Author: shqiperia
Kallëzim penal është ngritur kundër një personi nga Velesi për dyshimin se ai në mënyrë mashtruese ka marrë 4,000 euro nga një person nga Negotina.”DPB Negotinë ka ngritur kallëzim penale në Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar kundër A.S 67-vjeçar nga Velesi, për dyshimin se ka kryer një vepër penale “mashtrim”. Më 19 shkurt në Negotinë, i akuzuari nga një person 76-vjeçar nga Negotina ka kërkuar 4,000 euro për t’ia treguar një personi tjetër, me qëllim që të vërtetojë se euro është monedhë e vlefshme në vend, pas së cilës ai nuk i ka kthyer paratë”.”Menjëherë pas kësaj, pas masave të…
“Është pranuar propozimi për uljen e numrit të punimeve shkencore të kërkuara për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në lidhje me Ligjin e ri për Arsim të Lartë.Ajo gjithashtu tha se është hequr një anëtar nga Qeveria, edhe pse kjo nuk ishte domosdoshmëri dhe se prania e tij nuk cenonte autonominë e Këshillit të Universiteteve.”Është pranuar kërkesa e profesorëve që baza “Scopus” të jetë relevante për shkencat sociale dhe humane pa përjashtuar bazën “Ueb of Science”. Këshilli Kombëtar për Arsimin e Lartë do të hartojë një bazë tjetër të…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Muamet Hoxha, zhvilloi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Prespës, thuhet në njoftimin e MMJPH-së.Në takim u theksua se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së Parkut të Prespës, përmes aktiviteteve të reja dhe të intensifikuara për mbrojtjen e ekosistemit të tij unik. Prespa u vlerësua si një pasuri natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin.Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe theksoi…
Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, të cilin këtë herë e kemi realizuar duke mos lëvizur. Me zv.kryeministrin kemi folur për VLEN-in, Qeverinë, si dhe çështjen e Korridorit 8.Ai theksoi se me VLEN-in janë duke bërë punë të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por se ende nuk kanë përfunduar çështjet e organizimit të brendshëm. – YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: … “Jemi duke e ndërtuar. Mendoj se jemi duke bërë vepër…
Ligji për gjuhën shqipe duhet të zbatohet siç duhet duke i mundësuar kandidatëve të japin provimin e Jurisprudencës në gjuhën amtare dhe jo të diskriminohen mbi bazën e gjuhës amtare. Kështu është shprehur më prezantimin e parë publik Avokati i Popullit, Faton Selami, me rastin e publikimit të Raportin e punës për vitin e kaluar, megjithëse potencoi se ka dorëzuar iniciativën për implementim konkret dhe të detyrueshëm të Ligjit të gjuhëve, pasi deri tani, ligjet nuk janë zbatuar.Avokati i Popullit, shtoi ai, duhet të rrisë besimin dhe të ngrejë iniciativa, siç është ajo që drejtuesi i ri i këtij institucioni…
Vij si mik për miqtë, madje si vëlla për një vend vëllazëror, dhe ju falënderoj për këtë. Dy vendet tona janë të lidhura nga miqësia e sinqertë, respekti i ndërsjellë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe janë një shembull i bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë në rajon, tha Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.Milatoviç, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vend, theksoi se dy vendet janë të lidhura edhe nga një afërsi e thellë historike e konfirmuar nga solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë.”Ne dërgojmë mesazhe bashkëpunimi rajonal dhe…
Në shkurt të këtij viti, norma mesatare e interesit për totalin e kredive ishte 4.73 për qind, duke mbetur në nivelin e muajit të kaluar, ndërsa në bazë vjetore u ul me 0.45 pikë përqindjeje (pp). Norma mesatare e interesit për totalin e depozitave shënoi një rënie mujore prej 0.01 pp, dhe në bazë vjetore është e pandryshuar në 2.19 për qind, informoi Banka Popullore.”Norma mesatare e interesit për kreditë e miratuara rishtazi në shkurt shënoi një rritje mujore dhe vjetore prej 0.22 pikë përqindjeje dhe 0.06 pikë përqindjeje, përkatësisht, dhe arriti në 4.69 përqind. Norma mesatare e interesit për…
Kemi bërë mjaftë ndryshime në Ligjin për Arsim të Lartë, për çka konsideruam se janë propozuar në mënyrë korrekte dhe se do ta përmirësojnë tekstin e ligjit, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.Me këtë rast, Ministrja theksoi se Ligji për Arsim të Lartë dhe Ligji për Shkencë janë vendosur dje në ENER, ndërsa Ligji për cilësi do të vendoset gjatë ditës.“Për shembull, pranuam uljen e numrit të punimeve për ciklet e dyta dhe të treta të studimeve. Ulëm një anëtar nga Qeveria, edhe pse nuk nevojitej, edhe pse nuk pajtohemi që…
Nga BDI sot kanë reaguar lidhur me devijimin e rrugës për ndërtimin e Korridorit 8.Nga atje thonë se po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite.”Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën.Kjo nuk është…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha njofton se përgatitjet për Ligjin e ri për kontrollë të emisioneve industriale, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027, po zhvillohen paralelisht me forcimin e kontrolleve dhe kapaciteteve të laboratorit shtetëror.Ai tha se në në këtë drejtim, u paralajmërua një debat publik për lejen e re të USJE-së, ndërsa tashmë po organizohen takime me operatorët që kanë leje të integruar A, për përshtatje më të shpejtë me rregullat e reja. “Theks i veçantë iu kushtua përgatitjeve për krijimin e platformës digjitale – Regjistri i ndotësve, si një mekanizëm…













