo më shumë

Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte dënuar nga autoritetet turke me 10 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Policia njofton se në hyrje të Shqipërisë u arrestua Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk: Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit, e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal turk. Vijojnë procedurat…

Lexo më shumë

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri. Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin, bëhen të ditura në dosjen hetimore, të cilën Vizion Plus e disponon. Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me…

Lexo më shumë

Dy turisteve iu është rrezikuar jeta në det të hapur, teksa lundronin në Karaburun, me një mjet lundrues të pa pajisur me dokumentacionin e nevojshëm. Policia njofton se mjeti lundrues pësoi defekt në det të hapur, por fatmirësisht turistet munden të shpëtoheshin në kohë nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force. Ndërkohë pronari i mjetit lundrues u u gjobit me 10 000 lekë. “Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar me mjetet e Policisë Kufitare, mjetin lundrues skaf, së bashku me shtetasit në bord, në SPK Triport. Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit lundrues nuk dispononte dokumentacionin e…

Lexo më shumë

T’u zhvatësh para njerëzve që luftojnë me vdekjen. Një skemë e tillë kriminale është goditur nga sektori ekonomik pranë Policisë së Tiranës, ku në fokus të këtij operacioni ka qenë spitali Onkologjik në QSUT. Operacioni ‘Kobalti’ është finalizuar me ekzekutimin e masave “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për 7 persona, ndërkohë që janë goditur edhe disa klinika private. Arrest shtëpie gjykata ka vendosur për mjekun e onkologjikut Edmond Gashi. Ndërsa për zv/drejtoreshën e QSUT-së Brikena Qirjazi dhe mjeken Alketa Ymeri togat e zeza vendosen detyrim paraqitje. E njëjta masë u vendos edhe për Halil Gashi, Florian Marku dhe Drilona Kishta…

Lexo më shumë

Mediat kroate po e akuzojnë gjyqtarin e ndeshjes Kroaci-Itali, Danny Makkelie si njeriun më meritor për eliminimin e tyre nga Euro 2024. Sipas tyre, gjyqtari holandez nuk ka kryer grabitje me arme në ndeshje, por me referimin e tyre ka bërë që Krocia të shkojë në shtëpi. Ata kanë nënvizuar edhe vërejtjen e Daliqit se “nuk është e qartë se nga kanë ardhur edhe tetë minuta shtesë”. Sipas mediave kroate, që nga fillimi është parë që Makkelie ka anuar nga Italia duke mos referuar faulle të dukshme. Sipas tyre, skandali më i madh ishte referimi i 8 minutave lojë shtesë.…

Lexo më shumë

Ditën e sotme, Mozzik publikoi biseda të vjetra, nga koha kur i shkruante Lotinës. Ajo që ra në sytë e ndjekësve ishin datat e vjetra dhe menjëherë ndjekësit vërejtëm se Mozzik, i ka shkruar të dashurës së tij të tanishme Lotinës, gjatë kohës që ishte me Loredanën. Dhe Mozzik nuk u la kohë të gjatë këtyre aludimeve dhe si duket përgjigjen e dha menjëherë përmes një postimi. “Unë nuk jam një tradhtar, jam një krijues i hiteve”, shkroi Mozzik në postimin e tij.   Mozzik u jep fund aludimeve për tradhti ndaj Loredanës / shkruan Gazeta Online…

Lexo më shumë

NP Higjiena Komunale – Shkup kumtoi se gjatë dy muajve të fundit është ballafaquar me një dukuri të shpeshtë të hedhjes së paligjshme të mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut, veçanërisht në mikrolokacionet ku janë vendosur edhe enët e destinuara për hedhjen e mbetjes komunale Ekipet e Ndërmarrjes hoqën sasi të madhe të mbetjes nga deponitë e egra – gjithsej 60 metra kub mbetje komunale të vëllimshme, kopshti dhe të përziera të hedhura në kontejnerët e vendosur në rrugët Ushtria Maqedonase, Boris Sarafov, Luka Gerov, Voin Drashkoviq, Mirçe Kozar, Hristo Batanxhiev dhe Nikola Pushkarov në komunën Gjorçe Petrov të…

Lexo më shumë