Author: shqiperia

Klubi i Rubin Kazanit në të cilin luan sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku, ka paralajmëruar masa disiplinore dhe financiare ndaj tij për shkak të sharjeve pas përfundimit të takimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, raporton gazeta online Reporteri.net. Rubin Kazan ka thënë se pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. “Sulmuesi Mirlind Daku i lejoi vetes të bërtitura fyese pas ndeshjes së Euro 2024 për kombëtaren shqiptare kundër Kroacisë”, thuhej në komunikatën zyrtare. “Klubi ynë pranon përgjegjësinë për atë që ndodhi. FC Rubin përfaqëson një ekip shumëkombëshe dhe i përmbahet gjithmonë parimeve të respektit dhe barazisë, duke dënuar kategorikisht çdo formë diskriminimi dhe…

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë transferimin e armëve në kundërshtim me rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Departamenti i Shtetit të premten. Radio Evropa e Lirë raporton se gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, kryediplomati amerikan gjithashtu ritheksoi rëndësinë jetike të aleancës së “hekurt” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për “promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në gjithë botën”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një komunikatë. Blinkeni e falënderoi…

Lexo më shumë

Edhe këtë fundjavë vendi do të jetë nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, për çka do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe nxehtësi mbi mesataren, ndërsa nga e hëna në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, ndërsa temperaturat gjatë ditës gradualisht do të jenë në rënie të lehtë. Siç informon DPHM, nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri…

Lexo më shumë

Unë jam një Binjak dhe bëhem i egër kur: * Unë jetoj për të mësuar, për të mbledhur informacione, për të bërë çmos për të pasuruar njohuritë e mia, por për disa arsye, pak e vlerësojnë mendjen time, kapacitetin e saj të madh dhe procesorin e fuqishëm. Për këtë, jam i mërzitur. * Ju më akuzoni padrejtësisht! Më vjen keq! Vështirësitë mundohem t’i kapërcej me hir: vazhdoj, nuk ngec, nuk bëj probleme e megjithatë, edhe për këtë ju akuzoni. Unë nuk kujdesem mjaftueshëm, nuk angazhohem, jo, jo. E megjithatë, nuk jam unë problemi. Jam shumë hapa larg tij. * Unë…

Lexo më shumë

Ushqimet ultra të përpunuara janë lidhur me probleme shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe diabeti, dhe një studim i ri sugjeron se ato gjithashtu mund të kontribuojnë në pagjumësinë kronike te disa njerëz. Këto mund të jenë çdo ushqim që është modifikuar për të përmirësuar shijen e tyre, ose për t’i bërë ato të zgjasin më shumë. Ato janë në kontrast me ushqimet si frutat apo perimet. Studiuesit e udhëhequr nga një ekip nga Universiteti i Sorbonës në Paris Nord në Francë shikuan të dhënat e mbledhura për 38,570 të rritur si pjesë e projektit kërkimor NutriNet-Sante, duke hartuar informacionin…

Lexo më shumë

Dueli mes Holandës dhe Francës për pozitën e lideres në grupin D në pjesën e parë ka përfunduar pa gola. “Tulipanët” dhe “Gjelat” kishin rast të mira, me këta të fundit që realizuan me anë të Antoine Griezmann që kishte disa raste. Dy përfaqësueseve u duhet fitorja për të siguruar kalimin tutje në Evropian. Me rezultatin aktual, Holanda i prin grupit me 4 pikë, aq sa ka edhe Franca në pozitën e dytë. Ndërkaq, Austria me fitoren 3 me 1 ndaj Polonisë ka gjasa të mira të kalojë tutje nga pozita e tretë. “Paqe” mes Holandës dhe Francës…

Lexo më shumë

Nëse keni parë ndonjëherë versionin në Mbretërinë e Bashkuar të Kitchen Nightmare, atëherë do ta dini se Gordon Ramsay ka provuar një sërë vaktesh të çuditshme, por ka një gjë që ai refuzon të hajë. Si një kuzhinier i mirë, Gordon Ramsay ka provuar më shumë lloje ushqimesh sesa një person qw nuk i pwrket kwsaj fushe, por ka një gjë që ai refuzon ta hajw. Që kur u bë i famshëm në Boiling Point të vitit 1999, shefi i kuzhinës ka dokumentuar dashurinë e tij për ushqimin dhe ka zbuluar pjatat e tij të preferuara në intervista të ndryshme. Për shembull, në vitin…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së e ka konfirmuar aksidentin e sotëm në Selanik të Greqisë, në të cilin një shtetase e RMV-së humbi jetën, si dhe tre vajza të tjera u lënduan. Nga MPJ thonë se të lënduarat janë dërguar në spital, prej të cilave dy janë lënduar më rëndë. “Ju njoftojmë se sot në orën 12 (orën lokale), në autostradën Egnatia, në Republikën e Greqisë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, në të cilin fatkeqësisht e humbi jetën M.N. (1995), shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Lexo po ashtu Aksident në Selanik, ndërron jetë një…

Lexo më shumë

Një gjykatë në Bjellorusi dënoi në mungesë me 20 vjet burg Franak Viachorka, një lider i opozitës që jeton në mërgim. Gjykata në Minsk e miratoi vendimin më 20 qershor, pasi shpalli Vyachorka, një këshilltar i lideres së opozitës bjelloruse, Svetlana Tihanovskaya, fajtore për tradhti të lartë dhe fyerje të presidentit të vendit, Alexander Lukashenko. Vjačorka jeton në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë fqinje, ku shumë opozitarë bjellorusë janë arratisur, përfshirë Tihanovskaya. Ata u larguan nga vendi pasi Lukashenko shtypi protestat masive civile në vitin 2020, të organizuara për shkak të fitores së tij të diskutueshme në zgjedhje. /vizionplus.tv

Lexo më shumë

Antonio Guterres shprehu sot shqetësimin e tij të fortë për përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe organizatës libaneze Hezbollah, me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara duke theksuar se paqeruajtësit e OKB-së po punojnë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar llogaritjet e gabuara. “Një veprim i nxituar – një llogaritje e gabuar – mund të shkaktojë një fatkeqësi që shkon shumë përtej zonës kufitare dhe sinqerisht, përtej imagjinatës,” u tha ai gazetarëve. “Të jemi të qartë, njerëzit e rajonit dhe njerëzit e botës nuk mund të durojnë që Libani të kthehet në një Gazë tjetër”, shtoi Guterres.…

Lexo më shumë