Author: shqiperia

Bashkimi Evropian dhe dy nga vendet e tij anëtare, Lituania dhe Estonia, nënshkruan marrëveshje sigurie me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit në Bruksel të enjten. Marrëveshja me BE-në përcakton angazhimin e bllokut për të ndihmuar Ukrainën në nëntë fusha të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë dërgesat e armëve, trajnimin ushtarak, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe çminimin, sipas një drafti të parë nga Reuters. Pakti – së bashku me dokumentet e nënshkruara me Lituaninë dhe Estoninë – plotëson marrëveshje të tjera të ngjashme të nënshkruara midis Ukrainës dhe aleatëve të saj për të forcuar mbrojtjen e…

Lexo më shumë

Sot me konferencë për media filloi projekti i ri “Business leader”, nën organizimin e kompanisë Eventika së bashku me Target Group si partner analitik dhe Halkbank AD Skopje si partner kryesor. Projekti synon të vendosë standarde të reja në komunitetin e biznesit përmes aktiviteteve të ndryshme – ceremoni prestigjioze çmimesh, podcast biznesi, publikim special dhe një ueb portal, përmes të cilit do të ndërtohet një platformë për njohjen, rrjetëzimin dhe mbështetjen e bizneseve lider në Maqedoni. “”Business leader” është projekt për të festuar suksesin e komunitetit afarist në RMV, me fokus kryesor njohjen, frymëzimin dhe lidhjen e liderëve të biznesit,…

Lexo më shumë

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun kirurg Edmond Gashi, pas skandalit në spitalin Onkologjik. Por pas përfundimit të seancës, mjeku nuk ka preferuar të përballet me gazetarët, por është larguar me vrap nga dera e pasme e institucionit, derë që shërben vetëm për hyrjen dhe daljen e stafit. Pas publikimit të bideos, gjykata në një njoftim për mediat, ka sqaruar se si qëndron e vërteta e këtij veprimi. “Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë…

Lexo më shumë

Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra, Jildiz Veaposka, do të nis nga fillimi, nëse nuk ka zgjidhje deri më 5 shtator. Gjyqtari nga Shkupi që udhëheq këtë lëndë është deleguar të punojë në Gjykatën e Strugës deri në fillim të shtatorit. Ndërkohë, seancat vazhdojnë të shtyhen edhe e sotmja është shtyrë me arsyetimin se nuk ka përfunduar superekspertiza, dhe së shpejti do të fillojë pushimi gjyqësor, i cili zgjat deri në mesin e gushtit. “Dy gjyqtarë kanë dalë në pension, gjyqtari i tretë është në pritje të rastit tim, por nëse gjyqtari i tretë do ta përfundojë rastin tim, apo…

Lexo më shumë

Faza grupore e Kampionatit Evropian që po mbahet në Gjermani, ka sjellë shumë përballje të forta dhe emocione të mëdha për adhuruesit e futbollit. Aksione, gola të bukur sollën lojët e zhvilluara në gjashtë grupet ku morën pjesë 24 kombëtaret. Po ashtu u thyen edhe një varg rekordesh, të cilave iu prin futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Bajrami, arriti që ta shënonte golin më të shpejtë deri më tani në histori të kampionateve evropiane. Ai qëlloi cakun kundër Italisë, pas vetëm 23 sekondash. Me këtë rast, UEFA ka shkruar rreth rekordeve të thyera deri më tani në “EURO 2024”.…

Lexo më shumë

Rezultatet e një prove të vogël klinike  mund të rezultojnë një revolucion në menaxhimin e sëmundjes së Parkinsonit. Është një test diagnostik dhe imunoterapi e mundshme që funksionon si vaksinat. Edhe pse në një fazë të hershme, shkencëtarët që qëndrojnë pas hulumtimit premtues thonë se janë të emocionuar. Të dyja metodat inovative synojnë proteinën α-sinukleinë. Gabimet në palosjen e α-sinukleinës, e cila normalisht është e pranishme në qeliza, janë ato që shkaktojnë çrregullimet neurodegjenerative në sëmundjen e Parkinsonit. Kjo proteinë jo-natyrale fillon dhe grumbullohet në neurone, kryesisht ato dopaminergjike të vendosura në substantia nigra e trurit , një zonë e përfshirë në  rregullimin e lëvizjes. Ndonëse…

Lexo më shumë

Gjykata e Tiranës ka ekzekutuar 6 masa siguri për shpërdorim detyre për mjekët e përfshirë në slandalin e “Onkologjikut”. Për mjekun kirurg Edmond Gashi gjykata dha masën e sigurisë arrest shtëpie. E njëjta masë u dha edhe për babain e tij që ishte administrator në klinikën private të mjekut Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku. Ndërsa për mjeken onkologe Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatorin Emiljano Lela, gjykata dha detyrim paraqitje. Por deri në përfundim të hetimeve, drejtoria e QSUT ka marrë vendimin për të pezulluar nga detyra dy mjekët, koordinatorin dhe zv.drejtoreshën e QSUT./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Pas disa vitesh procedura, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka vendosur në favor të Shqipërisë në çështjen që kishte përballë Bankers Petroleum. Kompania e nxjerrjes së naftës njoftoi hapjen e padisë në gjykatën e arbitrazhit pasi administrata tatimore urdhëroi bllokimin e llogarive të saj bankare, duke kërkuar 75 milionë dollarë taksa të pretenduara në bazë të një rivlerësimi tatimor. “Në përfundim të gjykimit, dhe pse Bankers kërkoi me anë të arbitrazhit të mbajë të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës me anë të procedurës së rikuperimit të kostove, Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadoren gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë. “Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e…

Lexo më shumë

Zgjedhjet në SHBA që do të mbahen në datën 5 nëntor kanë nxitur debate të shumta. Presidenti aktual Joe Biden dhe Donald Trump do të përballen sot me njëri tjetrin në një debat në CNN.  Kjo do të jetë edhe përballja e parë mes dy kandidatëve përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, teksa parashikohet të këtë dy të tilla. Debati 01:00 pas mesnatës së sotme. Ajo zhvillohet drejtpërdrejt në CNN nga Atlanta, Georgia. BBC do të ketë një ekip reporterësh që do të ofrojnë analiza, kontrolle faktesh dhe reagimet. Prezantuesit veteran të CNN, Jake Tapper dhe Dana Bash do të moderojnë…

Lexo më shumë