Author: shqiperia
Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se prej ditës së martë oborret e shkollave në qytet do të jenë hapura për parkimin e automjeteve. “Duke filluar nga dita e martë oborret e shkollave fillore ‘Istikball’, ‘Liria’, ‘Goce Dellçev’ si dhe Gjimnazi ‘Kirill Pejçinoviq’ në të dy objektet do të jenë të hapura për parkim të automjeteve. Parkimi do të jetë falas pa pagesë. Kjo do ta lehtësojë komunikacionin gjatë verës kur mërgimtarët tanë vijnë për pushime dhe kemi frekuentim më të madh”, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës. Gjithashtu, nga komuna e Tetovës u bëjnë thirrje vozitësve që…
Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s. Lajmi është konfirmuar nga Politico, e cila thekson se të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim të pasojë Jens Stoltenberg. Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën e tij për postin kryesor të NATO-s. Gjatë një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij. Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s…
Nis gjyqi ndaj Edison Memollës, kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet për korrupsion zgjedhor
I akuzuar për korrupsion zgjedhor, kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla dha shpjegime në Gjykatën e Posaçme, e cila nisi sot gjyqin ndaj tij. Menjëherë pas seancës ai tha se është i bindur në pafajsinë e se është i gatshëm të përballet me drejtësinë. “Isha për të dhënë deklaratën time para gjykatësve. Është një proces që ju e dini. Shpresoj që drejtësia do të nxjerrë të vërtetën në shesh dhe që unë jam i pafajshëm në këtë proces. Kam qenë gjithmonë i gatshëm”, deklaroi Memolla. Akuza që rëndon ndaj tij lidhet me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të dy viteve…
Drejtoria e policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH dhe agjentë të krimeve të rënda kanë kryer disa aksione ditën e sotme. Mësohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre është arrestuar brenda në një lokal, ndërsa personi tjetër është arrestuar në zonën e Lungomares teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz. Efektivët i kanë bllokuar rrugën duke e rrethuar Audin luksoz. Drejtuesit të mjetitit i janë vendosur prangat dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës. Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar./vizionplus.tv
Kremi kundër diellit është miku ynë më i mirë gjatë kësaj periudhe dhe përdorimi i tij, veçanërisht në verë është i nevojshëm në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës. Efektet e rrezatimit diellor në lëkurë janë të njohura për të gjithë. Dielli për shembull, mund të çojë në shfaqjen e një djegieje apo edhe në kushte shumë më të këqija si kanceri i lëkurës, ndërkohë që shpesh shkakton shenja të forta plakjeje. Megjithatë, është fakt që sado metodikisht ta përdorim, ka gjithmonë disa gabime në të cilat “biem” qoftë nga nxitimi, qoftë nga pakujdesia. Cilat janë këto gabime: Nuk i…
Federata e Futbollit të Serbisë i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Teodor Teodoridis, pas ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë (2:2). Federata e Futbollit të Serbisë ka kërkuar të sanksionohen dy federatat, ato të Shqipërisë dhe të Kroacisë. Po ashtu, Federata e Futbollit serb është ankuar zyrtarisht edhe për rastin e Mirlind Dakut, i cili në përfundimin e sfidës ka marrë megafonin e tifozëve dhe ka brohoritur siç pretendohet kundër maqedonëve dhe serbëve. “Federata e Futbollit të Serbisë ju drejtohet në lidhje me ngjarjet në ndeshjen e djeshme të turneut final EURO 2024 ndërmjet ekipeve kombëtare të…
Duhet të ndërmerren veprime urgjente në Detin e Kuq për të ndaluar sulmet ndaj anijeve tregtare nga Houthi të Jemenit, thanë grupet kryesore të industrisë, pas fundosjes së një anijeje të dytë. Militantët Houthi të lidhur me Iranin filluan sulmet me dronë dhe raketa në rrugën e rëndësishme tregtare në nëntor dhe deklaruan se po veprojnë në solidaritet me palestinezët në Gaza. Në më shumë se 70 sulme, ata gjithashtu kanë kapur një anije dhe ekuipazhin e saj dhe kanë vrarë të paktën tre detarë. “Është për të ardhur keq që detarët e pafajshëm po sulmohen ndërsa thjesht kryejnë punët…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të takohen të mërkurën me 26 qershor, në një raund të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Njoftimi për takimin u bë publik nga zëdhënësi i BE-së, Pëtër Stano, një ditë pasi i dërguari i posaçëm evropian Miroslav Lajçak i dha fund një vizite në Prishtinë dhe në Beograd në përpjekje për të nxitur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me të cilën palët u pajtuan në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në…
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin qershor është 60.325 denarë (980 euro) dhe është 235 denarë (3.8 euro) më e lartë në krahasim me majin kur ishte 60.090 denarë (976 euro). Së bashku me qiranë prej 60 metra katrorë për muajin qershor është 75.700 denarë (1230 euro). Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta ishte 57.163 denarë (929 euro), është rritur për 3.162 denarë ose 5,5 për qind. Për ushqim dhe pije, shporta sindikale në qershor të këtij viti është 21.952 denarë, që është 36,4 për qind nga totali i shportës minimale sindikale, ndërsa në krahasim me janarin…
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se “ushtria izraelite është e përkushtuar për të shkatërruar Hamasin”, duke iu përgjigjur një deklaratë të zëdhënësit të lartë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, i cili kishte paralajmëruar më parë se grupi militant është një “ideologji” që nuk mund të zhduket. “Duke thënë se do ta eliminojmë Hamasin, po hedhim hi në sytë e botës. Nëse nuk ka alternativë, në fund, Hamasi do të ekzistojë përsëri”, tha zëvendësadmirali Daniel Hagari në një intervistë televizive për Channel 13 të Izraelit. Komentet e tij u hodhën poshtë shpejt nga zyra e Netanyahut, kabineti i të cilit përsëriti se sulmi në Gaza nuk do të…