Author: shqiperia

Me largimin e autoriteteve të LSDM-së dhe BDI-së, po ndodh një rritje e re e çmimit të rrymës, e cila ndikon drejtpërdrejt në ekonominë dhe buxhetin familjar”, ​​thonë nga OBRM-PDUKM. “OBRM-PDUKM kujdeset për standardin e qytetarëve dhe për këtë arsye ka dorëzuar një projektligj për plotësimin e ligjit për energjinë pas procedurës së shkurtuar, i cili do të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për shumicën e amvisërive tani në fillim të korrikut. Duke pasur parasysh që furnizuesi universal nga më herët vazhdon të ofrojë të njëjtin shërbim edhe në të ardhmen, Enti Rregullator duhet të zgjasë licencën e…

Lexo më shumë

20 qershori ishte një ditë e ngarkuar për yjet pasi kishim solsticin veror në hemisferën veriore dhe ditën e parë të sezonit të gaforres. Vetëm një ditë më vonë, hëna e plotë e qershorit gjithashtu kulmon ciklin hënor. E njohur ndonjëherë me emrin e saj tradicional “Hëna e plotë me luleshtrydhe”, kjo hënë zhvillohet në shenjën tokësore të Bricjapit dhe është një moment i fuqishëm që i shtyn të gjithë të përqendrohen në realizimin e qëllimeve të tyre. Por për disa shenja , kjo energji është veçanërisht intensive. Gaforrja Dielli hyn në shenjën tuaj më 20 qershor, që përkon me…

Lexo më shumë

Në vijim të njoftimit për shtyp të datës 24.07.2023, bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6, të vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Veip Ormënaj dhe familjarëve të tij. Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769, datë 22.02.2023, përcjellë nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore të…

Lexo më shumë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në konferencën e Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor me MPJ-të e vendeve të BP-së, organizuar në Austri në datat 20 dhe 21 qershor 2024. Ministri Hasani nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një afat kohor realist dhe të përkushtuar për procesin e anëtarësimit. “Ne do të kemi zgjerim në zemër të Bashkimit Evropian dhe do ta mirëpresim shumë këtë. Është momenti i duhur që gjërat të bëhen reale me një axhendë ambicioze dhe është koha për të provuar në mënyrat më konkrete, vendosmërinë e të gjithëve për…

Lexo më shumë

Shqipëria mbeti pa energji këtë të premte duke u përfshirë nga një situatë e pazakontë, që la pa shërbim për minuta të tërë abonentët familjarë dhe bizneset në të gjithë vendin. Që prej orës 12.20, furnizimi me energji elektrike u ndërpre në rang vendi, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Kukësin, Sarandën dhe qytete të tjera. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaroi se shkëputja e energjisë elektrike ndodhi për shkak të rënies së sistemit 400 kilovolt të Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit shpjegohet se defekti ka nisur nga linja e interkoneksionit…

Lexo më shumë

Spektakli i sotëm tragji-komik i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, është vetëm një tentim i radhës për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet, akuzojnë sot nga Fronti Europian. Ligji për përfaqësim të drejtë i proklamuar sot nga VLEN, theksojnë nga atje, nuk është pjesë e programit qeveritar të dorëzuar në Kuvend nga mandatari Hristijan Mickoski. “Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, OBRM-PDUKM që të përfshijë së paku një…

Lexo më shumë

Dështon për të dytën herë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, shkak për shtyrjen e gjyqit këtë të premte u bë mungesa e avokatit Elidon Hyseni që përfaqëson dy të pandehurit. Dosja “Metamorfoza” është në fazën paraprake, ku gjykata do vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. Nderkohe qe shumica e te akuzuarve do te kerkojne gjykim te shkurtuar Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjes për disa të tjerë. SPAK deri tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales…

Lexo më shumë

Një bombul gazi ka shpërthyer në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Ngjarja ka ndodhurnë tarracën e një pallati, dhe më pas bombula ka rënë në oborrin e një banese. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme material. “Rreth orës 13:00, në lagjen “Qemal Stafa”, në tarracën e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi, e cila më pas ka rënë në oborrin e një banese.  Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Krerët e koalicionit “VLEN” së bashku me kuadrot e nominuara për të qenë pjesë e Qeverisë së re, gjegjësisht ministra, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në Shkup. VLEN njoftoi pikat programore të këtij koalicioni në qeverinë e re të titulluar “Kalojmë në veprim”. Me këtë rast, Arben Taravari, njëri nga liderët e “VLEN-it”, bëri të ditur se koncepti i qeverisë në ardhje do të bazohet në katër shtylla. “Ajo do të përqendrohet në katër shtylla: 1. Përshpejtim të integrimit evropian për çka Koalicioni VLEN është garanci në Qeverinë në ardhje në partneritet me BE-në dhe SHBA-të; 2.Luftë e pa…

Lexo më shumë

Më datë 20.06.2024 në ora 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në B.T.(42) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin mbi veturën dha ka dalë nga rruga, ndërsa ka goditur një billbord reklamash. Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i automjetit B.T. të konstatuar në spitalin “Nënë Tereza” – Shkup dhe shoqëruesja e tij L.T (72) nga Shkupi të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” Shkup. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer policia e SPB Shkup./Telegrafi/ Aksident në Shkup, vetura godet një…

Lexo më shumë