Author: shqiperia

Portieri Gigi Donnarumma ka shpëtuar Italinë pa pësuar gol nga Spanja në pjesën e parë. “Furia e kuqe” e ka dominuar plotësisht pjesën e parë dhe pati katër raste të mira shënimi, por në vendin e tij ishte Donnarumma që nuk lejoi të prekej porta italiane. Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”. Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e…

Lexo më shumë

Deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shprehin pakënaqësinë për vonesat në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Izraelin janë thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht ofenduese, sipas Shtëpisë së Bardhë. “Këto komente ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht fyese për ne, duke pasur parasysh gjerësinë e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë,” tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Asnjë vend tjetër nuk po bën më shumë për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër kërcënimit të Hamasit dhe kundër kërcënimeve të tjera rajonale,” shtoi ai. Në një video që postoi dy ditë më parë në rrjetin social X,…

Lexo më shumë

Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e mundshme përdorimi i vendeve të treta për dëbimin e refugjatëve afganë dhe sirianë dhe shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuese jashtë vendit, janë kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut. Kjo çështje ishte tema kryesore e bisedimeve mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe liderëve të 16 landeve të Gjermanisë në Berlin më 20 qershor. Sipas REL, Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha gjatë një takimi të ministrave të brendshëm rajonalë në ditën e njëjtë se kanë nisur “bisedimet konkrete” dhe se ajo është “e bindur” se do të…

Lexo më shumë

Spanja e ka nisur furishëm derbin e grupit B kundër Italisë, ndeshje që do të përcaktojë se kush do të marrë pozitën e parë në këtë grup, shkruan gazeta online Reporteri.net. Williams Jr dhe Alvaro Morata kishin raste të mira shënimi në 25 minutat e parë të takimit dhe Italia assesi nuk po mund të marrë frymë nga dominimi total i “Stuhisë së Kuqe”. Kur po zhvillohej minuta e 25 ishte mesfushori Fabian, i cili lansoi një goditje të fuqishme nga distanca, të cilën e priti portieri Gigi Donarumma. Dominim i Spanjës në derbin kundër Italisë first appeared…

Lexo më shumë

Je apo s’je gati, po hyjmë në sezonin e Gaforres. Pas një muaji të vështirë, është momenti të tërhiqesh dhe të pushosh pak, që të rikarikosh bateritë. Shenjat e Ujit, Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit gjatë këtij sezoni do të bëjnë namin, ndërsa Dashi, Peshorja dhe Bricjapi do të hasen me ca vështirësi. Që ta kesh parasysh, nuk ka rëndësi se ç’shenjë je, sezoni i Gaforres do të ketë ndikim tek ti. Lumturi, trishtim, inat, entuziazëm; të gjitha ndjesitë do të përjetosh gjatë këtij sezoni. Dashi Nga të gjitha shenjat, Dashi do të ndikohet më së shumti nga Gaforrja. Duke qenë…

Lexo më shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. Ai bëri me dije se ka depozituar këtë të enjte kërkesën e tij në gjykatë për zgjidhje martese. Po ashtu, Meta theksoi se këtë vendim ia ka bërë të ditur edhe djalit të tij, i cili ishte në dijeni të problemve mes çiftit. “Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, tha ai. Ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës…

Lexo më shumë

“Për Bullgarinë kemi thënë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar. Ne e kemi thënë qartë në programin tonë se cilat janë qëndrimet tona. Qëndrimet tona janë që Bullgaria të përmbushë detyrimet e saj ndaj Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të zbatojë vendimet dhe qëndrimet tona janë se duhet të kemi garanci se nuk do të ketë më veto”, tha nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski. Sipas Nikollovskit, garancia më e mirë se nuk do të ketë veto në të ardhmen është që nëse bëhet ndonjë hap drejt Bullgarisë, ai të jetë i vlefshëm me…

Lexo më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti vendimin e Rumanisë për të dorëzuar një sistem Patriot në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i Rumanisë njoftoi më herët sot se do t’i japë Ukrainës një nga dy sistemet e saj Patriot, duke iu përgjigjur thirrjeve të Kievit drejtuar aleatëve të saj për të forcuar mbrojtjen e saj kundërajrore. Jens Stoltenberg thekson se sistemi absolutisht i nevojshëm Patriot do t’i lejojë Ukrainës të mbrojë më mirë hapësirën e saj ajrore dhe popullin e saj kundër sulmeve të forcave ruse.

Lexo më shumë

Stina e nxehtë e verës bashkë me shkëlqimin e mrekullueshëm të diellit mund të shkaktojë edhe probleme. Rritja e temperaturave veç djersitjes së tepërt, mund të jetë fatale sidomos për shëndetin e zemrës dhe trurin. Kur trupi përjeton këto temperatura të larta shumë proçese të tij ndalojnë së funksionuari, duke ushtruar kështu presion mbi organet. Kjo ndodh njësoj edhe kur përjetoni ekstremitetin tjetër të temperaturave, pra të ftohtin. Për të evituar çdo problem të këtij lloji të shkaktuar nga vapa AgroWeb.org ju jep disa këshilla të vlefshme shëndeti. Si ndikon nxehtësia Nxehtësia lëviz nga pjesët e ngrohta të trupit tek…

Lexo më shumë

MPB njofton se ka ndaluar një person në Shkup i cili është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin në detyrë “Dje, në orën 12:30, në kabinën e fotografimit “Prolet” për dokumente personale në Shkup, policët nga SPB Shkup e kanë ndaluar E.Sh (50) nga Shkupi për shkak se ka cenuar rendin dhe qetësinë publike, ndërsa është sjell në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët ishin duke kryer veprime zyrtare, njoftojnë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës./Telegrafi/ Ndalohet një 50-vjeçar në Shkup, është sjell në mënyrë agresive me…

Lexo më shumë