Author: shqiperia
Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Kroacisë në kuadër të fazës së grupeve të EURO 2024 ka qenë dramatike ku në fund Shqipëria barazoi shifrat 2 me 2. Pos kësaj, atmosfera e shqiptarëve dhe kroatëve është krijuar në mënyrë të përbashkët, duke treguar kështu miqësinë në mes dy kombeve. Një djalosh me emrin Noah 10-vjeçar që bëri tifo për Shqipërinë e Kroacinë kishte parashikuar rezultatin 2 me 2. Ashtu edhe doli, Kroacia dhe Shqipëria kanë ndarë pikën duke shpresuar që ndonjëra prej tyre të sigurojë kualifikimin për fazën eliminatore. Si shumë video, edhe ajo e Noah u shpërnda në Tik Tok.…
Skocia dhe Zvicra ndajnë pikët
Zvicra ka barazuar 1-1 me Skocinë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B, përcjell Reporteri.net. Zvicra tani është e dytë në grup me katër pikë. Skocia del në vendin e tretë me një pikë. Gjermania udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë. Në xhiron e fundit, më 23 qershor, Zvicra luan ndaj Gjermanië në Frankfurt, ndërsa Skocia e Hungaria takohen në Stuttgart. Skocia dhe Zvicra ndajnë pikët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Vietnam për bisedime me liderët komunistë të vendit në ndalesën përfundimtare të turneut të tij dy-vendesh në Azi, pas përfundimit të një pakti të mbrojtjes me Korenë e Veriut. Mediat e huaja bëjnë me dije se avioni i Putinit u ul në aeroportin e Hanoit, ku ai u prit në një tapet të kuq nga zëvendëskryeministri vietnamez Tran Hong Ha dhe diplomati i lartë i partisë Le Hoai Trung. /vizionplus.tv
Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, ka sqaruar pozicionimin e tij përsa i përket luftës në Lindjes e Mesme, duke theksuar se Qipro nuk është përfshirë nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë në ndonjë operacion ushtarak në rajon apo gjetkë. Kjo deklaratëvjen në përgjigje të komenteve të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili paralajmëroi sot se Qipro mund të përfshihet në një konflikt më të gjerë nëse lejon Izraelin të përdorë portet dhe aeroportet e tij për të shënjestruar Libanin. Christodoulides thotë se vërejtjet e Nasrallah nuk pasqyrojnë realitetin, por ajo që po tentohet është që të paraqesë një…
Temperatura të larta janë shënuar gjatë këtyre ditëve, e si pasojë duhet të tregohet një kujdes i veçantë. Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë: -Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; – Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë…
Sipas një prej sondazheve në rrjetet sociale, ka disa gjëra kyçe që gratë presin nga partnerët e tyre të mundshëm. Disa prej tyre janë mjaft të thjeshta. 1. Një kthim i sigurt në shtëpi Asgjë nuk është më romantike sesa shqetësimi për pafajësinë e saj. Rreth 55% e grave theksojnë se është shumë e rëndësishme që burrat të sigurojnë kthimin e tyre të sigurt në shtëpi. Kjo tregon kujdesin dhe vëmendjen tuaj, që është një plus i madh në sytë e shumë zonjave. 2. Vëmendje dhe fokus A e dini se 55% e femrave duan që ju të ulni telefonin…
Pasi Alternativa u tërhoq nga vendimi që Safije Sadiki-Shaini të jetë zëvendësministre në Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive, ka reaguar Arbër Ademi nga BDI ku tha se në mungesë të fuqisë politike VLEN u detyruan ta tërheqin emrin e Safije Sadiki-Shainit “Në mungesë të fuqisë politike që ta largojnë serbin pro Putin dhe pro Vuçiç, Ivan Stoilkoviç nga Ministria për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, vazalët shërbëtor Vlen detyrohen ta tërheqin propozimin që zonja Safije Sadiku-Shahini të jetë zëvendëse e Stoilkoviçit. Shërbëtorët e pafuqishëm dhe pa legjitimitet çdo ditë po poshtërsojnë shqiptarët duke ju përkulur OBRM-PDUKM-së”, tha Ademi. …
Hulumtimet e reja nga shkencëtarët italianë vlerësojnë se pjesë të Venecias do të zhyten deri në vitin 2150. Studimi u krye nga ekspertë në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i cili analizoi të dhënat mbi rritjen e nivelit të baticës. Venecia është duke u përballur me përmbytjet gjithnjë e më të shpeshta për dekada. Tani ekziston një sistem pengesash kundër përmbytjeve në lagunën e saj, një gji i cekët, 550 km² i mbyllur në Detin Adriatik verior që rrethon Venedikun dhe ishujt e tij, shkruan Living. Por këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbrojtur qytetin nga…
Xherdan Shaqiri sot theu një rekord
Xherdan Shaqiri realizoi një gol brilant nga distanca ndaj Skocisë, në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024. Shaqiri bëhet lojtari i parë që realizon në gjashtë gara të mëdha ndërkombëtare radhazi: Kupa e Botës 2014 Kampionati Evropian 2016 Kupa e Botës 2018 Kampionati Evropian 2020 Kupa e Botës 2022 Kampionati Evropian 2024. Shaqiri shënon supergol për Zvicrën Xherdan Shaqiri sot theu një rekord / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të afërmit e pelegrinëve që u zhdukën gjatë haxhit (pelegrinazhi vjetor islamik në Mekë) në Arabinë Saudite perëndimore po kërkonin për ta në spitale. Më shumë se 900 besimtarë vdiqën gjatë pelegrinazhit të madh vjetor, teksa shumica e vdekjeve i atribuohen të nxehtit. Shumica e pelegrinëve që vdiqën gjatë haxhit, i cili u zhvillua javën e kaluar në Mekë, qyteti më i shenjtë i Islamit, ishin me kombësi egjiptiane. Sipas një diplomati arab, numri i të vdekurve të egjiptianëve në haxh është të paktën 600. Të gjitha vdekjet janë për shkak të vapës, pasi temperatura maksimale arriti në 51.8 gradë Celsius. Diplomatë…