Author: shqiperia

Qendra për Menaxhimin e Krizës (QMK) rajonale e Ohrit njofton se Shërbimi i Shpëtimit Malor nga ora 13:40 deri në orën 15:00 ka pasur një operacion shpëtimi në territorin e Komunës së Ohrit. Një turist holandez i lëndua, i cili kishte thyer këmbën është nxjerrë nga nga rrethina e fshatit Elshani dhe më pas i është dorëzuar ekipit të Emergjencës mjekësore nga Ohri. Personi është transportuar në spitalin “St. Erazmo” në Ohër për trajtim të mëtutjeshëm. QMK: Shpëtohet turisti holandez në Ohër appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur sërish ditën e sotme te bashkia e Tiranës, ku për të disatën herë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Kjo është protesta e 13-të e thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”. Pavarësisht temperaturave ekstreme që janë shënuar sot në vendin tonë, demokratët dhe qytetarët nuk kanë ngurruar që të dalin në protestë. Ashtu si dhe në protestat e kaluara qytetarët kanë shkuar me të njëjtin skenar, hedhjen e molotovëve dhe flakadanëve në drejtim të ambienteve të Bashkisë. Ndërkohë, policia  ka vendosur mos të marrë të njëjtat masa, duke mos bllokuar me gardh metalik…

Lexo më shumë

Solstici veror është një ngjarje astronomike që shënon ditën më të gjatë të vitit dhe fillimin e verës në hemisferën veriore. Pothuajse gjithmonë bie më 21 qershor, por mund të bjerë edhe më 20 qershor ose 22 qershor në varësi të vitit dhe zonës kohore në të cilën ndodheni. Në atë ditë, gati 90 për qind e popullsisë së botës, që jeton mbi ekuator në hemisferën veriore, do të ketë periudhën më të gjatë të ditës në vit dhe gjithashtu natën më të shkurtër, shkruan AlJazeera. Pse është 21 qershori dita më e gjatë e vitit? Solstici veror ndodh kur…

Lexo më shumë

Shtëpia e Bardhë ka shprehur zhgënjimin e saj ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për dërgesat e armëve amerikane. Në një deklaratë për media zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se pezullimi i një ngarkese municionesh erdhi pas shqetësimeve se ato mund të përdoreshin ndaj civilëve në Gaza. Por ai mohoi që SHBA të jetë kursyer në mbështetjen që i ka dhënë Izraelit për të mbrojtur veten. “Komentet e kryeministrit Netanjahu ishin thellësisht zhgënjyese dhe sigurisht shqetësuese për ne, duke patur parasysh nivelin e mbështetjes që kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim”, tha Kirby.…

Lexo më shumë

Ndërhyrja për shpëtimin e Urës së Zogut mbi Lumin Mat ka nisur. Punëtor dhe mjete kanë zbarkuar prej ditësh në terren, për zbatimin e projektit emergjent të qeverisë shqiptare me vlere rreth 46 milion lekë. Fillimisht po punohet për ngritjen e këmbës së urës e cila është fundosur mbi 2.5 metra në lum, e më pas do të vijohet me përforcimin e saj. Ndërhyrja konsiderohet si mjaft e vështire dhe delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar ura monument kulture i kategorisë së parë. Pas ndërhyrjes emergjente kjo urë duhet të restaurohet plotësisht. Ura e Zogut mbi…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri i ardhshëm dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti në konventën promovuese të kuadrove pjesëmarrës në ekzekutiv premtoi se do të zëvendësohet balancuesi me ligj për përfaqësim të drejtë. “Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. Me këtë përfaqësimi do të bëhet obligim ligjor”, tha Mexhiti. Shfuqizimi i balancuesit është edhe pjesë e programit qeveritar. Avokati i Popullit, paraprakisht për “Alsat” deklaroi se megjithatë balancuesi nuk duhet të hiqet tërësisht, por të avancohet ose të zëvendësohet me ndonjë masë tjetër. Mandatari për formimin e qeverisë së re, Hristijan Mickoski më herët ka paralajmëruar se do të…

Lexo më shumë

Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia këtë të premte. Ai akuzohet se ka mbjellë 168 bimë kanabis në mes të misrit në fshatin Armen. “Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51…

Lexo më shumë

Ditën e sotme po mbahet mbledhja e dytë e Komisionit Antikorrupsion. Njësoj si në mbledhjen e parë, opozita ka zgjedhur të bojkotojë mbledhjen. Kryetari i kërij Komisioni, Fatmir Xhafaj u shpreh i keqardhur për mungesën e opozitës dhe i bëri thirrje të reflektojnë dhe të jenë pjesë e mbledhjeve të ardhshme, në të mirë të vendit. Xhafaj: Ne mbetemi të keqardhur që ende opozita nuk  po bëhet pjesë e aktivitetit normal të Komisionit. Kuvendi ka miratuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar dhe gjithashtu ka miratuar përbërjen e këtij komisioni duke përcaktuar anëtarët që do të jenë nga mazhoranca…

Lexo më shumë

Dy pushuese nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Shëngjinit. Rasti është regjistruar në qendër të Shëngjinit, ndërsa ka qenë vrojtuesi i plazhit i ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, që kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga uji dy gratë. Pasi janë nxjerrë në breg, ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ky është rasti i parë i një rreziku serioz për mbytje në ujë të pushuesve në Shëngjin, ndërsa evidentohet menjëherë nevoja e pranisë së pandërprerë të vrojtuesit të detit…

Lexo më shumë

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2024 pranoi ofertën e EMV-së, ndërsa refuzoi disa oferta të kompanive për shkak të çmimit shumë të lartë. “Për 85% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë, ndërsa për 15% të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi tre oferta nga kompanitë Duferco MK, EMV Shitje dhe Sole24, me çmime të ofruara që ishin rreth dy herë e…

Lexo më shumë