Author: shqiperia
Sllovakia ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0, ndaj Ukrainës. Golin për Sllovakinë e realizoi sulmuesi i krahut Ivan Schranz. Golin e dha në minutën e 17-të të ndeshjes. Përfundon pjesa e parë, Sllovakia në epërsi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, që u mbajt në Vjenë dhe Vahau, njoftojnë nga MPJ. Osmani në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe integrimi…
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar për “blackout” total që pushtoi vendin tonë për disa minuta. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se në linjën e energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë pati një avari që krijoi këtë problematikë, ndërsa shpjegoi edhe shkaqet e kësaj situate. Ngarkesa në sistemet e trasmetimit dhe temperaturat e larta krijuan këtë problematikë. “Kishim shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, jemi informuar nga operatorët se e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje. Nga verifikimet e para rezulton se volumet e mëdha të transmetimit…
Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia. Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”. Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre. Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e…
Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht këtë të premte nisjen e negociatave të pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme. Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare kanë rënë dakord për një kornizë negociuese për të dyja shtetet. “Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën më 25 qershor në Luksemburg”, tha presidenca belge. Bisedimet do të nisin me dy konferenca ndërqeveritare. Pas një vlerësimi pozitiv nga dega ekzekutive e BE-së, krerët e Unionit ranë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit duhet të fillonin me të dyja vendet.…
Pentagoni: Ukrainasit mund të godasin objektivat me armë amerikane kudo në territorin rus
Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga SHBA për të goditur forcat ruse që synojnë trupat ukrainase kudo përgjatë kufirit brenda Rusisë, jo vetëm në territorin rus pranë rajonit të Kharkiv, njoftoi Pentagoni të enjten. Muajin e kaluar, presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi në heshtje Kievin që të gjuante me armë të furnizuara nga SHBA në objektiva ushtarakë brenda territorit rus. Por zyrtarët thanë në atë kohë se vendimi i Biden zbatohej vetëm për objektivat brenda Rusisë pranë kufirit me rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Patrick Ryder u tha gazetarëve se megjithëse nuk ka ndryshim…
VLEN prezanton projektin “Kalojmë në veprim”
VLEN do të jetë garanci e përshpejtimit evropian, do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik, ndërkaq fokus të veçantë do të ketë edhe në çështjen e decentralizimit, gjegjësisht investimit nëpër komuna. Këtë mes tjerash e thanë kandidatët për pozitat e larta të ekzekutivit të ardhshëm. Me moton “Kalojmë në veprim”, kandidatët për ministra dhe liderët e koalicionit VLEN, shpalosën disa nga pikat e programit qeveritar. Izet Mexhiti, tha se VLEN është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve në vend. “Gjatë gjithë kohës na kanë akuzuar se nuk kemi legjitimitet. Unë sot, para jush po e përsëris VLEN është fitues i…
Molotovë mbi Bashkinë e Tiranës, opozita nuk i ndahet Erion Veliajt, kërkon dorëheqjen e tij
Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit zhvilluan protestën e 13 para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt dhe zbardhjen e plotë të çështjes së inceneratorëve dhe dosjes së njohur me emrin 5D. Protestuesit sërish qëlluan me molotovë godinën e bashkisë, por nuk pati përplasje me forcat e policisë edhe pse sot gardhi metalik që rrethon zakonisht godinën e policisë ishte hequr. Në emër të opozitës Belind Këlliçi, i cili është drejtuesi politik i PD për Tiranën, akuzoi Erion Veliajn se ka vjedhur buxhetin e qytetit për të pasuruar veten e familjarët e tij. “Këtë javë…
“Aq sa ka minuta do të jap maksimumin për Kombëtaren. Mendoj që në ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë më mirë se ndaj Italisë. Shënuam, pësuam, por nuk u dorëzuam. Tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe jemi fokusuar te përballja e radhës, ndaj Spanjës. Të gjithë e dimë, që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm. Pamë ndeshjen, dje, ndaj Italisë dhe ishin të shkëlqyer. Ne na mbetet veçse të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifkimin historik, përballë tyre, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”. Kështu, pas përfundimit të përballjes në Hambrug, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor,…
Policia e Shtetit po vijon çdo ditë operacionet për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje. “Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”. Ministri Balla përgëzon operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe Rinas të cilët…