Author: shqiperia
Portieri legjendar Peter Schmeichel, i cili punon si reporter për Fox TV, intervistoi djalin e tij Kasper, i cili mbajti portën e Danimarkës. Edhe pse i ka bërë një pyetje të birit në lidhje me lojën, babai nuk ka mundur të rezistojë të përqafojë trashëgimtarin e tij. “Kam bërë shumë intervista pas ndeshjes, por nuk e kam bërë kurrë këtë”, tha Peter para se të përqafonte të birin. Pas një buzëqeshje dhe një përqafimi, Kasper i dhuroi babait të tij fanellën që e përdori për të mbrojtur kundër kombëtares së Anglisë. Në këtë kampionat evropian, Kasper Schmeichel është bërë tashmë…
SPB Tetovë njofton se një personi nga Gostivari i janë grabitur lopë dhe qengja. “Më 20.06.2024 në orën 21:30 DPB Gostivar, N.S. (20) nga fshati Raven i Gostivarit ka paraqitur se në periudhën nga ora 22:00 më 19.06.2024 deri në orën 20.06.2024 nga ferma e tij janë grabitur lopë dhe qengja”, thonë nga SPB Tetovë. Nga atje thonë se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/ Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja appeared first on Telegrafi.
Metorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme. Ditën e sotme, 21 qershor, është shënuar edhe temperatura më e lartë për muajin, 41 gradë celcius. Për fat të mirë në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave. Meteorologu bëri me dije se në Ballkan është riktheyr gjithashtu dukuria e pluhurit saharian. Osmani: Sot kemi një ditë të nxehtë. Temperaturat maksimale do të shkojnë 41 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës. Nuk mbetet mbrapa as kryeqyteti me temperatura…
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u sfidua nga Kuvendi, pse po e ndjekim këtë çështje
Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet këtë të premte padia e PD për mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, para trupës gjykuese sqaroi arsyet se përse u vendos ndjekja e kësaj çështjeje, ndërsa shtoi se Kuvendi me mos zbatimin e vendimit të parë, sfidoi Gjykatën Kushtetuese. “Rreth dy vite më parë grupi ynë depozitoi në Kuvend kërkesë për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës. Pas zvarritjes, për herë të parë një vendim i marrë nga GJK është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të GJK. Mandati i…
Mos e humbisni këtë të shtunë te Pazari i Ri, muzikë dhe atmosferë fantastike. Hyrja falas
Këtë të shtunë, Merkata e Gjelbër do të kthehet në një skenë të gjallë dhe energjike me një festë të veçantë muzikore që do të zgjasë gjatë gjithë ditës. DJ të njohur do të performojnë, duke ofruar ritme të ndryshme që do të krijojnë një atmosferë unike. Në mes të tregut, të rrethuar nga aromat dhe ngjyrat tradicionale, do të keni mundësinë të shijoni një miks unik të muzikës moderne dhe kulturës tradicionale. Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një ditë të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e veçantë të…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon rregullisht për raportime për gjarpërinj në zonat e banuara, ndërsa autoritetet apelojnë që gjatë verës të jenë të kujdesshëm, për të mbrojtur qytetarët nga zvarranikët. Urgjenca mjekësore në Shkup regjistroi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri. Mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shkup, në një deklaratë për AIM ka treguar se të martën është raportuar për një rast të kafshimit nga gjarpri. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave i cili jetonte në Idrizovë. “Me autoambulancë personi është transportuar për tretman në Klinikën Infektive në Shkup, ku është…
Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio, është hospitalizuar pas sulmit nga grabitësit e armatosur, të cilët hynë në vilën e tij gjatë kohës që ish-futbollisti dhe familja e tij po shikonin ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë në Euro2024. 57-vjeçari ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina në veri të Italisë, kur rreth orës 22:00 pesë persona të armatosur hynë brenda, raporton DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online Reporteri.net. Pavarësisht përpjekjeve për t’i rezistuar sulmit, Baggio u godit në kokë me grykën e armës, para se të mbylleshin së bashku me familjen në një dhomë. Grabitësit vodhën orë, bizhuteri…
Me rastin e festës fetare Zadushnica, sot dhe nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup. “Nga ora 06:00 e mëngjesit sot (21.06.2024) dhe nesër (22.06.2024) qarkullimi për në Varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor) dmth, të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, dhe për dalje nga varrezat, djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullim në rrugën “Butelska”, pastaj majtas në rrugën “Butelska” dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfula”, njofton MPB.…
Pesë persona kanë humbur jetën pas zjarreve që kanë përfshirë Turqinë juglindore. 44 të tjerë janë lënduar dhe 10 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. “Ka pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me lëndime të rënda”, në dy zonat afër Mardinit, shkruan ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të përmasave të mëdha. Mardin’in Mazıdağı ile Diyarbakır’ın Çınar ilçeleri arasındaki bölgede çok büyük bir yangın çıktığı ve geniş bir alana yayılarak büyüdüğü ifade ediliyor.. İnşallah can kaybı olmaz. Allah yardımcıları olsun. #Diyarbakır #YangınBölgesineAcilHelikopter #mardin pic.twitter.com/VF7UJDfC8b —…
Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur. Sakaq ditën e djeshme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22. Ndërkohë është hapur ankandi për fanellat pas ndeshjes me Kroacinë./vizionplus.tv