Author: shqiperia
Çekia ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Gjeorgjisë. Ishte Patrick Schick që shënoi në minutën e 59-të të takimit. Çekia e barazon rezultatin ndaj Gjeorgjisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndalohet një person nga Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar sot se dje në Kumanovë është ndaluar një narkotrafik, në shtëpinë e të cilit është gjetur heroinë. “Me datë 21.06.2024 në ora 20:30 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga Seksioni për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në MPB Kumanovë kanë privuar S.S. (47) nga Kumanova. Sipas njoftimit të sotëm, gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u konfiskua heroinë dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftim. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës. Ndalohet një person nga…
Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Çekisë në ndeshjen e Grupit F. Georges Mikautadze e ka kaluar në epërsi Gjeorgjinë ndaj Çekisë. GOAL: Georgia 1-0 Czech Republic! MIKAUTADZE CONVERTS THE PENALTY! pic.twitter.com/MeAvTqgyqY — Euro 24 Hub (@Euro24Hub) June 22, 2024 Gjeorgjia i shënon gol Çekisë në fund të pjesës së parë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një stuhi tropikale ka shkaktuar përmbytje të rënda në Meksikën veriore. Rreth 40 persona ishin evakuuar, raportuan mediat lokale, duke shtuar se mbi 100 banorë të tjerë të bllokuar po prisnin të shpëtoheshin. Presidenti i Meksikës ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe ka premtuar se qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet për të ndihmuar të prekurit dhe për të rindërtuar zonat e prekura. Ndihma ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më e nevojshme, duke përfshirë ekipet e ndihmës humanitare dhe burime për emergjenca nga organizata të ndryshme të ndihmës. Situata pritet të vazhdojë të përkeqësohet me rritjen e…
Ke një burrë Gaforre në jetën tënde? Mund të jetë partneri, vëllai, babai, një shok ose një koleg. Gaforret, një shenjë Uji që udhëhiqen nga Hëna, njihen për ndjeshmërinë, besnikërinë dhe ndryshimet e herëpashershme të humorit. Gjetja e dhuratës perfekte për këtë shenjë të zodiakut mund të jetë një punë e vështirë. Ja çfarë mund t’i dhuroni një Gaforreje që ta emociononi vërtet. Burrat Gaforre adhurojnë rehatinë Nëse i blini një xhaketë sportive apo një T-shirt cilësore me gjasë do t’ju falenderojë sinqerisht. Ushqimi është rruga drejt zemrës së një njeriu Gaforre Thënë kjo, mund t’i dhurosh një shportë të…
Përderisa debati parlamentar vazhdon, mbetet e paqartë se kush do të jetë shefi i kabinetit të kryeministrit të ri dhe kush do të ulet në karrigen e rezervuar për sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë. Vladimir Nelloski është emri më serioz në lojë për shefin e kabinetit të kryeministrit të ardhshëm, Hristijan Mickoski. Emri i Igor Janushevit është më lartë në listën e sekretarit të përgjithshëm të ardhshëm të Qeverisë. Pozitë që në të kaluarën nuk ishte aq famoze, duke pasur parasysh se dy ish anëtarët Muhamed Zeqiri dhe Dragi Rashkovski ishin në paraburgim, pastaj në burg për shkak të krimeve…
Nis ndeshja Gjeorgji – Çeki
Ka nisur ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë, e cila po zhvillohet në Hamburg. Të dyja ekipet kërkojnë pikët e para në “Euro 2024”. Nis ndeshja Gjeorgji – Çeki / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga Enkelejda Mema Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike i ka mbetur edhe një javë kohë për të arritur një ujdi mbi “zgjedhoren”. Plani i punës i përcaktuar nga grupi i dialogut parashikon që deri në 1 korrik qeveria dhe opozita të kenë një propozim të dakordësuar për të bërë ndryshime në kodin zgjedhor brenda këtij sesioni parlamentar. Për herë të fundit gjashtëshja e grupit për reformën zgjedhore e udhëhequr nga Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD u ulën në tryezën e diskutimit në mesin e majit. Prej më shumë se një muaji shumica socialiste dhe demokratët në…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami sot në një konferencë për media ka folur për ndeshjen me Spanjën që do të luhet të hënën. Ai tha se të gjithë lojtarët duhet të bëjnë maksimumin sepse fati i Shqipërisë këtë Evropian është në dorë të kësaj ndeshjeje, pasi thotë se kombëtares i duhet fitorja. “Spanja është skuadër jo vetëm e fortë por favorite për të fituar Europianin, prandaj duhet të përgatisim mirë ndeshjen. Të gjithë djemtë duhet të jenë gati dhe të japim maksimumin”. “Duhet të fokusohemi tek loja jonë. Na duhet një fitore,por ato raste që na vijnë në ndeshje…
Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë rreth zgjedhjes së qeverisë së re, deputeti i LSDM-së dhe koordinator i Grupit Parlamentar, Oliver Spasovski, ka hedhur kritika të forta ndaj programit të qeverisë dhe qëndrimeve të ndryshuara të partive të mazhorancës. Spasovski theksoi një ndryshim të thellë midis premtimet e bëra gjatë kohës së opozitës dhe atyre të paraqitura në programin aktual qeveritar, duke veçuar këtu çështje të rëndësishme si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. “Nuk ka asnjë plan konkret për të ndryshuar kornizën e negociatave që kemi diskutuar vite më parë”, deklaroi Spasovski, duke shtuar se…