Author: shqiperia
Vajza e artë e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova ka tejkaluar plotësisht sfidën e lëndimit. Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se Nora Gjakova pas rikuperimit nga lëndimi ka fituar medaljen e artë në “Panamerican Open”, në Peru, që ishte gara e fundit kualifikuese për Paris. Kuka poashtu njoftoi se Nora ka fituar 100 pikë, duke bërë kështu që të përmirësojë renditjen për Lojërat Olimpike. Postimi i tij i plotë: Panamerican Open – Lima Peru Gara e fundit kualifikuese për Paris. Nora Gjakova pas një kohe të gjatë dhe rikuperimit nga lëndimi…
Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në Janinë pasditen e djeshme. Shqiptari rezulton i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011. Gjatë kontrollit nga policia, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian në pritje të lëshuar nga autoritetet italiane, për veprat penale të vrasjes dhe lëndimit të rëndë. Sipas kodit penal italian, ai u dënua me 22 vjet e 8 muaj burg në vitin 2011. I arrestuari është dërguar në prokurorinë kompetente./vizionplus.tv
Policia Kufitare ka bllokuar 16 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë 12 jet ski, 2 skafë dhe 2 gomone. 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 7 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 6 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë. Drejtuesit e 10 mjeteve të tjera…
Policia bllokon 16 mjete lundruese, rrezikuan jetën e pushuesve, aksion nga Ksamili në Velipojë
16 mjete lundruese janë bllokuar nga policia detare dhe ajo kufitare në përpjekje për të parandaluar çdo aksident të mundshëm detar. Mjetet që janë vënë nën sekuestro kanë qenë në të gjithë vijën bregdetare nga Ksamili në Velipojë. Bëhet fjalë për 12 jet ski, dy skafë e dy gomone. Gjashtë prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve. Pronaret e mjeteve u ndëshkuan me 100 mijë lekë gjobë. Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po verifikojnë dokumentacionet e nevojshme, por edhe kushtet në të cilat mjetet…
Barcelona, një destinacion kryesor spanjoll për pushime, ka njoftuar se do të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028, një veprim i papritur drastik pasi kërkon të frenojë kostot e larta të strehimit dhe ta bëjë qytetin të jetueshëm për banorët. Kryetari i qytetit, Jaume Collboni, tha të premten se deri në nëntor 2028, Barcelona do të heqë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si qira afatshkurtra. “Ne po përballemi me atë që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës,” tha Collboni në një ngjarje të qeverisë së qytetit. Deri në 25,000…
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nga OBRM-PDUKM, ka paralajmëruar një plan për ringjalljen ekonomike që përfshin investime të mëdha, ulje të taksave dhe rritje të pensioneve. Në seancën e sotme parlamentare ku zgjidhet qeveria e ardhshme, Mickoski tashmë ka paralajmëruar investim prej 400 milionë euro për të martën, pasuar me ulje të taksave dhe rritje të pensioneve. “Po vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Secili prej jush ka bërë gjithçka për atdheun tuaj, tani është koha që ajo të bëjë për ju. Sipas njohurive që kemi, situata në disa fusha është…
Nga Mimoza Ibra Përmes disa ndryshimeve në ligjin “Për Mbrojtjen Civile”, të hedhura në konsultim publik, qeveria heq përgjegjësinë nga vetja për t’u përgjigjur për dëmet e shkaktuara në raste të fatkeqësive natyrore. Ndryshe nga rasti i tërmetit të vitit 2019, kur qeveria mori përsipër ndërtimin e banesave të reja për qytetarët e prekur, me ndryshimet e reja, shteti jep ndihmë financiare, por nuk mbulon të gjitha kostot. Kjo ndërhyrje në ligj bëhet për të shtyrë më tej sigurimin e detyrueshëm të banesave, i cili në mënyrë vullnetare është në shifra të pakënaqshme. “Sigurimet vullnetare janë shumë shumë të ulëta.…
Kombëtarja e Shqipërisë vzhdon stërvitjen për ndeshjen kundër Spanjës, i gjithë grupi gati
Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet në prag të ndeshjes me Spanjën. Do të jetë një ndeshje e vështirë përballë “Iberikëve” duke pasur parasysh kualitetin e tyre, por për Shqipërinë luhet një kualifikim i mundshëm në fazën tjetër. Nga Kaiserau, siç raporton TV Klan gjendja e sulmuesit Rey Manaj, i cili dje pati stërvitje të diferencuar, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, por për një çlodhje të lojtarit që ndaj Kroacisë harxhoi shumë energji. Sot ai i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës. Stërvitja e fundit e kombëtares do të zhvillohet po në “bazë” ditën e nesërme rreth orës 15:00. Më pas…
Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të jashtme dhe disa ndërhyrje më të vogla. Zjarri është ende aktiv në zonën të Kërçovës, i cili ka disa ditë me intensitet të ndryshëm. Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se ndërhyrja publike “Pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik” dhe popullata vendase është planifikuar të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Gjatë ditës së djeshme ndërmarrja publike “pyjet Kombëtare” filial “Lopushnik” nuk ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në pyll, përveç se kanë ndërhyrë 20 qytetarë nga popullata vendase dhe është…
Mëngjesin e sotëm në Shkup është arrestuar një hajdut, i cili kërkohej me fletarrest qendror për të vuajtur dënimin me burg prej dy vitesh. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në ora 09:20 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” në komunën Gazi Babë, B. K. (44) me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i kërkuar për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Personi është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Gazi Babë për procedim të mëtutjeshëm dhe më pas do të dërgohet në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e…