Author: shqiperia

Çfarë ndikimi mund të ketë tek ne një mjedis i keq familjar? Çfarë mund të bëjmë për të përballuar problemet familjare? Nuk ka familje perfekte, por në disa raste problemet familjare mund të jenë shumë më të rëndësishme në një familje sesa në një tjetër. Kur një personi duhet të përballet me një mjedis kompleks familjar, ai mund të përfundojë duke ndikuar tek ai vetëvlerësimin dhe mirëqenien e tij. Por cilat janë problemet më të shpeshta familjare? Kur flasim për problemet familjare, i referohemi çdo dinamike, sjelljeje apo modeli që mund të përfundojë duke shqetësuar mirëqenien e një familjeje në…

Lexo më shumë

To Lam dhe Vladimir Putin, po përpiqen të krijojnë lidhje më të forta midis Vietnamit dhe Rusisë, gjë e cila u konfirmua me takimin e tyre në kryeqytetin vietnamez, Hanoi. Siç raportohet nga BBC, takimi midis dy liderëve vjen mes një klime mbështetjeje reciproke, me Lam që përgëzoi Putinin për rizgjedhjen e fundit në detyrë dhe Putin duke deklaruar se forcimi i partneritetit strategjik me Vietnamin është një nga prioritetet e Rusisë. Udhëtimi i tij në Vietnam, i cili pason vizitën e tij në Korenë e Veriut, po interpretohet si një demonstrim i mbështetjes diplomatike që Rusia gëzon ende në rajon. Mbështetja e kahershme e Vietnamit për Rusinë Lidhjet e Vietnamit me Rusinë janë…

Lexo më shumë

Temperatura të larta pritet të jenë edhe ditën e nesërme në gjithë territoret e vendit tonë. Në Tiranë pritet që temperaturat të arrijnë deri në 38 gradë. Sa i përket vendeve fqinjë, të premten në ,mbrema priten stuhi  të fuqishme në veri të Italisë dhe mund të ndodhë edhe në disa pjesë të Sllovenisë. Përderisa këto stuhi mjaft të fuqishme sidomos ditën e premte do të vazhdojnë të shkaktojnë probleme mjaft të mëdha në Evropë, në viset tona do të vazhdojë stabiliteti i plotë anticiklonik dhe ajri shumë i nxehtë veror me origjinë nga Afrika veriore. Gjatë fundjavës vazhdon vapa…

Lexo më shumë

A keni vënë re që t’ju shijojë më shumë një pije kur e pini nga një shishe qelqi se sa në një shishe plastike apo metali? Shumë njerëz e kuptojnë ndryshimin dhe të gjithë thonë se shija e pijeve në shishe qelqi është shumë më e mirë se ajo e pijeve që janë në shishe plastike ose metalike. Ka një arsye që pijet freskuese shijojnë më shumë kur i pimë nga shishet e qelqit, thotë biokimistja Sarah Risch. Në brendësi të paketimit të xhamit ka polimere, gjegjësisht molekula, të cilat përbëhen nga njësi më të vogla që janë të bashkuara.…

Lexo më shumë

Po zhvillohet ndeshja mes Sllovenisë dhe Serbisë në kuadër të Grupit C, në Euro 2024. Serbia është mposhtur të dielën nga Anglia me rezultat 1:0, e Sllovenia ka luajtur baraz me Danimarkën, 1:1. Serbia kërcënoi me tërheqje nga EURO 2024 – Por çfarë thonë ligjet e UEFA-s se do të ndodhte pastaj Grupit C, ndeshja Slloveni-Serbi 0:0 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra efektivin e komisariatit nr.4 në Tiranë. Aipas njoftimit, efektivi 38-vjeç me iniciale E.D akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi në datën 11 qershor ai ka informuar një person për kontrollet që do ushtroheshin në një parcelë kanabisi. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm…

Lexo më shumë

Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në prill të 2024 është 41.085 denarë (667 euro) dhe është 13,7 për qind më e lartë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e Arsimit me 21,8 për qind, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit me 18,6 për qind dhe Informacionit dhe Komunikimit me 18 për qind. Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar…

Lexo më shumë

Enkelejd Alibeaj është i pari deputet demokrat që largohet nga grupi parlamentar i PD, pasi gjykata e Apelit njohu Sali Berishën  si kryetar të Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj i cili është numri 2 i grupimit të udhëhequr nga Lulzim Basha deklaroi se është kundër berishizmit si model politik. “Nëse për të qenë ‘demokrat’ kushti është të jesh ‘berishist’ dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha.”, tha Alibeaj. …

Lexo më shumë

Turistët në qytetin e Vlorës janë të shumtë  në nisje të sezonit veror. Prenotimet në qytetin e Vlorës janë shtuar, por  interesi i pushuesve nuk është vetëm  plazhi por  edhe eksplorimi i zonave të ndryshme  historike dhe arkeologjike. Ishulli i Sazanit është më i frektuentuari këtë verë për shkak dhe të historisë  dhe të fshehtave që mbart. “Hera e parë  në Shqipëri, më pëlqen si vend, dhe njerezit janë të sjellshëm.” “Vi nga Moldavia dhe kemi zgjedhur të vimë me një guidë, do të vizitojmë bregdetin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit.” “Hera e parë që  do të vizitojmë  ishujt…

Lexo më shumë

Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se prej ditës së martë oborret e shkollave në qytet do të jenë hapura për parkimin e automjeteve. “Duke filluar nga dita e martë oborret e shkollave fillore ‘Istikball’, ‘Liria’, ‘Goce Dellçev’ si dhe Gjimnazi ‘Kirill Pejçinoviq’ në të dy objektet do të jenë të hapura për parkim të automjeteve. Parkimi do të jetë falas pa pagesë. Kjo do ta lehtësojë komunikacionin gjatë verës kur mërgimtarët tanë vijnë për pushime dhe kemi frekuentim më të madh”, thuhet në njoftimin e komunës së Tetovës. Gjithashtu, nga komuna e Tetovës u bëjnë thirrje vozitësve që…

Lexo më shumë