Author: shqiperia
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon rregullisht për raportime për gjarpërinj në zonat e banuara, ndërsa autoritetet apelojnë që gjatë verës të jenë të kujdesshëm, për të mbrojtur qytetarët nga zvarranikët. Urgjenca mjekësore në Shkup regjistroi rastin e parë të kafshimit nga gjarpri. Mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Shkup, në një deklaratë për AIM ka treguar se të martën është raportuar për një rast të kafshimit nga gjarpri. Bëhet fjalë për një burrë rreth të 50-ave i cili jetonte në Idrizovë. “Me autoambulancë personi është transportuar për tretman në Klinikën Infektive në Shkup, ku është…
Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio, është hospitalizuar pas sulmit nga grabitësit e armatosur, të cilët hynë në vilën e tij gjatë kohës që ish-futbollisti dhe familja e tij po shikonin ndeshjen mes Spanjës dhe Italisë në Euro2024. 57-vjeçari ishte në shtëpinë e tij në Altavilla Vicentina në veri të Italisë, kur rreth orës 22:00 pesë persona të armatosur hynë brenda, raporton DailyMail – transmeton në shqip Gazeta Online Reporteri.net. Pavarësisht përpjekjeve për t’i rezistuar sulmit, Baggio u godit në kokë me grykën e armës, para se të mbylleshin së bashku me familjen në një dhomë. Grabitësit vodhën orë, bizhuteri…
Me rastin e festës fetare Zadushnica, sot dhe nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup. “Nga ora 06:00 e mëngjesit sot (21.06.2024) dhe nesër (22.06.2024) qarkullimi për në Varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor) dmth, të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, dhe për dalje nga varrezat, djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullim në rrugën “Butelska”, pastaj majtas në rrugën “Butelska” dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfula”, njofton MPB.…
Pesë persona kanë humbur jetën pas zjarreve që kanë përfshirë Turqinë juglindore. 44 të tjerë janë lënduar dhe 10 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. “Ka pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me lëndime të rënda”, në dy zonat afër Mardinit, shkruan ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të përmasave të mëdha. Mardin’in Mazıdağı ile Diyarbakır’ın Çınar ilçeleri arasındaki bölgede çok büyük bir yangın çıktığı ve geniş bir alana yayılarak büyüdüğü ifade ediliyor.. İnşallah can kaybı olmaz. Allah yardımcıları olsun. #Diyarbakır #YangınBölgesineAcilHelikopter #mardin pic.twitter.com/VF7UJDfC8b —…
Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur. Sakaq ditën e djeshme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22. Ndërkohë është hapur ankandi për fanellat pas ndeshjes me Kroacinë./vizionplus.tv
“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”. Kjo ishte deklarata e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, e cila solli mjaft reagime dhe haludime, pasi ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror. Ka qenë vetë Ilir Meta ai i cili e ka marrë i pari hapin për divorc, referuara edhe dokumentit të siguruar nga Vizion Plus. Por, ndonëse në opinionin publik nga gazetarë të ndryshëm është hedhur…
Për shkak të festës fetare në RMV, sot dhe nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70. , 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të udhëtimit të së shtunës. Ndërmarrja e Transportit Publik informon se sot nga ora 07:00 deri në 14:00 biletaritë në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Transportit, ndërsa nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të kenë orar të rregullt të punës. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht…
Këngëtarja kosovare e njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Nita Latifi ka ndarë me publikun një lajm të ri, që lidhet me jetën e saj personale. Në rrjetin social “TikTok”, Nita ka treguar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo është shfaqur një mashkulli. Identitetin e tij ka vendosur ta mbajë sekret por lë të kuptohet se është shumë e lumtur krah tij. Këngëtarja Nita Latifi zbulon se është në lidhje dashurie / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Daors Gashi, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Futbollisti i njohur italian Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali. Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur. Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment, raportojnë mediat e huaja. Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë. Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu…