Author: shqiperia

Sot me datë 28.06.2024 (e premte) duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet seanca e parë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në seancë, ndër të tjera, do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrit drejtues në disa institucione shtetërore. Kuvendi të dielën me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër” zgjodhi qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga OBRM-PDUKM, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës” votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e lëshoi seancën pak…

Lexo më shumë

“Kaloi përtej futbollit”, kështu është shprehur futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj për reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali. I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Hysaj ka treguar me detaje emocionet dhe gjithçka që shkaktoi gjithë ai reagim i tifozerisë shqiptare kundrejt tij. “Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na…

Lexo më shumë

Platforma e muzikës Spotify i ka fshirë faqet dhe këngët e disa artistëve rusë, të cilët e mbështesin pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska. Në mesin e tyre janë edhe Shaman (Yaroslav Dronov), Chicherina, Polina Gagarina, Grigory Leps, Oleg Gazmanov, dhe grupi i rokut Lyube, sipas kanalit në Telegram Rodnoy Zvuk. Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Gargarinas dhe Shamanit në fillim të kësaj jave. Chicherina, Gazmanov, dhe lideri i Lyube, Nikolai Rastorguev, u sanksionuan nga BE-ja në tetor 2022, ndërsa Leps në dhjetor të po atij viti. Spotify, platforma më e madhe për transmetimin e muzikës në botë, i…

Lexo më shumë

Ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm, është vetëdorëzuar në polici. Siç bën të ditur gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij. Më herët policia ‘goditi’ portalin shqipneës.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë.…

Lexo më shumë

Pas motit të ligë i cili kaploi Shkupin dhe rrethinën, përmbytje ka pësuar edhe Teatri i Dramës në Shkup. Në fotografitë e publikuara nga ministri i Kulturës, i cili ka qëndruar në terren shihet se si enterieri i Teatrit është dëmtuar tërësisht, muret janë lagur, ndërkaq kova ka gjithandej për të mbledhur ujin. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar në Facebook se ministri Zoran Ljutkov ka inspektuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet nga shiu sonte. “Sot isha në Teatrin e Dramës për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet nga reshjet e shiut. Nëse në vitin 2017 Qeveria e…

Lexo më shumë

Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut, theu masën e arrestit shtëpiak duke drekuar në fshatin Kus. Për t’i shpëtuar penaliteteve ai u sigurua që të mos linte gjurmë. Për këtë, mjeku është ndihmuar nga një 22-vjeçar,i cili ka fshehur  DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku. Megjithatë, Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus. Po ashtu, 22-vjeçari që fshehu pamjet filmike akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.  

Lexo më shumë

Quhet “fenomeni i agimit” dhe ndodh zakonisht midis orës 2 dhe 8 të mëngjesit. Por përse ky fenomen ndodh edhe tek njerëzit që nuk vuajnë nga diabeti? Pse sheqeri në gjak është i lartë në mëngjes? Në përgjithësi, ndryshimet hormonale normale që bën trupi juaj në mëngjes shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak, pavarësisht nëse keni apo jo diabet. Trupi thjesht prodhon më shumë insulinë dhe ju as nuk e vini re se kjo po ndodh. Por nëse keni diabet është ndryshe. Meqë trupi juaj nuk i përgjigjet insulinës njësoj si shumica, niveli i sheqerit në gjak mund të rritet,…

Lexo më shumë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri në pronësi të shtatë personave, të cilët rezultojnë të dënuar në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonimik kërkoi vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasve E. A., M. T., K. B., D. B., E. B., V. A., E. B. dhe pasurive të disa subjekteve tregtare të provuar si në administrimin e shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’. Nga vlerësimi…

Lexo më shumë

Iranianët filluan votimin sot për të zgjedhur presidentin e ri, tha ministri i Brendshëm Ahmad Vahidi në televizionin publik. Sipas një analize të New York Times, zgjedhjet vijnë në një moment kritik për vendin, pasi presidenti i ri i zgjedhur do të përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë pakënaqësinë dhe ndasitë brenda vendit, një ekonomi të trazuar dhe sigurisht paqëndrueshmëria gjeopolitike që e ka sjellë Iranin në prag të luftës dy herë këtë vit. Edhe pse fushata elektorale nisi pa ‘pasion’, zgjedhjet e këtij viti janë më të diskutueshme se ato të mëparshme të 2021, falë pranisë së reformatorit Masoud Pezeskian, i…

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi. “Është rritur komunikacioni jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ LAMM: Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë