Author: shqiperia

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në prill të 2024 është 41.085 denarë (667 euro) dhe është 13,7 për qind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e Arsimit me 21,8 për qind, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit me 18,6 për qind dhe Informacionit dhe Komunikimit me 18 për qind. Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar…

Lexo më shumë

Enkelejd Alibeaj është i pari deputet demokrat që largohet nga grupi parlamentar i PD, pasi gjykata e Apelit njohu Sali Berishën  si kryetar të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj i cili është numri 2 i grupimit të udhëhequr nga Lulzim Basha deklaroi se është kundër berishizmit si model politik. “Nëse për të qenë ‘demokrat’ kushti është të jesh ‘berishist’ dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha.”, tha Alibeaj. …

Lexo më shumë

Turistët në qytetin e Vlorës janë të shumtë  në nisje të sezonit veror. Prenotimet në qytetin e Vlorës janë shtuar, por  interesi i pushuesve nuk është vetëm  plazhi por  edhe eksplorimi i zonave të ndryshme  historike dhe arkeologjike. Ishulli i Sazanit është më i frektuentuari këtë verë për shkak dhe të historisë  dhe të fshehtave që mbart. “Hera e parë  në Shqipëri, më pëlqen si vend, dhe njerezit janë të sjellshëm.” “Vi nga Moldavia dhe kemi zgjedhur të vimë me një guidë, do të vizitojmë bregdetin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit.” “Hera e parë që  do të vizitojmë  ishujt…

Lexo më shumë

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se prej ditës së martë oborret e shkollave në qytet do të jenë hapura për parkimin e automjeteve. “Duke filluar nga dita e martë oborret e shkollave fillore ‘Istikball’, ‘Liria’, ‘Goce Dellçev’ si dhe Gjimnazi ‘Kirill Pejçinoviq’ në të dy objektet do të jenë të hapura për parkim të automjeteve. Parkimi do të jetë falas pa pagesë. Kjo do ta lehtësojë komunikacionin gjatë verës kur mërgimtarët tanë vijnë për pushime dhe kemi frekuentim më të madh”, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës. Gjithashtu, nga komuna e Tetovës u bëjnë thirrje vozitësve që…

Lexo më shumë

Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s. Lajmi është konfirmuar nga Politico, e cila thekson se të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim të pasojë Jens Stoltenberg. Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën e tij për postin kryesor të NATO-s. Gjatë një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij. Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s…

Lexo më shumë

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla dha shpjegime në Gjykatën e Posaçme, e cila nisi sot gjyqin ndaj tij. Menjëherë pas seancës ai tha se është i bindur në pafajsinë e se është i gatshëm të përballet me drejtësinë. “Isha për të dhënë deklaratën time para gjykatësve. Është një proces që ju e dini. Shpresoj që drejtësia do të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe që unë jam i pafajshëm në këtë proces. Kam qenë gjithmonë i gatshëm”, deklaroi Memolla. Akuza që rëndon ndaj tij lidhet me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të dy viteve…

Lexo më shumë

Drejtoria e policisë  Vlorë në bashkëpunim me FNSH dhe agjentë të  krimeve të rënda kanë kryer disa aksione ditën  e sotme. Mësohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është  arrestuar brenda në një lokal, ndërsa personi tjetër është arrestuar  në zonën e Lungomares teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz. Efektivët i kanë bllokuar rrugën  duke e rrethuar Audin luksoz. Drejtuesit të  mjetitit i  janë vendosur  prangat dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës. Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Kremi kundër diellit është miku ynë më i mirë gjatë kësaj periudhe dhe përdorimi i tij, veçanërisht në verë është i nevojshëm në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës. Efektet e rrezatimit diellor në lëkurë janë të njohura për të gjithë. Dielli për shembull, mund të çojë në shfaqjen e një djegieje apo edhe në kushte shumë më të këqija si kanceri i lëkurës, ndërkohë që shpesh shkakton shenja të forta plakjeje. Megjithatë, është fakt që sado metodikisht ta përdorim, ka gjithmonë disa gabime në të cilat “biem” qoftë nga nxitimi, qoftë nga pakujdesia. Cilat janë këto gabime: Nuk i…

Lexo më shumë

Federata e Futbollit të Serbisë i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Teodor Teodoridis, pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë (2:2). Federata e Futbollit të Serbisë ka kërkuar të sanksionohen dy federatat, ato të Shqipërisë dhe të Kroacisë. Po ashtu, Federata e Futbollit serb është ankuar zyrtarisht edhe për rastin e Mirlind Dakut, i cili në përfundimin e sfidës ka marrë megafonin e tifozëve dhe ka brohoritur siç pretendohet kundër maqedonëve dhe serbëve. “Federata e Futbollit të Serbisë ju drejtohet në lidhje me ngjarjet në ndeshjen e djeshme të turneut final EURO 2024 ndërmjet ekipeve kombëtare të…

Lexo më shumë

Duhet të ndërmerren veprime urgjente në Detin e Kuq për të ndaluar sulmet ndaj anijeve tregtare nga Houthi të Jemenit, thanë grupet kryesore të industrisë, pas fundosjes së një anijeje të dytë. Militantët Houthi të lidhur me Iranin filluan sulmet me dronë dhe raketa në rrugën e rëndësishme tregtare në nëntor dhe deklaruan se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza. Në më shumë se 70 sulme, ata gjithashtu kanë kapur një anije dhe ekuipazhin e saj dhe kanë vrarë të paktën tre detarë. “Është për të ardhur keq që detarët e pafajshëm po sulmohen ndërsa thjesht kryejnë punët…

Lexo më shumë