Author: shqiperia

Forca e Posaçme Operacionale ka arrestuar në Durrës Armando Mashën, i akuzuar në Spanjë për veprën penale “vrasja”. Arrestimi i 49-vjeçarit u bë në lagjen nr.13 në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Aksidenti ndodhi paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta dhe njëri prej tyre ka përfunduar në pranga. Ngjarja ka ndodhur në fshatin  Gurrë e Vogël, Klos. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin R.T., 38 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, iu gjet e fshehur dhe iu sekuestrua, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Sot në Euro 2024 luhen tre ndeshje, një e grupit E dhe dy të grupit F, shkruan Reporteri.net. Nga ora 15:00 luhet ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë në kuadër të Grupit F, kurse nga ora 18:00 luhet ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë në kuadër të këtij grupi. Turqia është e para me 3 pikë, kurse e dyta me aq pikë Portugalia, kurse Çekia dhe Gjeorgjia nuk kanë pikë. Kurse nga ora 21:00 luhet ndeshja mes Belgjikës dhe Rumanisë në kuadër të Grupit E. Rumania ka 3 pikë e para, aq sa edhe Ukraina e Slovakia që renditen në vendet dy…

Lexo më shumë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona, të cilët dhunuan një 29-vjeçare. Babai, vëllai dhe i fejuari i saj kanë dhunuar të renë për motive të dobëta në banesë. Policia ka vënë në pranga shtetasit  A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). “ Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu…

Lexo më shumë

Në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”. “Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit”, njofton MPB. Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja. Regjim i posaçëm…

Lexo më shumë

Nëse ndjeni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e nxehtë e verës, nuk jeni të vetmit. Kjo është një simptomë shumë e përhapur, kryesisht tek gratë dhe vajzat. Fryrja e këmbëve dhe e duarve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh shëndetësore, por edhe nga faktorë të jashtëm që ndikojnë trupin. Ndjesia e gjymtyrve të rënda të cilat duket sikur do të marrin flakë nga momenti në moment nuk është aspak e pëlqyeshme. Kjo gjendje mund të kthehet në një bezdi dhe një pengesë në përditëshmëri duke ju bërë të ndiheni të lodhur vazhdimisht. Ka disa arsye se përse…

Lexo më shumë

Babë e bir dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. Pas disa muajsh hetime policia greke zbuloi se babë e bir, 53 dhe 28 vjeç, kishin ngritur një biznes familjar të trafikut të drogës dhe bashkëpunonin me dy shtetasit shqiptarë 36 dhe 37 vjeç. Gjatë operacionit u kryen kontrolle në banesat dhe automjetet e autorëve ku u gjetën 25 pako me kokainë dhe 1 tjetër me kanabis, peshore precize, shtatë celularë me të cilët komunikonin me njëri-tjetrin dhe një radio. Gjithashtu është konfiskuar një pistoletë me plumba në karikator që 28-vjeçari e…

Lexo më shumë

Turma të mëdha janë vërejtur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Bogorodicë për hyrje në Greqi. Qytetarët thonë se presin deri në një orë për të kaluar kufirin nga pala greke. Përveç kësaj, udhëtimi në destinacionet verore të Greqisë këtë sezon është penguar nga aktivitetet e ndërtimit në unazën e Selanikut, me udhëtarët që raportojnë se i gjithë udhëtimi po zgjatet me disa orë. Turmat pritet të përshkallëzohen më tej në kulmin e sezonit. Turma të mëdha për të hyrë nga Maqedonia në Greqi, qytetarët presin deri në një orë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Zyrtarët e lartë amerikanë siguruan një delegacion zyrtarësh të lartë izraelitë që vizituan Uashingtonin këtë javë se nëse një luftë e plotë do të shpërthente në kufirin verior të Izraelit midis Izraelit dhe Hezbollahut, administrata Biden është plotësisht e përgatitur të mbështesë aleatin e saj, shkruan CNN.  Garancitë erdhën pasi rritja e sulmeve ndërkufitare në javët e fundit midis Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani Hezbollah kanë intensifikuar shqetësimet rreth shpërthimit të mundshëm të një tjetër konflikti të plotë në Lindjen e Mesme. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka akuzuar publikisht SHBA-në për ndalimin e armëve dhe…

Lexo më shumë