Author: shqiperia

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami sot në një konferencë për media ka folur për ndeshjen me Spanjën që do të luhet të hënën. Ai tha se të gjithë lojtarët duhet të bëjnë maksimumin sepse fati i Shqipërisë këtë Evropian është në dorë të kësaj ndeshjeje, pasi thotë se kombëtares i duhet fitorja. “Spanja është skuadër jo vetëm e fortë por favorite për të fituar Europianin, prandaj duhet të përgatisim mirë ndeshjen. Të gjithë djemtë duhet të jenë gati dhe të japim maksimumin”. “Duhet të fokusohemi tek loja jonë. Na duhet një fitore,por ato raste që na vijnë në ndeshje…

Lexo më shumë

Në një debat të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë rreth zgjedhjes së qeverisë së re, deputeti i LSDM-së dhe koordinator i Grupit Parlamentar, Oliver Spasovski, ka hedhur kritika të forta ndaj programit të qeverisë dhe qëndrimeve të ndryshuara të partive të mazhorancës. Spasovski theksoi një ndryshim të thellë midis premtimet e bëra gjatë kohës së opozitës dhe atyre të paraqitura në programin aktual qeveritar, duke veçuar këtu çështje të rëndësishme si Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. “Nuk ka asnjë plan konkret për të ndryshuar kornizën e negociatave që kemi diskutuar vite më parë”, deklaroi Spasovski, duke shtuar se…

Lexo më shumë

Janë publikuar formacionet zyrtrae të ndeshjes Gjeorgji – Çeki, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian. Ndeshja fillon nga ora 15:00 në stadiumin ”Volksparkstadion”. Të dyja kombëtaret kërkojnë pikët e para, pasi Gjeorgjia pësoi humbje nga Portugalia me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Çekia humbi me rezultat 3-1 nga Turqia. Formacionet zyrtare: Gjeorgjia: Gjeorgji – Çeki, formacionet zyrtare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet për ndeshjen e fundit të Grupit B, për Kampionatin Europian 2024, që do ta zhvillojë kundër Spanjës. Gjatë ditëve të stërvitjes, kuqezinjtë tanë kanë bërë edhe një video humoristike, në të cilën pyeten për sekretet rreth Kombëtares, por edhe në lidhje me preferencat e tyre personale. Me pak fjalë kuptuam që Jasir Asani, në një të ardhme mund të bëhet gazetar, dhe se Elseid Hysaj shpenzon një kohë të gjatë të ditës së tij duke luajtur “Playstation”, më saktë lojën “Call of Duty Warzone”.   View this post on Instagram   A post shared…

Lexo më shumë

Ylli Vangjelaj, 48 vjeç nga Vlora është shqiptari i arrestuar në Janinë pasditen e djeshme. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg për vrasje. Vangjelaj akuzohet për vrasjen e një prostitute Betty Ramirez, me origjinë nga Ekuadori, krim i ndodhur në vitin 1999. Gjykata e Apelit të Bolonjës e kishte dënuar me 22 vite e 8 muaj burg më 22 qershor 2011, vendim i cili mori formën e prerë më 23 tetor 2012. Autorët ishin pre, përfshirë Vangjelin dhe më 9 dhjetor 1999 dhunuan, torturuan dhe në fund e…

Lexo më shumë

Më datë 21.06.2024 në ora 20:10 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Glumovë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf”, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një “Audi”. Automjeti i pasagjerëve me targa të Shkupit i drejtuar nga B.L.(27) nga Shkupi, i cili më pas ka dalë nga rruga. Në aksident është lënduar rëndë pasagjeri S.L(49) nga Shkupi, ndërsa tre pasagjerët e tjerë, mes të cilëve dy të mitur, të gjithë nga Shkupi dhe 27-vjeçari B.L. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Kompleksin e…

Lexo më shumë

Kombëtarja shqiptare na ka dhuruar emocione të forta në këto ditë të Europianit. Djemtë janë shndërruar padyshim në idhujt e të gjithëve, duke na bërë të ëndërrojmë për një histori të re në futbollin shqiptar. Por edhe yjet e Kombëtares duket se kanë dashuritë e tyre. Aktualisht ata janë shndërruar në të preferuarin e femrave shqiptare, por ndoshta jo shumë e njohin jetën e tyre private. Shumë prej djemve të Kombëtares kanë gjetur tashmë dashurinë. Le të shohim së bashku se cilat janë femrat që kanë rrëmbyer zemrën e djemve tanë. Berat Gjimshiti dhe Alisa Menkovic Pak e dinë në…

Lexo më shumë

UEFA ka caktuar gjyqtarin që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e fundit të Grupit B të hënën mes Shqipërisë dhe Spanjës, e cila do të luhet nga ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf. Gjyqtari kryesor do të jetë suedezi Glenn Nyberg. Ky i fundit shkaktoi polemika në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Bayernit, e cila përfundoi baras 2:2, pasi të dyja ekipet pretenduan se iu mohua nga një penallti. Ai do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Gjyqtari i katërt do të jetë Mykola Balakin, ndërsa VAR-i i është besuar gjermanit Christian…

Lexo më shumë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka përndejkur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij. policia njofton se ka arrestuar shtetasin E.O. Gjithashtu u bë arrestimi i 38-vjeçarit I.U, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 38-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Shkupi nga e hëna do të jetë pa kompani private. Arsyeja që kompanitë private do të ndalojnë transportin e pasagjerëve nga ora 10 e së hënës është se nuk kanë ndërmend të operojnë më. Ata thonë se kanë marrë paradhënie vetëm në pesë javët e para pas arritjes së marrëveshjes dhe më pas asgjë për gati një vit. Nuk bëhet fjalë vetëm për pagat, thonë transportuesit, por edhe shpenzime të tjera për trafikun në linjat e qytetit në Shkup. Prandaj, nga mëngjesi i së hënës do të fiken dhe qyteti do të mbetet sërish pa transportues privatë. Më shumë se…

Lexo më shumë