Author: shqiperia

Gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se “kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë”. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë…

Lexo më shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj. Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM). Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa…

Lexo më shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron  mbrojti edhe një herë vendimin e tij për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke u bërë thirrje francezëve që të votojnë kundër ekstremeve dhe të mos kenë frikë, nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare. “Më 9 qershor mora një vendim shumë serioz, dhe mund t’ju them se më kushtoi shumë. Jo, jo, nuk duhet të kemi frikë”, u tha ai publikut të mbledhur jashtë Pallatit Elysee për të dëgjuar shumë artistë me rastin e Festivalit vjetor të Muzikës më 21 qershor. Législatives: Emmanuel Macron et Marine Le Pen font campagne…

Lexo më shumë

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe ai do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33. Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni Vlen dhe dy nga…

Lexo më shumë

Forca e Posaçme Operacionale ka arrestuar në Durrës Armando Mashën, i akuzuar në Spanjë për veprën penale “vrasja”. Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në lagjen nr.13 në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Aksidenti ndodhi paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka përfunduar në pranga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Gurrë e Vogël, Klos. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin R.T., 38 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Sot në Euro 2024 luhen tre ndeshje, një e grupit E dhe dy të grupit F, shkruan Reporteri.net. Nga ora 15:00 luhet ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë në kuadër të Grupit F, kurse nga ora 18:00 luhet ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë në kuadër të këtij grupi. Turqia është e para me 3 pikë, kurse e dyta me aq pikë Portugalia, kurse Çekia dhe Gjeorgjia nuk kanë pikë. Kurse nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Belgjikës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit E. Rumania ka 3 pikë e para, aq sa edhe Ukraina e Slovakia që renditen në vendet dy…

Lexo më shumë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare. Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar të renë për motive të dobëta në banesë. Policia ka vënë në pranga shtetasit  A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). “ Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu…

Lexo më shumë

Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”. “Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit”, njofton MPB. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. Regjim i posaçëm…

Lexo më shumë