Author: shqiperia

Mëngjesin e sotëm në Shkup është arrestuar një hajdut, i cili kërkohej me fletarrest qendror për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në ora 09:20 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në komunën Gazi Babë, B. K. (44) me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Personi është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Gazi Babë për procedim të mëtutjeshëm dhe më pas do të dërgohet në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më shumë

Sarandë – Një 27-vjeçar i cili posedonte në banesë kapsolla elektrike detonatore dhe doza me kanabis është vënë në pranga. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin D.Zh, banues në Sarandë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e 27-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy kuti cilindrike të mbushura në brendësi me kapsolla elektrike detonatore, të mbyllura hermetikisht, dhe doza me kanabis. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe, ku kërkoi përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik. Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se, Drejtoritë Vendore duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale. “Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si…

Lexo më shumë

Gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë…

Lexo më shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj. Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM). Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa…

Lexo më shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron  mbrojti edhe një herë vendimin e tij për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke u bërë thirrje francezëve që të votojnë kundër ekstremeve dhe të mos kenë frikë, nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare. “Më 9 qershor mora një vendim shumë serioz, dhe mund t’ju them se më kushtoi shumë. Jo, jo, nuk duhet të kemi frikë”, u tha ai publikut të mbledhur jashtë Pallatit Elysee për të dëgjuar shumë artistë me rastin e Festivalit vjetor të Muzikës më 21 qershor. Législatives: Emmanuel Macron et Marine Le Pen font campagne…

Lexo më shumë

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe ai do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga…

Lexo më shumë

Forca e Posaçme Operacionale ka arrestuar në Durrës Armando Mashën, i akuzuar në Spanjë për veprën penale “vrasja”. Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në lagjen nr.13 në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Aksidenti ndodhi paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka përfunduar në pranga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Gurrë e Vogël, Klos. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin R.T., 38 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak./vizionplus.tv

Lexo më shumë