Author: shqiperia
Mbappe gjen maskën
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe është duke u bërë gati për ndeshjen e radhës, ani pse nuk dihet nëse do të luajë, përcjell gazeta online Reporteri.net. 24-vjeçari ka thyer hundën në ndeshjen që Franca e fitoi ndaj Austrisë gjatë nj dueli që kishte me njërin nga mbrojtësit austriak. Pas përfundimit të ndeshjes, Mbappe nëpërmjet rrjeteve sociale kishte kërkuar një maskë për të mbrojtur hundën. Të enjten në stërvitje Mbappe është paraqitur me një maskë me ngjyrat e flamurit të Francës. Mbappe gjen maskën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Duke iu drejtuar familjarëve të robërve të mbetur të mbajtur në Gaza, Netanyahu thotë se forcat izraelite nuk do të largohen nga Gaza derisa të gjithë të rrëmbyerit të kthehen. Mediat e huaja raportojnë se Netanyahu përsëriti se Izraeli do të eliminojë aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit. “Ne nuk do të heqim dorë, nuk kemi mundësi të heqim dorë nga fitorja. Ky është qëndrimi im. Kushdo që kundërshton duhet të kundërshtojë hapur. Ne jemi të përkushtuar të kthejmë të gjithë 120 personat e rrëmbyer,” shtuar ai. /vizionplus.tv
Aeroporti i Ibizës u detyrua të mbyllet pas një alarmi për bombë në një fluturim të Ryanair. Siç raportojnë mediat britanike, kërcënimi ekziston në një fluturim nga Ibiza në Milano, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar lajmin. Të gjitha fluturimet e planifikuara u pezulluan për gati një orë këtë pasdite, me fluturimet që thuhet se u devijuan në aeroporte të tjera. Siç është raportuar, video kapi pasagjerët në një fluturim të Ryanair për në aeroportin Bergamo të Milanos duke dalë nga avioni, në kohën kur një pasagjer mashkull (në të njëjtin fluturim) thuhet se është arrestuar. Fluturimet u pezulluan…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot ambasadoren e SHBA-së Angela Aggeler. Në takim, siç informojnë nga kabineti presidentes, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve. Siljanovska Davkova falënderoi për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-të dhe theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë maqedono-amerikane dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë. “Presidentja theksoi se si partner i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara…
Në një takim me strukturat e PS së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se edhe ata që djegin goma para godinës së Bashkisë së Tiranës sot jetojnë më mirë, falë punës së bërë nga socialistët. “Edhe ata që djegin goma shkojnë në një shtëpi e cila u vlen tre herë më shumë. I çojnë fëmijët në një shkollë si “Emin Duraku”, si “Sami Frashëri”, si “Kosova”. I çojnë fëmijët e tyre në shkolla me standarde europiane sot, ecin në rrugë të standardit europian.…
Fundi i pjesës së parë ka ndalur hovin e Danimarkës në duelin me Anglinë. Një supergol i Morten Hjulmand dhe ai i Harry Kane kanë shënuar fundin e pjesës së parë. Hjulmand ka realizuar një ndër golat më të bukur të këtij Kampionati Evropian deri më tani. Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë. Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen. Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë. Anglia është duke i prirë grupit, të cilin pritet…
Pesë emigrantë u gjetën të vdekur dje në një varkë që u largua nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa të paktën 68 të tjerë u shpëtuan, njoftuan sot shërbimet spanjolle të shpëtimit. Varka u pikas pasdite teksa lundronte rreth 800 kilometra në jug të Tenerife, një nga ishujt e këtij arkipelagu spanjoll që ndodhet pranë bregut veriperëndimor të kontinentit afrikan, ku numri i ardhjeve të emigrantëve është rritur sërish prej disa kohësh. Sipas njoftimit nga shërbimet spanjolle të shpëtimit Salvamento Maritimo, u bë e nevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit në zonë të liheshin trupat e dy…
Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew, ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shqiptare, mes të cilëve edhe me kreun e SPAK, Nuredin Dumani. Në një reagim të ambasadës së SHBA në Tiranë theksohet se Nepheë është takuar prokurorë të SPAK dhe përfaqësues së ILDKPKI apo Agjencisë së Prokurimit Publik. Në reagim thuhet se fokusi i takimeve ishte lufta kundër korrupsionit, duke siguruar mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve shqiptare në këtë drejtim. “Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nepheë pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e…
Supergol i Danimarkës ndaj Anglisë
Morten Hjulmand ka realizuar një ndër golat më të bukur të këtij Kampionati Evropian deri më tani. Me një gjuajtje nga 25 metra distancë, Hjulmand i ka ndihmuar Danimarkës që të barazojë rezultatin ndaj Anglisë. Hjulmand realizoi golin pas asistimit të Victor Kristiansen. Në minutën e 18, sulmuesi Harry Kane kaloi Anglinë në epërsi pas një goditje në zonën e rreptësisë. GOAL 1-1 DENMARK pic.twitter.com/grcT64wRAw — Football Hub (@FootbalIhub) June 20, 2024 Supergol i Danimarkës ndaj Anglisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Departamenti i Shtetit i “kundërpërgjigjet” Putin: I dërguari i SHBA-së do të vizitojë Vietnamin
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Krittenbrink do të udhëtojë në Hanoi të premten dhe të shtunën. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit ky takim ka si synim nënvizimin e angazhimit të SHBA për një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor. “I dërguari i Azisë Lindore dhe Paqësorit do të riafirmojë gjithashtu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një Vietnam të fortë, të pavarur, elastik dhe të begatë dhe do të diskutojë qëllimet e përbashkëta për takimet ministrore të muajit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Ky takim vjen pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Vietnam. Putin theksoi se takimi…