Author: shqiperia
Kasami-Tripunovski: Qytetarët të cilët kanë pasur dëme nga reshjet e shiut do të dëmshpërblehen
Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski sot ka vizituar rajonin e Tetovës. Tripunovski së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami kanë inspektuar gjendjen në terren pas reshjeve të mëdha të shiut që kaploi rajonin e pollogut. Ministri tha se kulturat bujqësore në këtë rajon kanë pësuar dëmtime serioze nga reshjet e mëdha të shiut. “Administrata e komunës ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të përcaktuar dëmet të cilët janë në fazën e paraqitjes së dëmeve, pas së cilës do të bëhet një elaborat”, tha Tripunovski. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nesër do të thirret…
Me një mbrëmje emocionuese inovacioni, BAT në Shkup festoi prezantimin e pajisjes glo Hyper Pro
Mbrëmë Shkupi ishte në qendër të ngjarjeve. Në mjedisin industrial të Laboratorium-it, dhe në shoqërinë e të ftuarve të shumtë, BAT festoi inovacionin më të fundit në stil – pajisjen ngrohëse të duhanit glo HYPER PRO. Në këtë mënyrë, përdoruesit në Maqedoni iu bashkuan afro nëntë milionë përdoruesve të moshës së rritur të glo-së anembanë botës. Siç konfirmohet nga kompania, përdoruesit e moshës së rritur në Maqedoni patën mundësinë të jenë pjesë e një numri të vogël të vendeve në të cilat BAT operon në nivel global dhe në të cilat është në dispozicion pajisja më e re glo HYPER…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me delegacionin e Kuvendit të Bavarisë. Në takim, kryetari Gashi shprehu kënaqësi të madhe për interesimin e vazhdueshëm gjerman për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe atë parlamentar. Republika Federale e Gjermanisë, tha kryetari i Kuvendit, ka qenë mbështetësja jonë e fortë në dekadat e fundit për realizimin e synimeve tona strategjike – më parë anëtarësimin në NATO dhe aktualisht, përpjekjet për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur, për të cilën jemi veçanërisht mirënjohës. Gashi përmendi edhe shkëmbimin tregtar: “Gjermania, është partneri…
GAFORRJA- Në korrik do të kaloni shumë mirë, pavarësisht cilës dhjetëditësh i përkisni, pasi Mërkuri, Venusi dhe Dielli do t’ju shoqërojnë dhe aspektet e tyre të favorshme do t’ju ofrojnë momente të bukura, të veçanta dhe unike. Ndjenja që do të merrni dhe do të jepni do të jetë e bollshme, marrëdhëniet tuaja do të jenë në maksimumin e tyre, do të fitoni zemra dhe mundësisht do të krijoni miqësi, grupe apo lidhje të reja, ndërsa nga data 11 e në vazhdim me Venusin dhe Mërkurin në shtëpinë e 2-të prisni ngjarje romantike dhe financiare. LUANI- Si mund të mos…
Nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore do të marrin tekstet që u mungojnë. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska njoftoi se në fillim të vitit shkollor në shtator, në masë të madhe ky problem do të tejkalohet. “Po, në shtator do të ketë tekste shkollore. Për filloristët do të ketë tekste për të gjithë, ndërsa për ata të shkollës së mesme pjesa më e madhe do t’i kenë tekstet shkollore”, tha Janevska, e cila ishte në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore në Draçevë. Ajo shtoi se arsimi nuk ka kohë për të pritur dhe se reformat do të…
E keni pyetur ndonjëherë veten se si mund të bëni disa ndryshime në mobilimin e brendshëm dhe stilin e shtëpisë krejtësisht falas? Jennifer Ebert është një arkitekte dhe dizajnere interiori që tregon se me disa truke të vogla ju mund të përmirësoni ambientin ku jetoni çdo ditë, pa investuar para dhe vetëm me disa lëvizje të vogla. 1. Ndryshoni vendet e qilimave nga njëra dhomë në tjetrën Një qilim, në varësi të ngjyrave dhe motive, mund të krijojë kontraste dhe të thyejë ngjyrat në tërësinë e ambientit. Thjesht, ndryshojuni vendin e qilimave nga njëra dhomë në tjetrën, mund të vendosni…
Kuqezinjtë përfunduan aventurën e tyre në Euro2024, pas ndeshjes së fundit me Spanjën të cilët dolën me rezultatin Shqipëri 0-1 Spanjë. Pak momente më herët ka ardhur një reagim nga Nedim Bajrami, një prej emrave më të dëgjuar përgjatë kohëve të fundit jo vetëm në Shqipëri por dhe në mbarë botën, për golin më të shpejtë në historinë e Europianit që shënoi në ndeshjen me Italinë. Nëpërmjet këtij reagimi ai falenderon të gjithë mbështetësit e tij, në veçanti tifozët e paloodhur që me brohoritjet e tyre në shkallët e stadiumit kanë bërë që djemtë e kombëtares të jepnin maksimumin e…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot shprehu gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me presidentin bullgar Rumen Radev dhe liderin e GERB-it, Boyko Borisov, nëse ai përsëri bëhet kryeministër, por thekson se gjetja e një zgjidhjeje është rrugë e dyanshme dhe se nuk mund të jemi mirë me fqinjët nëse nuk kemi respekt të ndërsjellë. Lexo po ashtu Borisov: Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen, do të iniciojë takim me Mickoskin “Më vjen keq që mesazhe të tilla po vijnë nga fqinji ynë lindor. Mendoja se ky lloj mesazhesh anakronike ishin pjesë e mesjetës, por fatkeqësisht, në Evropën moderne të shekullit të 21-të,…
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të mërkurë. Siç dallohet në pamjet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ish-kreu i Kadastrës është futur në ambientet e brendshme të SPAK, por nuk është prononcuar për mediat. Sipas burimeve, Lame është thirrur për t’u pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vunë një ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili po merr pjesë në konferencën ministrore në kuadër të Forumit të Salzburgut, sot pati fjalimin e tij, në të cilin theksoi se prioritet strategjik i RMV-së është integrimi në familjen evropiane. “Nga ana jonë do të bëhen të gjitha përpjekjet për të siguruar sundimin e pacenueshëm të ligjit, zbatimin e ligjeve dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës”, tha ministri Toshkovski. “Migrimi përgjatë të ashtuquajturës Linja Lindore-Mesdhetare vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore të MPB. Në atë drejtim, menaxhimi dhe forcimi i kufijve, ballafaqimi me migracionin ilegal, si dhe format…