Author: shqiperia
Këngëtarja kosovare e njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Nita Latifi ka ndarë me publikun një lajm të ri, që lidhet me jetën e saj personale. Në rrjetin social “TikTok”, Nita ka treguar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo është shfaqur një mashkulli. Identitetin e tij ka vendosur ta mbajë sekret por lë të kuptohet se është shumë e lumtur krah tij. Këngëtarja Nita Latifi zbulon se është në lidhje dashurie / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Daors Gashi, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Futbollisti i njohur italian Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali. Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur. Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment, raportojnë mediat e huaja. Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë. Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu…
Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka pasur një vit tepër sfidues, duke u rikthyer në sytë e publikut katër muaj pas fillimit të kimioterapisë. Kate u diagnostikua me kancer dhe po kurohej në shtëpi në Windsor me mbështetjen e bashkëshortit të saj, Princit William dhe familjes Middleton. Nëna e tre fëmijëve kërkoi kohë, hapësirë dhe privatësi për familjen e saj kur njoftoi se po trajtohej për kancer, megjithëse nuk e specifikoi llojin e tij. Ajo bëri një paraqitje mahnitëse në Trooping the Color për paradën e ditëlindjes së mbretit Charles III në Londër. Kjo ishte ngjarja e parë publike e…
Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler e mirëpret njoftimin e liderit të OBRM-PDUKM-së dhe mandatarit të qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në një intervistë për “360 gradë”, Aggeler shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat. “Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidenti vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është…
Një 43-vjeçar, anëtar i një grupi kriminal, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për shtetasin Imer Manahasa, banues në Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. “Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish)”, thuhet në njoftimin e policisë. Si rezultat i kontrolleve kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie,…
Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmëruese pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit. Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut. Ushtarët verikoreanë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes. Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit. Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse…
Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi mëngjesin e kësaj të premte. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me një thellësi 9 km. Lëkundjet janë ndjerë tek banorët e zonës, por nuk ka asnjë raportim për dëme materiale./vizionplus.tv
Departamenti i Shtetit iu përgjigj udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah pas kërcënimeve që ai nisi të mërkurën kundër Republikës së Qipros. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në deklaratat të enjten tha se “ne dhe partnerët tanë jemi të qartë: Hezbollahu dhe aktorët e tjerë nuk duhet të përpiqen të përfitojnë nga konflikti në vazhdim”. Ai shtoi se “ SHBA-të nuk duan ta shohin këtë konflikt të zgjerohet në Liban apo në rajon më gjerë. Çdo përshkallëzim do të ishte katastrofik për Libanin dhe popullin libanez dhe nuk është në interesin e askujt”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, gjatë konferencës…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlija dhe Tabanoc ka rritje të komunikacionit për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-40 minutat”, thonë nga LAMM. Në vendkalimet tjera, siç thonë nga atje, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/ Në disa vendkalime kufitare ka pritje të gjata për dalje nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.