Author: shqiperia

Rusia është e hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thekson se diskutimet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke iu referuar çështjes së Ukrainës. “Është e pamundur të përjashtohet ndonjë pjesë e grupit të përgjithshëm të problemeve të grumbulluara dhe ne nuk do ta bëjmë këtë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet nëse Moska ishte e gatshme të bisedonte me Uashingtonin për rreziqet bërthamore. “Pra, ne jemi të hapur për dialog, por një dialog gjithëpërfshirës i zgjeruar që mbulon të gjitha dimensionet, duke përfshirë dimensionin aktual që lidhet me konfliktin…

Lexo më shumë

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Si pasojë është dëmtuar një 62-vjeçare, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. “Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases R. C., 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili ndodhet për një vizitë në Berlin, kritikoi sot ndryshimet e shkaktuara sipas tij, nga emigracioni masiv në Gjermani. “Nëse e krahasoj me vendin siç ishte dhjetë vjet më parë, stili nuk është i njëjtë, aroma nuk është e njëjtë”, tha ai duke folur në radion hungareze. Kryeministri hungarez, i njohur për pikëpamjet e tij kundër emigracionit, do të takohet pasdite me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Të mërkurën mbrëma, dy liderët ndoqën ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të Hungarisë dhe Gjermanisë në kuadër të Euro 2024 në Shtutgart. Orban u ankua sot se vendi ka…

Lexo më shumë

Sllovakia ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 1:0, ndaj Ukrainës. Golin për Sllovakinë e realizoi sulmuesi i krahut Ivan Schranz. Golin e dha në minutën e 17-të të ndeshjes. Përfundon pjesa e parë, Sllovakia në epërsi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqve të Ballkanit Perëndimor” në procesin e zgjerimit të BE-së, që u mbajt në Vjenë dhe Vahau, njoftojnë nga MPJ. Osmani në fjalimet e tij në dy sesionet e punës “Shtruarja e rrugës për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE përmes integrimit gradual”, dhe “Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor: Koha është që të realizohet!”, theksoi se shumica e kualifkuar për hapjen e kapitujve si dhe integrimi…

Lexo më shumë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka reaguar për “blackout” total që pushtoi vendin tonë për disa minuta. Në fjalën e saj, ministrja theksoi se në linjën e energjisë mes Shqipërisë dhe Greqisë pati një avari që krijoi këtë problematikë, ndërsa shpjegoi edhe shkaqet e kësaj situate. Ngarkesa në sistemet e trasmetimit dhe temperaturat e larta krijuan këtë problematikë. “Kishim shkëputje të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, jemi informuar nga operatorët se e njëjta situatë është edhe në Malin e Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Bosnje. Nga verifikimet e para rezulton se volumet e mëdha të transmetimit…

Lexo më shumë

Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia. Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”. Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre. Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e…

Lexo më shumë

Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht këtë të premte nisjen e negociatave të pranimit në Union për Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme. Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare kanë rënë dakord për një kornizë negociuese për të dyja shtetet. “Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën më 25 qershor në Luksemburg”, tha presidenca belge. Bisedimet do të nisin me dy konferenca ndërqeveritare. Pas një vlerësimi pozitiv nga dega ekzekutive e BE-së, krerët e Unionit ranë dakord vitin e kaluar që negociatat e pranimit duhet të fillonin me të dyja vendet.…

Lexo më shumë

Ukraina mund të përdorë armë të furnizuara nga SHBA për të goditur forcat ruse që synojnë trupat ukrainase kudo përgjatë kufirit brenda Rusisë,  jo vetëm në territorin rus pranë rajonit të Kharkiv, njoftoi Pentagoni të enjten. Muajin e kaluar, presidenti i SHBA Joe Biden autorizoi në heshtje Kievin që të gjuante me armë të furnizuara nga SHBA në objektiva ushtarakë brenda territorit rus. Por zyrtarët thanë në atë kohë se vendimi i Biden zbatohej vetëm për objektivat brenda Rusisë pranë kufirit me rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore. Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Patrick Ryder u tha gazetarëve se megjithëse nuk ka ndryshim…

Lexo më shumë

VLEN do të jetë garanci e përshpejtimit evropian, do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik, ndërkaq fokus të veçantë do të ketë edhe në çështjen e decentralizimit, gjegjësisht investimit nëpër komuna. Këtë mes tjerash e thanë kandidatët për pozitat e larta të ekzekutivit të ardhshëm. Me moton “Kalojmë në veprim”, kandidatët për ministra dhe liderët e koalicionit VLEN, shpalosën disa nga pikat e programit qeveritar. Izet Mexhiti, tha se VLEN është përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve në vend. “Gjatë gjithë kohës na kanë akuzuar se nuk kemi legjitimitet. Unë sot, para jush po e përsëris VLEN është fitues i…

Lexo më shumë