Author: shqiperia
Durrës/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i Pastër”. Pas një hetimi proaktiv, finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Vihen në pranga 3 vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike. Asgjësohen dhjetëra fidanë dhe bimë cannabisi. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë intensifikuar kontrollet në terren, të bazuara në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive. Në këtë kuadër, si…
Gati në finish, pasi emrat e rinj që do duhet të drejtojnë BE duhet të miratohen edhe nga Parlamenti Europian. 27 krerët e BE vendosën të enjten me shumicë të emërojnë, Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian. Italia abstenoi, pas kishte pakënaqësi për emërimet. Antonio Costa emërua si drejtues i Këshillit të BE. Kurse kryeministrja estoneze, Kaja Kallas pritet të jetë e ngarkuara e re BE për politikën e Jashtme duke zëvendësuar kështu të ngarkuarin aktual, Josep Borrell. Krerët e BE vendosën të enjten për kandidaturën e saj në samitin e Brukselit. Megjithata Kallas ka ende disa pengesa që duhet të kalojë derisa të…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në disa pjesë të vendit do të fryjë një erë e fortë me shpejtësi deri 60 km/h. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 23, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin prej 20 deri 34 gradë celsius. Edhe për nesër parashikohet që moti të jetë me vranësira dhe reshje të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka marrë vëmendje me një postim të shpërndarë në rrjete sociale. Artisti i ka bërë një dedikim divës së muzikës shqiptare, duke e lartësuar figurën e saj. Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte shtatë-vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt. I njëjti thotë se ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe se e cilëson unike. “Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore, qysh 7 vjeçe, dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je…
Për një shëndet optimal të zorrëve, zgjedhja e ushqimit luan një rol vendimtar. Ndërsa shumë fruta ofrojnë një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, jo të gjitha mund t’i gjeni në çdo sezon prandaj përgjatë viteve ngrirja e frutave është parë si zgjidhje për t’i konsumuar ato sa më gjatë. Megjithatë siç mund ta dini, shumë prej ushqimeve që ngrihen mund t’i humbasin vlerat e tyre ushqimore, me përjashtim të një fruti. Ka një frut të ngrirë që dallohet për përmbajtjen e tij të jashtëzakonshme ushqyese dhe përfitimet për shëndetin e sistemit tretës: dhe janë pikërisht boronicat. Çfarë thonë ekspertët? Dr.…
Dashi Do të jeni mjaft të aftë për të lexuar synimet e personave që keni pranë dhe për këtë arsye duhet të mundoheni që të mbyllni të gjitha ato lidhje apo bashkëpunime që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të jeni më të komunikueshëm dhe të hapur në dashuri. Dialogu dhe mirëkuptimi reciprok do ju lejojnë që të vlerësoni më mirë intimitetin tuaj. Demi Do të keni nevojë të pushoni dhe të riorganizoni energjitë tuaja si dhe të përcaktoni më qartë perspektivën për projektet e së ardhmes. Këshillohet që të jeni më të pranishëm në familje. Binjakët Ka disa…
Mjeku Edmond Gashi theu “arrestin shtëpiak” dhe shkoi në lokal, por procedohet në gjendje të lirë
Mjeku onkolog Edmond Gashi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga agjentët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës për “shpërdorim detyre” pas skandalit me pacientët me kancer të Spitalit Onkologjik, që dërgoheshin në klinikën e tij private. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se hetimi në gjendje të lirë është bërë mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00, ku i shoqëruar në komisariat ka qenë vetë mjeku, pas komunikimit me prokurorin e çështjes, Bledar Valikaj. Zakonisht, për thyerje të masës së…
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndruehsme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vransirave. Përgjatë relieveve malore në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 33°C në zonat e ulëta 20 deri 36°C në zonat bregdetare 21 deri 34°C./vizionplus.tv
Ndonëse rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian të Futbollit mori fund në fillim të javës, Shqipëria mbetet më e gjobitura e Euro 2024 nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA). Ndër arsyet për gjobat e shqiptuara, me vlerë të përgjithshme mbi 170 mijë eurosh, ishin edhe thirrjet e tifozëve shqiptarë, të cilat UEFA i cilësoi si provokuese. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, madje u pezullua për dy ndeshje, për shkak të thirrjeve përçmuese ndaj Maqedonisë së Veriut. Daku, i lindur në Kosovë, më vonë kërkoi falje. Për arsye të ngjashme u gjobit edhe Serbia. Rivalitetet ballkanike Thirrjet që u…
Bronny James është përzgjedhur në rundin e dytë të draftit të NBA-së nga Los Angeles Lakers dhe mund të luajë përkrah babait të tij legjendar, LeBron James, raporton BBC. 19-vjeçari ishte zgjedhja e 55-të në draftin e mbajtur në New York pas disa javësh spekulimesh se në cilin ekip do të përfundonte. Katër herë kampioni i NBA-së, LeBron, 39-vjeçar është në vitin e tij të fundit të karrierës dhe mund të jetë lojtar i lirë gjatë verës duke refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës prej 51.4 milionë dollarëve në fund të muajit qershor. Mirëpo gjatë vitit 2022 ai kishte thënë…