Author: shqiperia

Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin prej ditësh kanë bërë që qytetarët të kërkojnë për vende që ju ofrojnë freski. Qytetarët dibranë i janë drejtuar lumit Drin i Zi për të kaluar orët e nxehta të ditëve të fundit. Si zgjidhjen më të mirë ata kanë gjetur bregun e lumit Drin në afërsi të Gjoricës, pranë rrugës së Arbrit. Dhjetra të rinj kanë mbushur bregun e lumit falë edhe bizneseve verore të ngritura në këtë zonë. Të rinjtë kanë parë shpëtimin e vetëm nga i nxehti përvëlues ujin e freskët të lumit Drin i Zi që rrjedh nga shteti…

Lexo më shumë

Autoritetet greke arrestuar 13 persona për zjarrvënie të qëllimshme në ishullin Hidra në afërsi të Athinës. Të gjithë ata ndodheshin në një jaht nga ku u hodhën fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke djegur të vetmin pyll me pisha që ishulli kishte. Kryebashkiaku i ishullit tha se zjarri nisi të premten vonë dhe se autorët do të përballen me ligjin i cili është ashpërsuar vitet e fundit. Dënimi për zjarrvënie të qëllimshme në Greqi parashikon deri në 20 vite burg dhe deri në 200 mijë euro gjobë. Ngjarja vjen në një kohë që Greqia ka nisur një tjetër sezon të vështirë…

Lexo më shumë

“Andrra në Retro” ktheu pedonalen e Shkodrës në një ekspozitë unike  të makinave të vjetra. Më shumë se 50 automjete të markave e viteve të ndryshme janë vendosur në pedondale  dhe kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e vizitorëve në këtë qytet. Të zotët e tyre të ardhur nga Kosova, Mali i Zi dhe më gjërë, tregojnë pasionin për këto mjete, por edhe vështirësitë që ka mbajtja e një makine retro, ku kostot shpesh janë të larta. Në Shqipëri janë 700 automjete te koleksionistëve Retro ndërkohë që kjo flotë synohet të zgjerohet në të ardhmen bëri të ditur drejtori i shërbimeve…

Lexo më shumë

Edona James së fundmi ka treguar se interesimi i saj për gjërat femërore ka qenë qysh kur ajo ka qenë e vogël. E ftuar në ATV, Edona James tha se prej e vogël ka pasur dëshirë të bëhet nuse, e të jetë e vyeshme. Poashtu ajo tha se ndjehet krenare që di të bëjë gatime tradicionale, ndërsa kritikoi gjeneratën e re që sipas saj nuk dinë të lyejnë as një bukë. “Prej e vogël jam interesuar për sene femërore, kom pas qejf me qenë nuse, me qenë e vyeshme. Prandaj i kam mësuar këto gjëra shumë e re, jam krenare…

Lexo më shumë

Sulmet zraelite nga ajri dhe nga toka nuk kanë të ndalur në rripin e gazës duke mos kursyer as zonat të cilat janë deklaruar të sigurta. Dhjetëra persona janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit duke e rritur edhe më shumë numrin e viktimave të luftës së përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit e cila ka hyrë tashmë në muajin e nëntë. Autoritetet palestineze raportojnë se ka ende viktima nën rrënojat e objekteve të bombarduara. Sipas njoftimit të ushtrisë izraelite operacionet po zhvillohen në pjesën jugore dhe qëndrore të rripit të gazes më qllim goditjene e objektivave terroriste dhe hkatërrimin…

Lexo më shumë

Gjermania do të përballet sot me Zvicrën. Ndeshja e vlefshme për xhiron e dytë të grupit A të Kampionatit Evropian do të zhvillohet nga ora 21:00. Para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme. Ja 11’shet që pritet të startojnë: Zvicra: Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Widmer, Xhaka, Freuler, Aebischer; Shaqiri, Vargas; Ndoye. Gjermania: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Andrich, Kroos; Musiala, Gundogan, Wirtz; Havertz. Formacionet e mundshme, Zvicra-Gjermania / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza. Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek 27 vjeç, banues në Gjermani. Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo më shumë

Në njoftimin e MPB-së thuhet se dje në orët e hershme të mëngjesit, ose më saktë në orën 02:40, zyrtarët policorë të MPB-së Shtip kanë privuar 32-vjeçarin E.S. nga Shtipi për shkak se rreth orës 01:40 në oborrin e shtëpisë familjare në Shtip është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kanosur me sende të mprehta babain, vëllanë dhe kunatën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës. Rasti i dytë i dhunës në familje është regjistruar mbrëmë, kur një burrë ka sulmuar ish-partneren e tij në Shtip. “Policët e SPB Shtip i kanë hequr…

Lexo më shumë

Debatet publike mes kandidatëve për president janë një nga shtyllat kryesore në zgjedhjet amerikane, megjithëse jo gjithmonë ka qenë kështu. Herë zbavitëse e herë tronditëse, në debatet presidenciale janë shënuar shumë momente kyçe që kanë formësuar perceptimin e publikut ndaj kandidatëve dhe çështjeve të ndryshme. 1858 Megjithëse fushata ishte për Senatin e shtetit Illinoi, shtatë debatet mes senatorit Stephen Douglas dhe Abraham Lincoln-it ishin të parat në politikën amerikane që zhvilloheshin para një audience të gjerë, me një vëmendje mbarëkombëtare në të njëjtën ditë falë teknologjive të reja si telegrafi. 1948 Debati në radio mes guvernatorit të Nju Jorkut, Thomas…

Lexo më shumë

Hungaria merr presidencën e radhës së Këshillit të BE me pasoja të mundshme për Ukrainën dhe politikën ndaj klimës. Si do të shkojnë punët në BE, kur shumë procese do të drejtohen nga një anëtar që mendon ndryshe? Nuk qe ndonjë surprizë, kur Hungaria prezantoi këtë javë një slogan zyrtar me tone si të presidentit Donald Trump për presidencën e saj gjashtëmujore të BE, megjithatë “Make Europe Great Again” çuditi shumëkënd në Bruksel. Kryeministri ultranacionalist dhe populist i Hungarisë, Viktor Orban, një aleat i ngushtë i ish-presidentit amerikan Donald Trump, është lideri më euroskeptik në Bashkimin Evropian. Në dekadën e kaluar…

Lexo më shumë