Author: shqiperia
MPB njofton se dje në orën 15:50 në stacionin policor të Strumicës është raportuar se në bulevardin “Marshal Tito” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete të drejtuar nga S.V (43) nga Strumica dhe një automjeti i drejtuar nga G.S.(35) nga fshati Mokrievë, Strumicë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri i mitur në motoçikletën, ndërsa lëndime ka pësuar edhe S.V të konstatuar në Qendrën Mjekësore Strumicë. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer një policia nga Stacionit Policor Strumicë./Telegrafi/ Aksident në Strumicë, lëndohen dy persona appeared first on Telegrafi.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar në Austri me ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor. “Diskutuam se si të ndërtojmë së bashku një Evropë më të bashkuar”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter. Glad to meet with Foreign Ministers from the Western Balkans, the “Friends of the Western Balkans” group, and the “Danube Region Strategy”. We discussed how to build a more united Europe together. Thank you @a_schallenberg for gathering us in Austria these days. pic.twitter.com/yy21SYppdr — Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 21, 2024…
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Mandatari Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit. Qeveria zgjidhet nëse pro saj votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë, përfshirë edhe kryeministrin./Telegrafi/ Nesër fillon seanca kuvendare për zgjedhjen e qeverisë në RMV appeared first on Telegrafi.
Këtë të premte po mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 Universiteteve publike, ku 6500 pedagogë dhe 88 mijë studentë po votojnë për drejtuesit e rinj. Deri më tani procesi nuk është shoqëruar nga incidente, përveçse në universitetin e Shkodrës ku kandidati për rektor, Tonin Gjuraj, hodhi akuza për parregullsi të procesit zgjedhor. “Në dukje procesi duket normal, megjithatë unë jam në këtë garë i disavantazhuar. Është cenuar integriteti i kësaj gare, jam në një situatë të pabarabartë për arsye shumë të thjeshta. Ligji 80/2015 pranon kandidatin për rektor nga jashtë institucionit dhe nga ana tjetër ky komision institucional…
Jurgen Klinsmani e ka vlerësuar pozitive paraqitjet e Shqipërisë në EURO 2024. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “ESPN”-në, trajneri gjerman ka thënë se kuqezinjtë kanë një ekip plot me cilësi. Pavarësisht se i mungojnë emrat e mëdhenj, sipas tij, Shqipëria është një ekip që mund të shqetësojë të tre kundërshtarët në grupin B. “Ky është grupi i vdekjes, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, dhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali, dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë. Këtë janë duke bërë. Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do…
Prokuroria e Posaçme depozitoi këtë të premte në gjykatë, informacionin dy mujor të hetimeve që po kryhen për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, ndaj të cilit është ngritur akuza “Shpërdorim detyre”. Avokati i Goros, Sokol Hazizaj kërkoi kohë të njihej me informacionin e depozituar nga SPAK si dhe me aktet e bashkëngjitura me informacionin. Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty më datë 26 qershor. Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK në muajin mars të këtij viti, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i këtyre pronave ishte Artan…
QMK: Shpëtohet turisti holandez në Ohër
Qendra për Menaxhimin e Krizës (QMK) rajonale e Ohrit njofton se Shërbimi i Shpëtimit Malor nga ora 13:40 deri në orën 15:00 ka pasur një operacion shpëtimi në territorin e Komunës së Ohrit. Një turist holandez i lëndua, i cili kishte thyer këmbën është nxjerrë nga nga rrethina e fshatit Elshani dhe më pas i është dorëzuar ekipit të Emergjencës mjekësore nga Ohri. Personi është transportuar në spitalin “St. Erazmo” në Ohër për trajtim të mëtutjeshëm. QMK: Shpëtohet turisti holandez në Ohër appeared first on Telegrafi.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur sërish ditën e sotme te bashkia e Tiranës, ku për të disatën herë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Kjo është protesta e 13-të e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Pavarësisht temperaturave ekstreme që janë shënuar sot në vendin tonë, demokratët dhe qytetarët nuk kanë ngurruar që të dalin në protestë. Ashtu si dhe në protestat e kaluara qytetarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të ambienteve të Bashkisë. Ndërkohë, policia ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik…
Sot solstici veror, çfarë duhet të dimë
Solstici veror është një ngjarje astronomike që shënon ditën më të gjatë të vitit dhe fillimin e verës në hemisferën veriore. Pothuajse gjithmonë bie më 21 qershor, por mund të bjerë edhe më 20 qershor ose 22 qershor në varësi të vitit dhe zonës kohore në të cilën ndodheni. Në atë ditë, gati 90 për qind e popullsisë së botës, që jeton mbi ekuator në hemisferën veriore, do të ketë periudhën më të gjatë të ditës në vit dhe gjithashtu natën më të shkurtër, shkruan AlJazeera. Pse është 21 qershori dita më e gjatë e vitit? Solstici veror ndodh kur…
Shtëpia e Bardhë ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për dërgesat e armëve amerikane. Në një deklaratë për media zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pezullimi i një ngarkese municionesh erdhi pas shqetësimeve se ato mund të përdoreshin ndaj civilëve në Gaza. Por ai mohoi që SHBA të jetë kursyer në mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për të mbrojtur veten. “Komentet e kryeministrit Netanjahu ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht shqetësuese për ne, duke patur parasysh nivelin e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim”, tha Kirby.…