Author: shqiperia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti vendimin e Rumanisë për të dorëzuar një sistem Patriot në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Rumanisë njoftoi më herët sot se do t’i japë Ukrainës një nga dy sistemet e saj Patriot, duke iu përgjigjur thirrjeve të Kievit drejtuar aleatëve të saj për të forcuar mbrojtjen e saj kundërajrore. Jens Stoltenberg thekson se sistemi absolutisht i nevojshëm Patriot do t’i lejojë Ukrainës të mbrojë më mirë hapësirën e saj ajrore dhe popullin e saj kundër sulmeve të forcave ruse.
Stina e nxehtë e verës bashkë me shkëlqimin e mrekullueshëm të diellit mund të shkaktojë edhe probleme. Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin. Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë proçese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet. Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin. Për të evituar çdo problem të këtij lloji të shkaktuar nga vapa AgroWeb.org ju jep disa këshilla të vlefshme shëndeti. Si ndikon nxehtësia Nxehtësia lëviz nga pjesët e ngrohta të trupit tek…
MPB njofton se ka ndaluar një person në Shkup i cili është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin në detyrë “Dje, në orën 12:30, në kabinën e fotografimit “Prolet” për dokumente personale në Shkup, policët nga SPB Shkup e kanë ndaluar E.Sh (50) nga Shkupi për shkak se ka cenuar rendin dhe qetësinë publike, ndërsa është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, njoftojnë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës./Telegrafi/ Ndalohet një 50-vjeçar në Shkup, është sjell në mënyrë agresive me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Radio Evropa e Lirë bën me dije se takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano si dhe nga Qeveria e Kosovës. Nga Zyra e kryeministrit Kurti thanë shkurt për Radion Evropa e Lirë se fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”. Por, nga blloku evropian…
VOA: SHBA do të dërgojë raketa në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se do ta zhvendosë Ukrainën në pjesën e përparme të linjës për dërgesat e raketave të fuqishme të mbrojtjes ajrore, pasi një breshëri sulmesh me raketa dhe dron ruse dëmtoi objektet energjetike në të gjithë vendin e rrethuar. “Qindra raketa të sapoprodhuara Patriot dhe NASAMS – të përdorura për mbrojtjen tokë-ajër – do të shkojnë në Ukrainë përpara vendeve të tjera që i kanë porositur ato“, tha këshilltari për komunikim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Ai theksoi se dërgesat e planifikuara në Tajvan dhe Izrael nuk do të preken nga kjo lëvizje…
Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Obligative. Siç bënë të ditur nga Gjykata, është votuar ndërprerje e përkohshme e kryerjes së dispozitave kontestuese (të a.q. “masë e përkohshme”). “Në këtë fazë Gjykata shfaqi dyshim se nenet e kontestuara janë në kundërshtim me shumë dispozita kushtetuese në mesin e të cilave edhe sundimi i drejtësisë (Neni 8 1 alinetë 3 dhe 6), e drejta e pronës së garantuar (neni 30 paragrafi 1), e drejta e barazisë së qytetarëve para Kushtetutës (neni 9 paragrafi 2) dhe veçanërisht…
Lufta ajrore e së ardhmes pritet të jetë krejt e ndryshme dhe veçanërisht e mbushur me njerëz që prezantojnë avionë pa pilot, të pajisur me inteligjencë artificiale. Këta avionë, të njohur si Wingman, do të shoqërojnë luftëtarët në misione, duke marrë përsipër sfidat më të vështira dhe më të rrezikshme. Tashmë janë duke u zhvilluar disa programe për të krijuar këta dronë që mund të fluturojnë në mënyrë autonome, duke ofruar mbështetje për misionet njerëzore dhe duke lejuar kontrollin në distancë nga pilotët aty pranë. Boeing po punon në këtë teknologji me programin Ghost Bat, ndërsa Airbus prezantoi dronin e tij Wingman në International Air Show (ILA) në…
Për shumë njerëz, mjafton një ecje në natyrë apo konsumi i ushqimeve dhe ujit që të ndihen se i kanë bërë një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit të tyre. Por, për disa shenja të horoskopit, kjo është një rutinë e përditshme në funksion të mirëqenies mendore dhe fizike. Këto tre shenjat kujdesen shumë për veten e tyre. Dashi Dashi është gjithmonë gati që të shtojë gjëra interesante në rutinën e përditshme në funksion të të ndjerit mirë dhe shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse të lindurit e kësaj shenje, janë ata që zgjohen herët në mëngjes, bëjnë një smoothie të…
Sa nxehtësi mund të durojë trupi i njeriut?
Vdekjet nga nxehtësia janë bërë mjaft të zakonshme dhe ndërsa bota nxehet, mund të bëhen edhe më të zakoshme nëse nuk zhvillohet një plan për ditët e nxehta ekstreme, si lloji i sistemit paralajmërues që zakonisht vjen përpara një stuhie të madhe. Nxehtësia mund të vrasë sepse trupat tanë janë të përbërë nga qeliza të mbështjella me membrana që, nëse nxehen mjaftueshëm, do të shkrihen. Ndërsa ne e mendojmë veten si kafshë me gjak të ngrohtë, biologët do të na quajnë homeotermikë – ne duhet të mbajmë një temperaturë thelbësore brenda një intervali të ngushtë rreth 98 F(36,6 gradë Celsius).…
Anglia mezi ka mbajtur barazimin ndaj Danimarkës duke shfaqur shenjat se nuk do të jetë njëra nga pretendentet për kampione të Evropës, përcjell gazeta online Reporteri.net. Edhe në fitoren 1 me 0 ndaj Serbisë, kishte shenja të formës së dobët dhe këtë e tregoi edhe me zëvendësimet që bëri Gareth Southgate, duke angazhuar Jarred Bowen para anësorit të Chelseat, Cole Palmer, i cili kishte sezonin më të mirë në Premier Ligë. Ndërkaq, në barazimin 1 me 1, Anglia kishte shumë vështirësi, sidomos në pjesën e dytë kur danezët kishin disa raste të mira shënimi. Me një gjuajtje nga 25 metra…