Author: shqiperia
Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia këtë të premte. Ai akuzohet se ka mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit në fshatin Armen. “Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51…
Ditën e sotme po mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Antikorrupsion. Njësoj si në mbledhjen e parë, opozita ka zgjedhur të bojkotojë mbledhjen. Kryetari i kërij Komisioni, Fatmir Xhafaj u shpreh i keqardhur për mungesën e opozitës dhe i bëri thirrje të reflektojnë dhe të jenë pjesë e mbledhjeve të ardhshme, në të mirë të vendit. Xhafaj: Ne mbetemi të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të Komisionit. Kuvendi ka miratuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar dhe gjithashtu ka miratuar përbërjen e këtij komisioni duke përcaktuar anëtarët që do të jenë nga mazhoranca…
Dy pushuese nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Shëngjinit. Rasti është regjistruar në qendër të Shëngjinit, ndërsa ka qenë vrojtuesi i plazhit i ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, që kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga uji dy gratë. Pasi janë nxjerrë në breg, ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i parë i një rreziku serioz për mbytje në ujë të pushuesve në Shëngjin, ndërsa evidentohet menjëherë nevoja e pranisë së pandërprerë të vrojtuesit të detit…
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2024 pranoi ofertën e EMV-së, ndërsa refuzoi disa oferta të kompanive për shkak të çmimit shumë të lartë. “Për 85% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë, ndërsa për 15% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi tre oferta nga kompanitë Duferco MK, EMV Shitje dhe Sole24, me çmime të ofruara që ishin rreth dy herë e…
Armenia është bërë vendi i radhës që ka njohur shtetin e Palestinës. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë. Armenia mbështet një rezolutë të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe është në favor të një zgjidhjeje me dy shtete të konfliktit palestinezo-izraelit, thuhet në të njëjtën deklaratë. “Republika e Armenisë ka aderuar në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Për më tepër, Republika e Armenisë është e interesuar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, vendosjen…
Portieri legjendar Peter Schmeichel, i cili punon si reporter për Fox TV, intervistoi djalin e tij Kasper, i cili mbajti portën e Danimarkës. Edhe pse i ka bërë një pyetje të birit në lidhje me lojën, babai nuk ka mundur të rezistojë të përqafojë trashëgimtarin e tij. “Kam bërë shumë intervista pas ndeshjes, por nuk e kam bërë kurrë këtë”, tha Peter para se të përqafonte të birin. Pas një buzëqeshje dhe një përqafimi, Kasper i dhuroi babait të tij fanellën që e përdori për të mbrojtur kundër kombëtares së Anglisë. Në këtë kampionat evropian, Kasper Schmeichel është bërë tashmë…
SPB Tetovë njofton se një personi nga Gostivari i janë grabitur lopë dhe qengja. “Më 20.06.2024 në orën 21:30 DPB Gostivar, N.S. (20) nga fshati Raven i Gostivarit ka paraqitur se në periudhën nga ora 22:00 më 19.06.2024 deri në orën 20.06.2024 nga ferma e tij janë grabitur lopë dhe qengja”, thonë nga SPB Tetovë. Nga atje thonë se janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/ Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja appeared first on Telegrafi.
Metorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “7pa5” ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe ditën e hënë të javës së ardhshme. Ditën e sotme, 21 qershor, është shënuar edhe temperatura më e lartë për muajin, 41 gradë celcius. Për fat të mirë në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave. Meteorologu bëri me dije se në Ballkan është riktheyr gjithashtu dukuria e pluhurit saharian. Osmani: Sot kemi një ditë të nxehtë. Temperaturat maksimale do të shkojnë 41 gradë celcius në qarqet e Elbasanit, Beratit, Gjirokastrës. Nuk mbetet mbrapa as kryeqyteti me temperatura…
Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Gjykata Kushtetuese u sfidua nga Kuvendi, pse po e ndjekim këtë çështje
Në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet këtë të premte padia e PD për mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, para trupës gjykuese sqaroi arsyet se përse u vendos ndjekja e kësaj çështjeje, ndërsa shtoi se Kuvendi me mos zbatimin e vendimit të parë, sfidoi Gjykatën Kushtetuese. “Rreth dy vite më parë grupi ynë depozitoi në Kuvend kërkesë për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës. Pas zvarritjes, për herë të parë një vendim i marrë nga GJK është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të GJK. Mandati i…
Mos e humbisni këtë të shtunë te Pazari i Ri, muzikë dhe atmosferë fantastike. Hyrja falas
Këtë të shtunë, Merkata e Gjelbër do të kthehet në një skenë të gjallë dhe energjike me një festë të veçantë muzikore që do të zgjasë gjatë gjithë ditës. DJ të njohur do të performojnë, duke ofruar ritme të ndryshme që do të krijojnë një atmosferë unike. Në mes të tregut, të rrethuar nga aromat dhe ngjyrat tradicionale, do të keni mundësinë të shijoni një miks unik të muzikës moderne dhe kulturës tradicionale. Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një ditë të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e veçantë të…