Author: shqiperia
Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmëruese pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit. Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut. Ushtarët verikoreanë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes. Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit. Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse…
Tërmet në Greqi, epiqendra dhe magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka lëkundur ishullin e Kretës në Greqi mëngjesin e kësaj të premte. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me një thellësi 9 km. Lëkundjet janë ndjerë tek banorët e zonës, por nuk ka asnjë raportim për dëme materiale./vizionplus.tv
Departamenti i Shtetit iu përgjigj udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah pas kërcënimeve që ai nisi të mërkurën kundër Republikës së Qipros. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në deklaratat të enjten tha se “ne dhe partnerët tanë jemi të qartë: Hezbollahu dhe aktorët e tjerë nuk duhet të përpiqen të përfitojnë nga konflikti në vazhdim”. Ai shtoi se “ SHBA-të nuk duan ta shohin këtë konflikt të zgjerohet në Liban apo në rajon më gjerë. Çdo përshkallëzim do të ishte katastrofik për Libanin dhe popullin libanez dhe nuk është në interesin e askujt”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, gjatë konferencës…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë. “Në vendkalimet kufitare Bogorodicë, Dojran, Mexhitlija dhe Tabanoc ka rritje të komunikacionit për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30-40 minutat”, thonë nga LAMM. Në vendkalimet tjera, siç thonë nga atje, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/ Në disa vendkalime kufitare ka pritje të gjata për dalje nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.
Putin nuk përjashton dërgimin e armëve në Korenë e Veriut, “kërcënon” Korenë e Jugut: Mos gaboni…
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk përjashton mundësinë që të dërgojë armë në Korenë e Veriut, ndërsa paralajmëroi Korenë e Jugut se do të ishte një “gabim shumë i rëndë” të dërgonte ndihma ushtarake në Ukrainë. “I forti” i Kremlinit kishte kërcënuar së fundmi se Rusia do t’i dorëzonte armët vendeve të tjera në përgjigje të ndihmës ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe “dritës së gjelbër” të tij që Kievi të përdorte armët perëndimore në sulmet në tokën ruse. Në një konferencë shtypi në Vietnam, presidenti Putin tha se Koreja e Veriut mund të marrë sisteme të armëve ruse. “Ne rezervojmë të drejtën…
Imazhet satelitore zbulojnë se Koreja e Veriut po ndërton “mur” kufitar me Korenë e Jugut
Koreja e Veriut po ndërton një mur në disa vende pranë kufirit të saj me Korenë e Jugut, kanë zbuluar së fundmi imazhet satelitore. Imazhet e analizuara nga BBC Verify tregojnë gjithashtu se toka brenda Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) është pastruar, gjë që ekspertët thonë se mund të jetë një shkelje e armëpushimit të gjatë me Korenë e Jugut. DMZ është një zonë tampon 4 km (2.5 milje) e gjerë midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, të cilët janë ende teknikisht në luftë duke mos nënshkruar kurrë një traktat paqeje. DMZ është e ndarë në dysh, me secilën…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 21, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 34 deri 40 gradë celsius. Zona jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për këtë arsye do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura mbi mesataren./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Greqi – Një incident i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kalkidë. Sipas medieve greke, mes një çifti me origjinë shqiptare ka nisur një debat për motive të dobëta. Gjatë sherrit, burri ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur. Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën. Nëna ka arritur të marrë fëmijën, të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në komisariat ku ka denoncuar ngjarjen. Autori është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa ditën e sotme pritet të dalë para Gjykatës. Ndaj tij rëndon…
Spanja e mposhti sot Kombëtaren e Italisë, për ta përforcuar primatin e liderit në grupin përkatës të Kampionatit Evropian Euro 2024. Në Grupin B, i cili cilësohet ndryshe si “Grupi i Vdekjes”, gjendet edhe Shqipëria, e cila momentalisht mban pozitën e tretë në kuotën e një pike. Spanja kryeson tabelën me katër pikë, e ndjekur nga Italia me tri sosh, kurse Shqipëria e Kroacia gjenden në pozitën tre dhe katër me një pikë. Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Euro 2024 janë Shqipëria kundër Spanjës dhe Kroacia kundër Italisë. Por, çfarë i duhet…
Dashi Do të arrini të shtini në dorë një projekt mjaft interesant, i cili do ju lejojë që të qartësoni perspektivat në raport me të ardhmen tuaj. Do të ndiheni spontan dhe të stimuluar në maksimum dhe kjo gjë, në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit në dashuri. Demi Në këtë periudhë duhet të mundoheni që të mos lëndoni të tjerët, pasi kokëfortësia juaj, mund të krijojë tensione të dëmshme në vendin e punës. Në sferën sentimentale, parashikohen përgjigje interesante. Binjakët Parashikohet një e premte e cila do ju lejojë që të analizoni me më shumë kujdes, të gjitha çështjet familjare,…