Author: shqiperia

Florian Marku, administrator i Flori Farma ka mohuar të ketë njohje me mjekun Edmond Gashi. Të dy, bashkë me 5 persona të tjerë, akuzohen se bënin pazare me jetën e qytetarëve që vuanon nga sëmundjet tumorale. Pasi u njoh me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në një deklartë për gazetarët Marku deklaroi se nuk e njëh Gashin dhe asnjë nga personat e përfshirë në këtë skemë kriminale. Florian Marku:  Nuk kam asnjë lloj komenti. A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja? Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat. Ku i merrnit ilaçet?…

Lexo më shumë

I vazhdueshëm dhe i përsëritur është rekomandimi i ekspertëve për më shumë konsumim të peshkut në dietën e përditshme, megjithatë ka përjashtime. Siç raportohet nga Fondacioni Spanjoll i Kardiologjisë (FEC), “peshku përmban 18-20% proteina me vlerë të lartë biologjike, është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, si dhe vitaminave A dhe D të tretshme në yndyrë. Është gjithashtu i pasur me jod, fosfor. , kalium, magnez dhe kalcium (nëse hahet me kocka) dhe është i ulët në ind lidhës, gjë që e bën më të lehtë tretjen”. Megjithatë, shumë konsumatorë zgjedhin peshq që nuk janë më të shëndetshmit, si…

Lexo më shumë

Shumë vëzhgues mbretërorë shpresojnë për një përditësim të ri mbi trajtimin e kancerit të Kate Middleton, por një ekspert mbretëror thotë se familja mbretërore është e vendosur të qëndrojë “e heshtur”, duke shmangur çdo informacion të dëmshme. “Realiteti është se askush nuk e di se si është Kate,” tha eksperti mbretëror Ian Pelham Turner për Fox News Digital. “Ka shumë pëshpëritje, por në realitet, familja mbretërore dëshiron t’i mbyllë dyert botës” “Në ditët e fundit, Kate është deklaruar nga shtypi global si xhevahiri i familjes mbretërore në kurorë,” tha ai. “Ajo shihet si mbretërorja numër një… që stabilizon të ardhmen…

Lexo më shumë

E keni provuar të paktën një herë që, pasi keni qenë në të njëjtën pozicion për një kohë të gjatë, ndjeni se një pjesë e trupit tuaj “bie në gjumë”. Pastaj, kur përpiqeni të lëvizni, filloni të ndjeni “shpimet” në atë vend. Ndonjëherë bëhet aq e pakëndshme saqë as nuk doni të lëvizni. Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Goditjes në tru, ndjesia e mpirjes, si dhe djegia ose “gjembat” në trupin tuaj, quhet parestezi. Kjo zakonisht ndihet në duar ose këmbë, por mund të ndodhë edhe në pjesë të tjera të trupit. Ju ndoshta e keni pasur këtë…

Lexo më shumë

Për rrahjen masive që ndodhi pasditen e djeshme në Burgun e Idrizovës, ministria e Punëve të Brendshme ka dal me detaje. Nga MPB thonë se dy persona kanë marrë lëndime nga mjete të mprehta, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor. “Më 26.06.2024 në ora 13.10 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës kanë lajmëruar se rreth ores 10:30 në reparti e mbyllur ambulantor, rendi dhe qetësia publike janë prishur nga një përplasje fizike mes disa personave të dënuar, gjatë së cilës ka pësuar lëndime E.M (26), derisa S.D(43) dhe S.M(29) kanë…

Lexo më shumë

Hetimi i skandalit në Onkologjik nuk ndalet vetëm me skemën mashtruese të pacientëve me kancer për përfitim të spitaleve private, por edhe në probleme të tjera madhore brenda këtij spitali. Në dosjen hetimore që VizionPlus ka siguruar, rezulton se rrezatimi i kobaltit kabinetin e brachyterapisë, ishte një shqetësim që ka ‘alarmuar’ disa prej bluzave të bardha, pasi bëhet fjalë për një lëndë radio-aktive që vë në rrezik për jetën mjekët, pacientët apo familjarët që shoqërojnë këta të fundit. Ky rast, siç dosja hetimore tregon, fillimisht është adresuar nga mjeku Adrian Hoti, i cili ka ngritur në grupin “ËhatsApp” shqetësimin mbi…

Lexo më shumë

Një nga politikanet më me ndikim në Maldive është arrestuar për “kryerjen e një magjie të zezë” ndaj presidentit. Fathimath Shamnaz Ali Saleem, ministrja për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, u arrestua të dielën së bashku me dy persona të tjerë në kryeqytetin Male. Sipas mediave lokale, ajo kreu një ritual magjik kundër liderit të republikës Mohamed Muizzu, i cili mori postin në nëntor 2023. Ajo është lënë në paraburgim për një javë në pritje të hetimeve. Mësohet se oficerët bastisën shtëpinë e Shamnazit dhe konfiskuan sende që sipas burimeve mund të ishin përdorur për një ritual. Kokosi përdoret shpesh në rituale…

Lexo më shumë

Shpërndarja e qëllimshme e minave në Detin e Zi nga Kievi përbën një kërcënim për shtetet e tjera në rajon për shkak të lëvizjes së tyre, tha drejtoresha e Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference. “Shqetësime serioze për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi shkaktohen nga veprimet e regjimit të Kievit në lidhje me shpërndarjen e qëllimshme të minave në ujëra”, theksoi diplomatja. “Në fillim të operacionit special ushtarak, Ukraina tashmë kishte shpërndarë mina në portet e saj të Detit të Zi, nëse ju kujtohet. Më pas, për shkak të…

Lexo më shumë

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë një tjetër dënim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s. FSHF-ja të enjten njoftoi se ka pranuar dënimin e tretë nga UEFA me vlerë prej 86 mijë e 500 euro. Dënimin e rëndë e ka marrë pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së tetë të Evropianit kundër Spanjës. Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Spanjës u zhvillua të hënën në Dusseldorf. “Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur…

Lexo më shumë

Rusia kreu sulme ajrore në Ukrainë mëngjesin e së enjtes dhe i bombardoi vendbanimet civile në rajonin lindor të frontit, Donjeck, duke e vrarë në person dhe duke i plagosur 14 të tjerë, thanë zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë. Vrasja ndodhi në qytetin industrial Toretsk, ndërsa të plagosurit janë banorë të Memrisk, Selidovo dhe Komar, tha në Telegram guvernatori rajonal Vadym Filashkin. Ushtria ukrainase raportoi se Rusia e sulmoi Ukrainën me gjashtë raketa lundruese dhe me 23 dronë mëngjesin e së enjtes. Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi pesë prej raketave dhe të gjithë dronët e lëshuar mbi objektivat në Ukrainë, tha…

Lexo më shumë