Author: shqiperia

Pas protestave te njëpasnjëshme të fermerëve në fillim të vitit, qeveria gjermane  ka rënë dakord, për një paketë të re masash për bujqësinë. Përfaqësuesit e partive në pushtet bënë me dije se pjesë e paketës është  zbutja e taksave për të  ardhurat nga bujqësia dhe pylltaria dhe  forcimi i aftësive për konkurrencë. Me zbutjen e tatimit mbi fitimin, merret si bazë një fitim mesatar për një periudhë trevjeçare, në vend të fitimit aktual vjetor. Kjo u mundëson fermerëve të kompensojnë më mirë të ardhurat nga vitet e mira dhe të këqija. Ndërsa një komponent i rëndësishëm  do të jetë dhe…

Lexo më shumë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka sqaruar se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit. Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati. Ish-kryeministrit Sali Berisha i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme. Ai akuzohet si i përfshirë në skandalin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. SPAK thekson se ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me Jamarbër Malltezin, bashkëshortin e vajzës së tij, ndërsa ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim…

Lexo më shumë

Beteja shkatërruese e Celine Dion me sindromën e ‘personit të ngurtë’ është zbuluar në dokumentarin e saj të ri, “I Am: Celine Dion”, me regjisoren Irene Taylor që pranon se disa momente ishin të vështira për t’u xhiruar. Këngëtarja e “My Heart Will Go On” doli publike me problemet e saj shëndetësore në fund të vitit 2022, pasi u detyrua të anulonte dhe të riplanifikonte një sërë shfaqjesh. 56-vjeçarja kishte ftuar kamerat në shtëpinë e saj një vit më parë, dhe ata ishin gati për të kapur disa nga momentet e saj më të vështira në jetë. Filmi, i publikuar…

Lexo më shumë

Projekti “Bashki të forta’” që përfshin 61 njësi vendore ka mbledhur sot përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë e këshilltarë të bashkisë Lezhë. Kreu i këshillit bashkiak Ndue Luli tha se gjatë viteve të fundit, ky këshill ka rritur transparencën me publikun, por duhet bërë më shumë punë. “Secili prej nesh ka detyrimet e veta. Në qoftë se nuk e shikon asnjë anëtar i këshillit veten në pasqyre se si të kontribuojë  duke ngrit problematikat dhe nuk merr pjesë duke shkuar në fshatra, atëherë kot flasim këtu”, tha Luli.   Ky sesion informues kishte në qendër te vëmendjes vendimet e marra…

Lexo më shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Demokracisë së Re, i ka dërguar mesazh dhe paralajmërim Shkupit dhe Tiranës, duke thënë se “po bëjnë llogaritë pa hanxhiun”, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina. Për vendin tonë, pra, siç tha për fqinjët veriorë, Mitsotakis theksoi se ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe indirekt kritikoi SYRIZA-n opozitare. “Për ata që vazhdojnë ta glorifikojnë marrëveshjen që ka shumë probleme edhe sot në ngjarje dhe konferenca të ndryshme, le ta shohin sjelljen aktuale të Shkupit, le t’i shohin eksperimentet e…

Lexo më shumë

Pas arrestimeve të Prokurorisë për skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, ministria e Shëndetësisë ka nisur paralelisht një hetim administrativ. Ai do të bëhet nga strukturat e brendshme, Auditi dhe drejtoria Anti-korrupsion. “Po risjellë reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë…

Lexo më shumë

Një bord kombëtar për të siguruar të drejtën e informimit. Ky është propozimi i kryeministrit Edi Rama që thotë se nuk mungon vullneti i qeverisë për të dhënë informacion por mungon vetedija e drejtuesëve të institucioneve për ta shpërndarë atë, për aq kohë sa ai nuk përbën sekret shtetëror. “Çdo vendim qeverie, çdo vendim institucioni, çdo pjesë e dokumentacionit të çdo marrëveshje, të çdo marrëdhënie kontraktuale që nuk hyn në atë hapësirën e ngushtë të konfidencialitetit, duhet të jetë publike. Është koha për të pasur një bord kombëtar me pjesëmarrjen patjetër të qeverisë sepse në fund të ditës gërryen patjetër…

Lexo më shumë

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, e ftoi Prokurorinë Publike që të shqyrtojë funksionimin e NP “Hekurudhat” dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, mbi bazë të raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion. Nikollski beson se Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të “Hekurudhave” ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, projekt për të cilin thotë se ka rreziqe arbitrazhi, si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër me 175 milionë euro, për të cilat janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit. Për fazën…

Lexo më shumë

Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë dakord për këtë para samitit të BE, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Megjithatë von der Leyen nuk e ka ende të garantuar postin. Ajo ka nevojë në Parlamentin Europian për një shumicë absolute të 361 nga 720 deputetë. PPE, socialdemokratët e liberalët kanë bashkë shumicën në parlament, por ka mundësi të mosvotimit pro von der Leyen, pasi nuk ekziston detyrimi i votimit sipas grupit parlamentar. Por kjo do dihet në seancën themeluese të…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në një postim në Facebook i kërkon opozitës shqiptare që të jetë më konstruktive, duke shtuar se “akuzat e tyre janë qesharake”. Taravari gjithashtu thotë se qeveria e re ende nuk ka nisur punën si duhet. “Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë. Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam. Akuzat e opozitës ende të pamësuar shqiptare janë nga më qesharaket. Si neurolog e kuptoj që…

Lexo më shumë