Author: shqiperia

Pesë persona kanë humbur jetën pas zjarreve që kanë përfshirë Turqinë juglindore. 44 të tjerë janë lënduar dhe 10 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. “Ka pesë të vdekur dhe 44 të plagosur, 10 prej tyre me lëndime të rënda”, në dy zonat afër Mardinit, shkruan ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të përmasave të mëdha. Mardin’in Mazıdağı ile Diyarbakır’ın Çınar ilçeleri arasındaki bölgede çok büyük bir yangın çıktığı ve geniş bir alana yayılarak büyüdüğü ifade ediliyor.. İnşallah can kaybı olmaz. Allah yardımcıları olsun. #Diyarbakır #YangınBölgesineAcilHelikopter #mardin pic.twitter.com/VF7UJDfC8b —…

Lexo më shumë

Pas ndeshjes së parë që kuqezinjtë zhvilluan me Italinë, u nxorrën në shtije të gjitha fanellat që djemtë e Kombëtares kishin veshur. Sakaq ditën e djeshme është mbyllur ankandi, ku fanella e Nedim Bajramit shitet në ankand për 5792 euro. Fanella e dytë më e shitur ishte ajo e Armando Brojës, që kapi vlerën 825 euro. Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në sekondën e 22. Ndërkohë është hapur ankandi për fanellat pas ndeshjes me Kroacinë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

“Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”. Kjo ishte deklarata e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, e cila solli mjaft reagime dhe haludime, pasi ky vendim vjen pas hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Metës dhe Kryemadhit, të cilët janë nën hetim pasuror. Ka qenë vetë Ilir Meta ai i cili e ka marrë i pari hapin për divorc, referuara edhe dokumentit të siguruar nga Vizion Plus. Por, ndonëse në opinionin publik nga gazetarë të ndryshëm është hedhur…

Lexo më shumë

Për shkak të festës fetare në RMV, sot dhe nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70. , 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të udhëtimit të së shtunës. Ndërmarrja e Transportit Publik informon se sot nga ora 07:00 deri në 14:00 biletaritë në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Transportit, ndërsa nesër të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të kenë orar të rregullt të punës. Teleferiku do të funksionojë si zakonisht…

Lexo më shumë

Këngëtarja kosovare e njëkohësisht ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Nita Latifi ka ndarë me publikun një lajm të ri, që lidhet me jetën e saj personale. Në rrjetin social “TikTok”, Nita ka treguar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ajo është shfaqur një mashkulli. Identitetin e tij ka vendosur ta mbajë sekret por lë të kuptohet se është shumë e lumtur krah tij. Këngëtarja Nita Latifi zbulon se është në lidhje dashurie / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Rinas pasi tentoi të trafikonte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Daors Gashi, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Lexo më shumë

Futbollisti i njohur italian Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali. Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur. Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment, raportojnë mediat e huaja. Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë. Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu…

Lexo më shumë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka pasur një vit tepër sfidues, duke u rikthyer në sytë e publikut katër muaj pas fillimit të kimioterapisë. Kate u diagnostikua me kancer dhe po kurohej në shtëpi në Windsor me mbështetjen e bashkëshortit të saj, Princit William dhe familjes Middleton. Nëna e tre fëmijëve kërkoi kohë, hapësirë ​​dhe privatësi për familjen e saj kur njoftoi se po trajtohej për kancer, megjithëse nuk e specifikoi llojin e tij. Ajo bëri një paraqitje mahnitëse në Trooping the Color për paradën e ditëlindjes së mbretit Charles III në Londër. Kjo ishte ngjarja e parë publike e…

Lexo më shumë

Ambasadorja SHBA-së në vend, Angela Aggeler e mirëpret njoftimin e liderit të OBRM-PDUKM-së dhe mandatarit të qeverisë së ardhshme, Hristijan Mickoski, se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit gjatë betimit si kryeministër i ardhshëm dhe në paraqitjet e tij jashtë vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në një intervistë për “360 gradë”, Aggeler shpreh shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin të gjithë ministrat. “Do të them se ishte një zhgënjim për lidershipin në Uashington kur Presidenti vendosi të mos përdorte emrin kushtetues të vendit gjatë betimit dhe, sinqerisht, ajo që do të bëjnë kryeministri dhe ministrat e ardhshëm është…

Lexo më shumë

Një 43-vjeçar, anëtar i një grupi kriminal, është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Bëhet fjalë për shtetasin Imer Manahasa, banues në Peqin, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. “Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish)”, thuhet në njoftimin e policisë. Si rezultat i kontrolleve kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie,…

Lexo më shumë