Author: shqiperia

Shqipëria mbylli aventurën në Euro 2024 duke u renditur e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë të marrë. Kombëtarja kuqezi ishte në grup së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë duke arritur që të barazonte vetëm me këta të fundit. Pavarësisht rezultateve, kuqezinjtë zhvilluan ndeshje mjaft të mira, ku disa lojtarë ranë edhe në sy të Europës me paraqitjet e tyre. Një ndër ta ishte edhe portieri, Thomas Strakosha. Ky i fundit zhvilloi ndeshje mjaft pozitive duke kryer pritje fantastike, të cilat janë vlerësuar edhe nga UEFA. Këta të fundit kanë nxjerrë edhe renditjen e portierëve përsa i…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë  ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar. Mediat kosovare shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe makinë. “Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale…

Lexo më shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për çështjen e legjitimitetit të Qeverisë së re. Në njoftimin nga kabineti i Mexhitit, thuhet se palët në takim kanë rënë dakord se legjitimiteti i Qeverisë së re, është çështje e mbyllur. “Të dyja palët u dakorduan se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha e ardhshme do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend.…

Lexo më shumë

Sulmet e panikut mund të shfaqen në momentet më të papritura: gjatë punës ose kur jeni në shtëpi ulur në divan. Për çfarë shkaktohen këto përvoja të pakëndshme? Le ta detajojmë. E papritur, dërrmuese dhe madje e frikshme. Ndoshta në një moment keni pyetur veten pse keni sulme paniku. Ajo ndjesi e papritur që ju mungon fryma, se zemra juaj po rrahë dhe frika kap çdo fije të mendjes dhe trupit tuaj, është diçka shumë e pakëndshme. Gjithçka është jashtë kontrollit tuaj. Dhe nëse ka një aspekt që gjeneron edhe më shumë frikë, është përsëritja e këtyre ndjesive. Gjëja kryesore…

Lexo më shumë

Kryeministri i ri i RMV-së Hristijan Mickoski, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer. Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për ecurinë e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Kryetari Mickoski theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Bashkimi Evropian për proceset reformuese dhe stabilitetin e vendit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë të punojë së bashku me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta”. “Ambasadori Geer konfirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të vazhduar bashkëpunimin e shkëlqyer…

Lexo më shumë

Një djalë 10-vjeçar humbi jetën pasi ra në një pus rreth 15 metra i thellë dhe gjysmë plot me ujë në Itali. Mediat italiane raportojnë se aksidenti me sa duket ka ndodhur gjatë një ekskursioni të organizuar nga Anffas (shoqata kombëtare e familjeve të personave me aftësi të kufizuara intelektuale dhe/ose në marrëdhënie). Është rrëzuar edhe një grua, një punëtore kooperativiste 54-vjeçare, e cila pasi ka vërejtur rënien, ka zbritur në të njëjtin pus për të kontrolluar nëse fëmija ndodhet aty dhe për ta shpëtuar, pasi ka ngritur alarmin. Gruaja me sa duket u bllokua në pus dhe u shpëtua…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (27.06.2024) në ora 12:35 në SPB Ohër është raportuar se një person ka rënë nga shkëmbi në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë një kompleksi hotelier në bregun e Ohrit dhe ka pësuar lëndime. “Në vendin e treguar menjëherë janë dërguar punonjës policorë nga Stacioni Policor i Ohrit, si dhe nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar “Liqeni i Ohrit”. Pas masave të marra personi është nxjerrë jashtë dhe është konstatuar se është S.M.A(45) nga Anglia”. “Mjeku i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar se i njëjti ka pasur lëndime trupore dhe më pas me një gomone…

Lexo më shumë

Me 25 vota pro, 293 kundër dhe 27 abstenime, ligjvënësit spanjollë kanë refuzuar një nismë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja. Nisma u paraqit para Parlamentit spanjoll nga partia Junts per Catalunya (Së bashku për Katalonjën), që udhëhiqet nga Carles Puigdemont, dhe disa ditë më parë u mbajt edhe një debat parlamentar për të. Në letrën që kjo parti dorëzoi në Parlament, ishte përmendur vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në vitin 2010 kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu ishte përmendur fakti se Kosova njihet nga më…

Lexo më shumë

Nuk është vetëm në fushë që Zvicra ka treguar realisht në këtë kampionat evropian deri më tani. Ajo që tifozët treguan në tre ndeshjet e para në grup është gjithashtu kinema e shkëlqyer. Me marshimet e mëdha të tifozëve para dy ndeshjeve në Këln dhe dhjetëra mijëra mbështetës të zhurmshëm në stadiume, Zvicra ka bërë bujë në të gjithë Evropën. Të paktën për sa i përket tifozëve, mund të shpallim ambicie për titullin e kampionatit europian. Por vala e madhe e euforisë tani ka pasoja financiare për Federatën Zvicerane të Futbollit. Në SFV, një gjobë e madhe e UEFA-s ka…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin. “Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një…

Lexo më shumë