Author: shqiperia
Regjim i posaçëm trafiku në Shkup
Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”. “Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit”, njofton MPB. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. Regjim i posaçëm…
Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e nxehtë e verës, nuk jeni të vetmit. Kjo është një simptomë shumë e përhapur, kryesisht tek gratë dhe vajzat. Fryrja e këmbëve dhe e duarve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh shëndetësore, por edhe nga faktorë të jashtëm që ndikojnë trupin. Ndjesia e gjymtyrve të rënda të cilat duket sikur do të marrin flakë nga momenti në moment nuk është aspak e pëlqyeshme. Kjo gjendje mund të kthehet në një bezdi dhe një pengesë në përditëshmëri duke ju bërë të ndiheni të lodhur vazhdimisht. Ka disa arsye se përse…
Babë e bir dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Pas disa muajsh hetime policia greke zbuloi se babë e bir, 53 dhe 28 vjeç, kishin ngritur një biznes familjar të trafikut të drogës dhe bashkëpunonin me dy shtetasit shqiptarë 36 dhe 37 vjeç. Gjatë operacionit u kryen kontrolle në banesat dhe automjetet e autorëve ku u gjetën 25 pako me kokainë dhe 1 tjetër me kanabis, peshore precize, shtatë celularë me të cilët komunikonin me njëri-tjetrin dhe një radio. Gjithashtu është konfiskuar një pistoletë me plumba në karikator që 28-vjeçari e…
Turma të mëdha janë vërejtur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Bogorodicë për hyrje në Greqi. Qytetarët thonë se presin deri në një orë për të kaluar kufirin nga pala greke. Përveç kësaj, udhëtimi në destinacionet verore të Greqisë këtë sezon është penguar nga aktivitetet e ndërtimit në unazën e Selanikut, me udhëtarët që raportojnë se i gjithë udhëtimi po zgjatet me disa orë. Turmat pritet të përshkallëzohen më tej në kulmin e sezonit. Turma të mëdha për të hyrë nga Maqedonia në Greqi, qytetarët presin deri në një orë appeared first on Telegrafi.
Zyrtarët e lartë amerikanë siguruan një delegacion zyrtarësh të lartë izraelitë që vizituan Uashingtonin këtë javë se nëse një luftë e plotë do të shpërthente në kufirin verior të Izraelit midis Izraelit dhe Hezbollahut, administrata Biden është plotësisht e përgatitur të mbështesë aleatin e saj, shkruan CNN. Garancitë erdhën pasi rritja e sulmeve ndërkufitare në javët e fundit midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani Hezbollah kanë intensifikuar shqetësimet rreth shpërthimit të mundshëm të një tjetër konflikti të plotë në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar publikisht SHBA-në për ndalimin e armëve dhe…
Ditën e djeshme, vendi ynë, i gjithë Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe pjesa më e madhe e Kroacisë janë përballur me mungesën e energjisë. Komisioni Evropian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar i cili zakonisht zgjat gjashtë muaj. Problemi ka lindur si pasojë e rritjes shumë të madhe të ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta, ka njoftuar zyrtarisht ministri malazez i Energjisë, Sasha Mujoviq. Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta. Një hetim ndërkombëtar nga Shoqata Zyrtare Evropiane…
Moti në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasditja do të rritet me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Në ditët e fundjavës zona jonë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajrore mjaft të ngrohtë nga jugu, për këtë arsye do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mbi mesataren e ngrohtë. Nga…
Një 32-vjeçar shqiptar me banim në Vezzano Ligure u arrestua nga policia pasi iu gjetën në makinë 1 kg kokainë. Shqiptari u arrestua në autostradën A12, ku shfaqi sjellje të dyshimte në kabinën e pagesës së taksës së qarkullimit në këtë aks. Pasi kreu pagesën ai u largua me shpejtësi duke shtuar dyshimet se mund të posedonte në automjet diçka të jashtëligjshme. Pas ndalimit të tij nga policia, në motorin e makinës u gjet 1 kg kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi u gjetën 600 gram të tjera kokainë dhe 61 kokainë e fshehur, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e…
Një person hapi zjarr të premten në një dyqan ushqimor në Arkansas. Si pasojë tre persona mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën, thanë autoritetet. Mes të plagosurve janë dy oficerë të zbatimit të ligjit, të cilët shkëmbyen zjarr dhe qëlluan të dyshuarin, tha policia e shtetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit në dyqanin ushqimor Mad Butcher në Fordyce. “Është tragjike, zemrat tona janë thyer,” u tha gazetarëve të premten kolonel Mike Hagar, drejtor i Policisë së Shtetit të Arkansas dhe sekretar i sigurisë publike. Policia e identifikoi autorin e dyshuar si 44-vjeçarin Travis Eugene Posey…
Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, vdiq të premten në moshën 101-vjeçare. Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në një gjendje vegjetative dhe nuk u informua për vdekjen e djalit të saj në vitin 2022. Ajo ndodhej në spital gjatë 8 ditëve të fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian. Shkaku i vdekjes së Arantes nuk u zbulua, shtoi CBF. Fondacioni Pelé tha në kanalet e tij të mediave sociale se nëna e lojtarit të vetëm tri herë fitues i Kupës së Botës ishte një model. “Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht…