Author: shqiperia
Përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti është ndaluar nga policia në Vlorë. Policia e Vlorës ka marrë informacion se në zonën e Skelës kishte ndodhur një konflikt mes disa adoleshentëve. Efektivët kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar konfliktin, teksa disa prej adoleshentëve janë shoqëruar në komisariat. /vizionplus.tv
Rritja e temperaturave ka alarmuar institucionet në Maqedoninë e Veriut për kujdes nga ndezja e zjarreve, nga të cilat viteve të fundit janë shkrumbuar qindra hektarë pyje. Në dy javët e fundit, në rajonin e Prilepit në jug të vendit, janë regjistruar mbi 50 zjarre, që është gati 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i vitit janë regjistruar mbi 1.175 zjarre. Ato përfshijnë, gjithashtu, deponi të paligjshme, male, fusha, livadhe dhe ambiente tjera. Temperaturat përvëluese, e sidomos pakujdesia e njerëzve, janë arsyet më të…
Këto tre shenja do të gjejnë dashurinë këtë verë, ndaj nëse jeni në mesin e tyre dëshiroj që t’i kushtoni vëmendje dhe t’i mbani sytë hapur sepse kjo verë do të jetë edhe më e veçantë për ju. Binjakët Binjakët kanë një shans të lartë për t’u dashuruar këtë verë. Nëse jeni duke kaluar një thatësirë në jetën tuaj të dashurisë, kam një lajm të mirë për ju: Binjakët janë një nga shenjat që kanë më shumë gjasa të bien në dashuri në muajt e ardhshëm. Duke parë lëvizjet e fundit dhe aktuale planetare, duket se Plutoni ka përfunduar kalimin…
Portieri Gigi Donnarumma ka shpëtuar Italinë pa pësuar gol nga Spanja në pjesën e parë. “Furia e kuqe” e ka dominuar plotësisht pjesën e parë dhe pati katër raste të mira shënimi, por në vendin e tij ishte Donnarumma që nuk lejoi të prekej porta italiane. Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”. Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e…
Deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shprehin pakënaqësinë për vonesat në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Izraelin janë thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht ofenduese, sipas Shtëpisë së Bardhë. “Këto komente ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht fyese për ne, duke pasur parasysh gjerësinë e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë,” tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Asnjë vend tjetër nuk po bën më shumë për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër kërcënimit të Hamasit dhe kundër kërcënimeve të tjera rajonale,” shtoi ai. Në një video që postoi dy ditë më parë në rrjetin social X,…
Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e mundshme përdorimi i vendeve të treta për dëbimin e refugjatëve afganë dhe sirianë dhe shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuese jashtë vendit, janë kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut. Kjo çështje ishte tema kryesore e bisedimeve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe liderëve të 16 landeve të Gjermanisë në Berlin më 20 qershor. Sipas REL, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha gjatë një takimi të ministrave të brendshëm rajonalë në ditën e njëjtë se kanë nisur “bisedimet konkrete” dhe se ajo është “e bindur” se do të…
Spanja e ka nisur furishëm derbin e grupit B kundër Italisë, ndeshje që do të përcaktojë se kush do të marrë pozitën e parë në këtë grup, shkruan gazeta online Reporteri.net. Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”. Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e priti portieri Gigi Donarumma. Dominim i Spanjës në derbin kundër Italisë first appeared…
Je apo s’je gati, po hyjmë në sezonin e Gaforres. Pas një muaji të vështirë, është momenti të tërhiqesh dhe të pushosh pak, që të rikarikosh bateritë. Shenjat e Ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit gjatë këtij sezoni do të bëjnë namin, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi do të hasen me ca vështirësi. Që ta kesh parasysh, nuk ka rëndësi se ç’shenjë je, sezoni i Gaforres do të ketë ndikim tek ti. Lumturi, trishtim, inat, entuziazëm; të gjitha ndjesitë do të përjetosh gjatë këtij sezoni. Dashi Nga të gjitha shenjat, Dashi do të ndikohet më së shumti nga Gaforrja. Duke qenë…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se ka depozituar këtë të enjte kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese. Po ashtu, Meta theksoi se këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe djalit të tij, i cili ishte në dijeni të problemve mes çiftit. “Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha ai. Ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës…
“Për Bullgarinë kemi thënë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Ne e kemi thënë qartë në programin tonë se cilat janë qëndrimet tona. Qëndrimet tona janë që Bullgaria të përmbushë detyrimet e saj ndaj Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të zbatojë vendimet dhe qëndrimet tona janë se duhet të kemi garanci se nuk do të ketë më veto”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski. Sipas Nikollovskit, garancia më e mirë se nuk do të ketë veto në të ardhmen është që nëse bëhet ndonjë hap drejt Bullgarisë, ai të jetë i vlefshëm me…